islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Pendimi dhe loti EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Pendimi dhe loti EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Pendimi dhe loti EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Pendimi dhe loti EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Pendimi dhe loti EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Pendimi dhe loti EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Pendimi dhe loti EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Pendimi dhe loti EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Pendimi dhe loti EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Pendimi dhe loti EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Pendimi dhe loti EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Pendimi dhe loti EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Pendimi dhe loti EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Pendimi dhe loti EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Pendimi dhe loti EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Pendimi dhe loti EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Pendimi dhe loti EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Pendimi dhe loti EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Pendimi dhe loti EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Pendimi dhe loti EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Pendimi dhe loti EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Pendimi dhe loti EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Pendimi dhe loti EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Pendimi dhe loti EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Pendimi dhe loti EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Pendimi dhe loti EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Pendimi dhe loti EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Pendimi dhe loti EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Pendimi dhe loti EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Pendimi dhe loti EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Pendimi dhe loti EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Pendimi dhe loti EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Pendimi dhe loti EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Pendimi dhe loti EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Pendimi dhe loti EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Pendimi dhe loti EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Pendimi dhe loti EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Pendimi dhe loti EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Pendimi dhe loti EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Pendimi dhe loti EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
75 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 75 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Pendimi dhe loti Empty96%Pendimi dhe loti Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Pendimi dhe loti Empty0%Pendimi dhe loti Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Pendimi dhe loti Empty0%Pendimi dhe loti Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Pendimi dhe loti Empty0%Pendimi dhe loti Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Pendimi dhe loti Empty1%Pendimi dhe loti Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Pendimi dhe loti Empty2%Pendimi dhe loti Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Pendimi dhe loti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Pendimi dhe loti Empty
13052012
MesazhPendimi dhe loti

Pendimi dhe loti Images?q=tbn:ANd9GcRUCaBPB5w8oIdz5jtkPbeSnw7UcnrkiCVgHTmjCnGlxqqGcclF


