Pendimi.
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka te adhuruar tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ue ala alihi ue sel-lem.
Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, ç`do shpikje është bid'at dhe ç`do bid'at është lajthitje, e ç`do lajthitje çon në zjarr.
Pendimi.
Falenderimi i takon All-llahut s.u.t, i Cili me mëshirën e Tij të madhe ka përfshirë ç`do gjë.
Falenderimi i takon vetëm Atij që derën e pendimit e ka lënë të hapur për besimtarët, Atij i Cili e shtrin Dorën e Tij gjatë natës që të pranojë pendimin e atyre që gabojnë ditën, dhe e shtrin Dorën e Tij ditën, për të pranuar pendimin e atyre që kanë gaburar natën.
Thotë All-llahu s.u.t:
O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë. Tahrim: 8.
Përshëndetja dhe shpëtimi qoftë mbi atë që është dërguar si mëshirë për të gjitha botrat, që na ka nxitur dhe na ka urdhëruar për t’u penduar.
Thotë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
O ju njerëz, pendohuni tek All-llahu s.u.t. dhe kërkoni falje se unë pendohem 100 herë në ditë.
Tra: Imam Muslimi.
Shpëtimi qoftë mbi familjen e tij të Ndershme, mbi shokët e tij Besnik, dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.
Thotë All-llahu s.u.t:
… Dhe lutjuni All-llahut që t’ju falë të gjithëve o besimtarë, që të mund të jeni të shpëtuar. Nur: 31.
Thotë All-llahu s.u.t:
O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë, Mundet që Zoti juaj t’ju lirojë nga gjynahet dhe t’ju bëjë të hyni në kopshte të begatë, nën të cilët rrjellin lumej. Tahrim: 8.
Thotë All-llahu s.u.t:
All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyra e të neveritshme. Bekare: 222.
Thotë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
O ju njerëz pendohuni tek All-llahu s.u.t. dhe kërkoni falje, se unë pendohem tek Ai, 100 herë në ditë.
Tra: Imam Muslimi.
Thotë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
Unë kërkoj falje tek All-llahu s.u.t. dhe pendohem më shumë se 70 herë në ditë.
Tra: Imam Bukhariu.
Thotë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
All-llahu s.u.t. është më i gëzuar prej gjynahqarit kur ai pendohet, sesa ai peson i cili ishte me devenë e tij në shkretëtirë, por ajo iu largua bashkë me ushqimin dhe ujin që kishte për të pirë dhe ky i humbi shpresat se mund t’a gjente përsëri devenë e tij bashkë me furnizimet që kishte, dhe u mbështet në hijen e një pemë dhe ndërkohë që ky ishte në këtë gjëndje, pa devenë tek koka e tij dhe nga gëzimi i madhe tha:
O All-llah, Ti je robi Im dhe unë jam zoti yt, gaboi në shprehje nga gëzimi i tepërt.
Tra: Imam Bukhariu dhe Imam Muslimi.
Pendimi është largim nga kundështimi i All-llahut s.u.t. për në bindjen ndaj Tij, sepse Ai e meriton adhurimin.
E vërteta e adhurimit është t’i nënshtrohesh All-llahut s.u.t, ta duash Atë dhe ta madhërosh, por nëse robi gabon në bindjen ndaj Krijuesit të tij, atëherë ai duhet të pendohet që nënkupton kthim sa më shpejt tek All-llahu s.u.t, me qëllimin e të nënshtruarit, nevojtarit dhe të frikësuarit para Tij.
Është detyrë që pendimi të mos vonohet, por të shpejtohet, se All-llahu s.u.t. dhe i Dërguari i Tij (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kështu na kanë urdhëruar, ngaqë robi nuk e di se ç`farë mund t’i ndodhë më vonë, mbase mund ta kapë befas vdekja dhe ai nuk ka më mundësi të pendohet dhe se këmbëngulja duke vazhduar gjynahet të çon në keqësimin e zemrës dhe largimin e saj nga All-llahu s.u.t.
Gjynahet të dobësojnë besimin, i cili forcohet me adhurime dhe dobësohet me kryerjen e gjynaheve.
Njeriut po t’i bëhet zakon diçka, e ka të vështirë të largohet prej saj dhe për të është i vështirë shpëtimi, sepse shejtani i hap derën atij për të vepruar forma të tjera gjynahesh, që janë më të mëdha se të parat, prandaj dhe njerëzit e dijës kanë thënë:
Gjynahet janë posta e mohimit, që e kalojnë njeriun nga njëra faze në tjetrën, derisa rrëshqet tërësisht nga feja e tij, i lutemi Zotit të na ruajë.
Pendimi të cilin e urdhëron All-llahu s.u.t, është pendimi i sinqertë i cili ka kushte, e ato janë pesë:
Kushti i parë:
Të jetë vetëm për All-llahun s.u.t, në mënyrë që ta çojë ky pendim në dashurinë e All-llahut s.u.t, madhërimin, shpresën, shpërblimin dhe frikën nga dënimi i Tij.
