Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Loti qe su pa! Wed 30 Nov 2011 - 11:57 | |
| Brendësia e njeriut, ndjenja e madhe për…iu pa në sytë e mprehte dhe shikimin e tij të mërzitur.Erdhi në mes të natës në kasollen e tij të vogël në të cilën nuk kishte dëshirë të hynte.Me vete po pëshpëriste dhe qante një hall të madh.E kishte zakon që sa here hynte në shtëpi, në kasolle, afrohej pranë dritare. Asnjëherë nuk kishte arritur të hynte në të e të mos kishte rënë terri, pra pa u shfaqur yjet “në faqen modern të qiellit” Qante, vazhdimisht qante! Të qarat e gjata e kishin kërrisur dhe I kishin dhënë një imazh pleqërie, apo ndoshta jot ë qarat!? Shikoi majtas dritares, Brenda dhomës, pa shtratin e tij dhe një mbulesë prej pëlqhure të shtrenjtë që tani I kishte humbur shkëlqimi e bardhësia.Dikur ajo pëlhurë shkëlqente si diamant, por nuk bën as pesë pare.Shkoi në shtrat u ul dhe tha: -Kush je ti? -Unë jam Muharremi! -Nga je? Nga ke ardhur? Çfarë kërkon këtu? -Unë vij nga fushëgropa emadhe e Ballkanit.Kam ardhur për të punuar dhe…uli kokën dhe filloi të qante. Përballë kishte derën në të cilën kishte hyrë e kishte dale plot njëzet vite të zeza rresht, që pot ë shkruheshin do të kalonte rekordin e veprave shkencore e artistike që janë shkruar deri më tani. -Çka dhe?! Çka?! Fol?! -Unë…,kam një hall. -Unë kam më shumë halle se ti, prandaj m`u hiq qafe. Dil jashtë! Uli kokën dhe u kthye kah dera.Iu afrua derës, e hapi dhe doli.Shikoi lart dhe ndenji me shpresën se një udhëtim kohe do ta çonte në vendin ku për here tδ pare I kishte prekur balli.Nga malli u kthye Brenda, u shtri në shtratin e papastër dhe përsëri tha: -E ç`hall ke o I shkretë!? Prapë u ktheve.Unë të përzura! Çfarë burri je ti që kur del nga një derë për të mos u kthyer dhe prapë kthehesh?!Mburravec?! Unë moti kohë kam dale nga një derë dhe nuk jam kthyer, e as që kam nd0δrmend të kthehem.Në dashtë koha le të më kthejë! Për njëzet vjet me radhë, për njëzet vite të plota, për njëzet vjet të zeza, ai fliste me veten kështu çdo natë e here here edhe duke I ngatërruar rolet. I fliste vetes dhe shante. Shpesh here një personazh e përzinte, për ta kthyer tjetrin në shtëpi, por, ai prapë kthehej në dhomë. Djemtë I janë bërë burra, kanë fëmijë.Vajzat I janë martuar, I janë bërë gra,kanë fëmijë.Qante, qante I shkreti! Buf….! Diçka në mendjen e tij. Çfarë kam unë; pse më duket si kasolle I gjithë ky pallat?!Askush nuk është më I pasur se unë.Unë jam burrë e ndër të tjera jam shqiptar! Ishtge një burrë I gjatë, me ballë të gjerë, me mustaqe në të cilat nuk kishte mbetur asnjë qime e zezë.Shpinë e përulur pranë pasurisë që nuk e gjeti, me unazat e kurrizit që I dukeshin mbi këmishë kush e di nga sa larg.Flokë të zbardhur nga malli, ballin plot rrudha, vetulla të përkulura po si kurrizi; asnjë bukuri rinore me vete, asnjë vlerë. Një lajm I zi, I hidhur, ia ndërroi mendimin menjëherë;mendim ky se nuk e lë kasollen e Evropës për tu kthyer në shtëpi.I kishte vdekur gruaja por, si alamet patrioti që ishte e mbajti veten.E mbajti veten për të mos u poshtëruar prej vetes, sepse të tjerët qysh moti e kishin pshty në fytyrë. Si çdo here që dilte e hynte në shtëpi, kasolle apo pallat, edhe herën e fudnit doli nga shtëpia me natë.Me kokën ulur…,qante…,asnjë pike loti në sy.Zemra I kalbej, por kësaj here kishte marrë edhe tiganin me vete | |
|
Jasemina Motrat islame
Numri i postimeve : 523 Data e regjistrimit : 19/02/2011 Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK
| Titulli: Re: Loti qe su pa! Wed 30 Nov 2011 - 12:20 | |
| Allahu ju shperblefte i nderruar .... | |
|