Një rrobaqepës pyeti një burrë të devotshëm:
- Çmendoni për fjalën profetike: “Allahu i Lartmadhëruar e pranon pendimin e robit të Tij gjynahqar pa i dalë shpirti”?
Burri pyeti:
- Po, kështu është. Po ti, ç’punë bën?
- Jam rrobaqepës.
- Cila është gjëja më e thjeshtë në rrobaqepësi?
- Të presh copën me gërshërë.
- Sa vjet ke që e bën këtë punë?
- 30 vjet.
- A mund ta presësh copën kur të vijë shpirti për të dalë?
- Jo, nuk mund ta pres.
- O rrobaqepës! Nëse një punë të cilën në fillim e ke pasur të vështirë ta bësh, por më vonë e ke mësuar dhe për 30 vjet e ke bërë me lehtësi dhe më pas nuk mund ta bësh, si mund të pendohesh në atë moment kur ti nuk je penduar për gjithë jetën tënde? Pendohu sot sa ke forcë! Në të kundërt, kur të japësh frymën e fundit mund të mos arrish të pendohesh dhe të thuash fjalën e dëshmisë... A nuk e ke dëgjuar fjalën profetike: “Pendohuni sa më shpejt para se t’u vijë vdekja”?
Më pas rrobaqepësi pranoi të pendohet dhe kështu u bë prej të devotshmëve.
Siç shihet edhe në këtë tregim, robërit kanë një mijë e një pengesa të kësaj bote, më e keqja prej të cilave është shtyrja për më vonë pendimit të sinqertë. Pranimi i pendimit është haja e gjithë jetës tonë. I Dërguari i Allahut u pati thënë miqve të Tij të ngushtë që derti më i madh është gjynahu, ndërsa ilaçi më i mirë për të është pendimi në errësirën e natës.
Pendimi, që do të thotë t’i drejtohesh Allahut, luan një rol të rëndësishëm në ngritjen dhe forcimin e zemrës dhe është rruga e vetme edhe për t’u pastruar nga papastërtitë shpirtërore. Pendimi i pranuar heq pengesat mes robit dhe Zotit dhe ky nivel shpirtëror është shumë i rëndësishëm për punët e mira, sepse kapërcimi i pengesave që na dalin përpara rrugës së realizimit të qëllimeve tona është i nevojshëm dhe kështu shpirti duhet bërë gati për qëllimin kryesor. Për këtë arsye, në të gjitha rrugëtimet mistike pastrimi i shpirtit fillohet me pendim.
Pendimi i parë pati filluar me Pejgamberin e parë, Ademin (a.s.). Ai qe penduar duke u lutur kështu: “O Zoti ynë! Ne e dhunuam veten tonë. Nëse nuk na fal dhe nuk na trajton me dhembshuri, patjetër, që do të jemi prej të humburve.”(el-A’raf, 23) Kjo lutje është shembulli i pendimit për brezat që do të vijnë pas tij deri në ditën e gjykimit.
Miqtë e ngushtë të Allahut e ndajnë pendimin në tre grupe:
1- Pendimi i njerëzve të thjeshtë: Këta pendohen për gjynahet e tyre.
2- Pendimi i robërve të zgjedhur (havas): Këta pendohen nga pavetëdija.
3- Pendimi i robërve më të zgjedhur: Këta pendohen që të jenë më afër Allahut.
Si në çdo punë tjetër të mirë, edhe në pendim është kusht, sinqeriteti. Shumë miq të ngushtë të Zotit janë penduar edhe për pendimet e bëra. Pra është e domosdoshme që të ndjehemi nevojtarë për pendesë, t’i mbështetemi Allahut dhe të meritojmë atë që në ajetin Kuranor cilësohet si “pendimi i sinqertë”, sepse egoja dhe shejtani, dalin në pah dhe bëhen mjeshtër për t’u dhënë kah bukurive të thelbit njerëzor atëherë kur nuk gjejnë rrugë për të ndryshuar shpirtin. Kështu duke e futur në kurth njeriun i shkojnë dëm edhe pendimet e tij. Ndërsa kthimi në pendim, siguron një falje që do të shpëtojë lumturinë e ahiretit.
Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“Nëse pendoheni mund të mendoni se Zoti do të ju mbrojë; por nëse përsëri humbisni edhe ajo kthehet në pendim për ju.” (Isra, 8)
Ai që vazhdimisht e prish pendimin e tij bëhet maskara i shejtanit. Ai tashmë, sa herë që të pendohet e prish menjëherë atë, mjafton që shejtani dhe ata që janë bërë pre e tij t’i thonë një herë “Jazëk të qoftë!”. Prandaj edhe në ajetin Kuranor është thënë:
“O ju që besuat! Kthehuni te Allahu duke u penduar me besnikëri dhe fisnikëri të plotë.” (Tahrim, 8)
Në librin e Hadithit me titull Xhamiu’s-Sagir thuhet që meleku që regjistron gjynahet e njeriut i shkruan ato pas gjashtë orësh nga çasti që është kryer mëkati dhe pret se mos vallë pendohet për atë që ka bërë. Njeriu nuk duhet të mendojë: ”Unë prapë kam për t’u treguar i dobët dhe kam për ta bërë këtë gjynah, prandaj më mirë të mos pendohem!”.
Hadithi “Pendimi është përulje dhe shqetësim në zemër për atë që ke bërë” nënvizon pendimin që nuk të çon në gjynah.
Transmetohet që:
Një gjynahqari të penduar iu dha lista e gjynaheve, ndërkohë që ai ishte i vetëdijshëm plotësisht për to, dhe iu tha: “Lexoje këtë!”. Aq shumë qau njeriu fajtor përballë kësaj situate, saqë nga lotët e tij gjynahet nuk u dukën. Më në fund këta lot të sinqertë i fshinë plotësisht ato mëkate dhe kështu fajtori u fal.