Duhet që njeriu me pendimin e tij të mos kërkojë gjë nga të mirat e kësaj botë, se një pendim i tillë nuk pranohet, sepse ai nuk është penduar për All-llahun s.u.t, por për diçka tjetër.
Kushti i dytë:
Ta ndjejë veten të penduar, të mërzitur për atë gjynah që veproi, duke dëshiruar që të mos e kishte bërë.
Me këtë ndjejë përgjërimi duhet të qëndrojë para All-llahut s.u.t. si dhe duke qortuar veten e tij që e urdhëroi ta bënte atë gjynah, e në këtë mënyrë pendimi i tij është i bazuar në akiden e saktë dhe në mençuri.
Kushti i tretë:
Të largohet menjëherë nga gjynahu, e nëse ka lidhje me një vepër të ndaluar të largohet prej saj në çast.
Në rast se ka lënë pa realizuar ndonjë detyrë, le ta fillojë në çast nëse mund të kryhet menjëherë si Zekati dhe Haxhi. Dhe nuk është i saktë pendimi nëse vazhdon ta bëjë gjynahun.
Nëse dikush thotë se është penduar nga kamata por vazhdon ta përdorë atë, atëherë pendimi i tij nuk pranohet, përkundrazi ky pendim konsiderohet tallje, e ky lloj pendimi e shton edhe më shumë largimin nga All-llahu s.u.t.
Po kështu edhe nëse pendohet për lënien e namazit me xhemat por përsëri nuk shkon ta falë atë me xhamat, atij nuk i pranohet teubja.
Nëse gjynahu ka lidhje me të drejtat e krijesave, nuk i pranohet pendimi derisa t’i jape ç`dokujt hakun që i takon.
E nëse gjynahu mund të ketë lidhje me marrjen e pasurisë së tjetrit pa të drejtë, atëherë pendimi i tij nuk është i saktë derisa t’ia kthejë atij që ia ka marrë, nëse është gjallë, në të kundërt ua lë trashigimtarëve e në rast se nuk ka trashigimtarë atëherë e dorëzon tek Bejtul Mal (vendi ku mblidhet pasuria, e në mungesë të saj i jepet imamit ose atij që i frikësohet All-llahut s.u.t), e në rast se nuk e di pronarin e mallit, jep sadaka (lëmoshë) për të, sepse All-llahu s.u.t. e di se e kujt është.
Nëse ka përgojuar një Musliman, e ka për detyrë t’i kërkojë hallallin nëse e di se personi i përgojuar prej tij e ka marrur vesh apo se mund ta marrë vesh, e në të kundërt kërkon falje për të dhe ia përmend cilësitë e tij të mira në atë vend ku e përgojoi, sepse punët e mira i fshijnë të këqija.
Është i saktë pendimi për një gjynah edhe nëse vazhdon të bëjë gjynahe të tjera sepse veprat janë të ndara ndërsa besimi përmirësohet (me pendim nga gjynahet).
Mirëpo një i penduar i tillë nuk mund të konsiderohet plotësisht i penduar dhe nuk mund të emërtohet me emra dhe cilësi të mira e as që meriton pozitë të lartë, derisa të pendohet plotësisht tek All-llahu s.u.t. nga të gjitha gjynahet.
Kushti i katërt:
Të vendosë me gjithë zemër për të mos e bërë më kurrë atë gjynah, sepse ky është fryt i pendimit dhe treguesi i sinqeritetit të të penduarit.
Por nëse thotë se u pendua dhe vazhdon të jetë i vendosur apo qoftë dhe i luhatur, se një ditë prej ditësh, do t’i kthehet përsëri atij gjynahu, ky nuk është pendim i saktë por i përkohshëm sepse ai mezi pret rastin që ta veprojë përsëri atë gjynah.
Kjo tregon se ai nuk e urren mëkatin dhe nuk e ka vendosur plotësisht largimin prej tij dhe kthimin me gjithë sinqeritet tek bindja ndaj All-llahut s.u.t.
Kushti i pestë:
Të mos ketë kaluar koha e pranimit së pendimit se në të kundërt nuk pranohet.
Në momentin e vdekjes nuk bën dobi e as nuk pranohet pendimi.
Thotë All-llahu s.u.t:
Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t'i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë, Unë tashti u pendova. Nisa: 18.
Thotë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
All-llahu s.u.t. e pranon pendimin e robit, përderisa nuk i ka ardhur shpirti në fyt (për t’i dalë).
Tra: Imam Ahmedi dhe e konsideroi të saktë Shejkh Albani.
Kur pendimi është i saktë, i plotëson kushtet e tij dhe është i pranuar, me të All-llahu s.u.t. ia fshin gjynahet atij që pendohet edhe nëse mëkati që ka kryer është i madh.
Thotë All-llahu s.u.t:
Thuaj, O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, sepse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues. Zumer: 53.
Shpejtoni, All-llahu s.u.t. ju mëshiroftë në jetën tuaj, të pendoheni me pendim të sinqertë para se t’ju vijë vdekja, prej së cilës nuk ka shpëtim.
Nga Shejkhu Bujar:
Salih Alush Shejkh (All-llahu s.u.t. e ruajt).