Nisur nga kjo, nganjëherë për faljen e një gjynahu duhet një mijë lot dhe nganjëherë një pikë loti fshin një mijë gjynahe.
Loti është një burim pendimi për ata që lidhen me dashurinë hyjnore. Loti i pastron gjynahet dhe është falënderim për Zotin. Loti është vendi i shpresës së Allahut të lartë.
Për ata që e vështrojnë botën me lot të sinqertë, çdo pikë loti është si pasqyra që pasqyron një mijë oqeane dhe në çdo pikë e thërrmijë është mjaft e dukshme dhe e qartë e fshehta hyjnore. Me të lexohen sa e sa faqe urtësishë të palexueshme, sepse loti është një gjuhë hyjnore së cilës i ngarkohen kuptime që fjalët nuk mund t’i mbartin dhe dhe robi që i shpreh ato njëkohësisht me kërkon prej Zotit të tij gjëra që as nuk mund ti imagjinojë... Prandaj dashuritë gjejnë shprehje në krye të burimit të lotit. Të lodhurit pushojnë në bregun e saj.
Sa bukur e shpreh ky tregim vlerën e një pike loti që derdhet për hir të Allahut:
Xhunejd Bagdadi një ditë duke ecur rrugës pa engjëjt që zbritën nga qielli dhe që po grumbullonin diçka në tokë. Pyeti njërin prej tyre:
- Çfarë po grumbulloni?
Engjëlli iu përgjigj:
- Një mik i ngushtë i Allahut duke kaluar këndej lëshoi një “ah!” nga vetja dhe u derdhën disa pika loti. Me këtë rast, po i grumbullojmë ato pika loti që të bëhemi pjesë e mëshirës dhe e faljes së Zotit.”
Në hadith thuhet:
“Nuk ka pikë loti më të frytshme për Allahun se këto dy pika. Njëra është pika e lotit e derdhur vetëm për frikën dhe dashurinë e Allahut në errësirën e natës, ndërsa tjetra është pika e gjakut e derdhur në luftë në rrugën e Allahut.
Shembullin se si pendimi dhe lotët e pastrojnë gjynahqarin, Mevlana e tregon me ujërat që ndoten, kthehen në avuj dhe përsëri bien në tokë si mëshirë e pastër.
“Uji kur ndotet, turbullohet, ashtu si njeriu nuk rri i qetë...”
“Fillon t’i përgjërohet Zotit. Pas këtyre përgjërimeve Zoti e kthen në avull dhe e merr në qiej. Aty e pastron duke e kaluar në lloj-lloj rrugësh. Më pas e bën që të bie në tokë ose në formë shiu, ose bore apo breshëri. Më në fund e çon në një det të thellë që nuk i duket fundi.”
Padyshim që, këto simbole shprehin dashurinë dhe mëshirën që tregon Allahu ndaj robërve të Tij të cilët dëshiron t’i shpëtojë. Nëse dielli i pishmanllëkut bashkohet me ujin e pendimit tek njerëzit, zemrat e të cilëve janë të ndotura me papastërtitë e gjynahut, Allahu i Lartmadhëruar ata shpirtra i merr në qiej. Ai i pastron nga pluhuri, dheu dhe nga të gjitha papastërtitë epshore. Përsëri do të pasqyrohet në tokë si qenia më e ndershme, pra si mëshirë. Kjo gjë shihet më qartë në namaze. Prandaj edhe namazet e falura në mënyrë të drejtë janë quajtur “Miraxhi i besimtarit”
Meqenëse njeriu nuk arrin shumë herë ta kuptojë këtë të vërtetë dhe humbet në këtë botë, në vend që të qajë shkrihet nga të qeshurat, Allahu i Lartë thotë:
“Po qeshni... Nuk po qani... Silleni në mënyrë të pavetëdijshme...” (en-Nexhm, 60-61)
“Si dënim për ata që kanë bërë le të qeshin pak dhe të qajnë shumë!..” (et-Tevbe, 82)
Pra Allahu dëshiron t’i pastrojë gjynahet e robërve me lot dhe pendim. Mevlana e shpjegon kështu rëndësinë që ka loti:
“Kur qiriu qan dhe derdh lot bëhet edhe më i shndritshëm. Edhe dega e pemës me begatinë e resë që qan dhe ngrohtësinë e diellit gjelbërohet dhe freskohet. Pra që të rritet dhe të zhvillohet një fryt duhet nxehtësi dhe ujë”
“Për pranimin e pendimeve duhet re dhe shkreptimë, pra lot dhe shpirt i djegur.”
“Nëse shpirti nuk dridhet dhe reja e syrit nuk nxjerr lot, si mund të shuhet zjarri i gjynahut dhe i mllefit te egos? Si mund të duket në shpirt fryti i bashkimit, pra shndritja e dritës së dukshme hyjnore? Si mund të kuptohet? Nëse shiu nuk bie, si mundet kopshti i trëndafilave të gjelbërojë? Si munden lulet të qëndrojnë së bashku?”
“Lëre natyrën të qajë. Këto toka kur u mungon uji thahen. Edhe ujërat zverdhen kur qëndrojnë larg lumenjve, marrin erë dhe turbullohen.”
“Kopshtet e gjelbëruara zverdhen kur u mungon uji, gjethet vyshken e bien dhe kështu kthehen në një vend sëmundjesh...”
“Për t’u mbrojtur nga një gjendje e tillë sytë e Shuajpit (as) u verbuan. Ndërsa Pejgamberi (a.s.) pati thënë: “Sikur të dinit atë që di unë do të qeshnit pak dhe të qanit shumë, nuk do t’u vinte ndër mend të hani dhe të pini...” (Xhamiu’s-sagir, V. II, fq. 10).

Në ajet thuhet:
“Me të vërtetë vjen dehja e vdekjes dhe thuhet: “Ja pra, (o njeri) kjo është ajo prej së cilës je larguar prej kohësh!” (Kaf/19)
Si rezultat, çështja më e rëndësishme e robërve është “pastrimi i epshit” dhe “pastrimi i zemrës”. Pendimi dhe loti që shpjeguam deri këtu është vetëm një derë që hapim për t’u pranuar në një gjendje të tillë. Padyshim që pasi të hyjmë brenda është i domosdoshëm edhe kryerja e të gjithë punëve të mira që duhen bërë. Pas kryerjes së farzit, vaxhibit dhe sunetit duhet të plotësojmë edhe të drejtat e robit, të drejtat e prindërve, sadakanë për hir të Allahut dhe t’u afrohemi të gjitha krijesave më mëshirë, dhembshuri dhe falje. P.sh. ata që pajtohen me këtë mundim, janë më të pranueshëm për faljen hyjnore se ata që nuk kanë mëshirë dhe dashuri ndaj krijesave që rënkojnë dhe kërkojnë ndihmë kur thonë “Keni mëshirë për ne!”, janë udhëtarët e humbur dhe të habitur të jetës.
Prandaj të gjithë shpirtrat duhen t’i drejtohen Zotit duke i kryer të gjitha veprimet dhe sjelljet me pendim dhe lot. Një drejtim i tillë, padyshim që përfshin çdo moment të jetës. Gjithashtu ka edhe disa momente apo situata të tjera të cilat janë një fitim krejt tjetër për robërit. E njëjtë sikur bukuritë dhe vlera e stinës së pranverës mes të tjerave ka aq shumë pranvera shpirtërore që i dhurohen robit, muaji më me vlerë është muaji i Ramazanit që përfshin edhe natën e Kadrit që është më me vlerë se një mijë muaj, pra natë në të cilën është zbritur edhe Kurani i cili ndriçoi botën dhe njerëzit. Ky muaj i veçantë është një hënë e shndritshme që me dritën e saj ndriçon shpirtrat e errësuar si nata. Është një dritare e hapur nga qiejt për në miraxh. Në këtë aspekt, ajo që u duhet besimtarëve, shpirtrat e të cilëve janë të zgjuar, është që të kalojnë gjithë jetën e tyre me fryte dhe begatitë që do të marrin nga kjo atmosferë e veçantë, pra ta kalojnë jetën me përkushtimin e ramazanit, pasi kiameti për shpirtrat e devotshëm që jetojnë në këtë mënyrë është thuajse një mëngjes bajrami dhe jo një ditë pendimi.
Zoti ynë na mundësoftë të jetojmë një mëngjes të tillë bajrami! Zoti na pranoftë në faljen dhe mëshirën hyjnore me lot të dashurisë, të gëzimit dhe lot të sinqertë!
Amin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

Pendimi dhe loti :: Komentet

No Comment.
 

Pendimi dhe loti

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Loti qe su pa!
» Një pikë loti në Ramazan
» Pendimi.......
» ***Pendimi***
» Pendimi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: