Një prej mbretërve kishte vendosur që të ndërtonte një xhami në qytetin e tij. Por ai dëshironte qe askush të mos e ndihmonte në këtë. Ai dëshironte që tërë xhamin të e ndërtonte me forcat e tij vetjake pa ndihmën e askujt as nga ana materiale e as fizike. Për këtë arsye ua kishte tërhequr vërejtjen të gjithë banorëve të qytetit që të mos i ndihmonin në asnjë mënyrë.
Filloi me ndërtimin e xhamisë dhe kur e përfundoi ndërtimin e saj në të vuri si mbishkrim emrin e tij.
Një natë prej netëve derisa mbreti po flinte pa në ëndërr se një melaqe prej melaqeve kishte zbritur prej qiellit dhe e kishte fshirë emrin e tij ndërsa në vend të tij kishte shkruar emrin e një plake?
Mbreti u zgjua nga gjumi i shqetësuar dhe i trishtuar, menjëherë urdhëroi ushtarët e tij që të shkonin tek xhamia për të parë se a ishte emri i tij i shkruar apo ai me të vërtet ishte fshirë!
Ushtarët shkuan me nxitim dhe panë se emri i tij ende ishte aty, u kthyen dhe e përgëzuan mbretin duke e qetësuar dhe këshilluar se ajo çka kishte pare ishte vetëm ankth gjumi dhe asgjë më shumë.
Natën e dyte, mbreti përsëri pa të njëjtën ëndërr dhe prapë u zgjua i shqetësuar dhe i trishtuar, urdhëroi ushtarët e tij që të shkonin të kontrollonin për emrin e tij?
Ushtarët shkuan dhe u vërtetuan se emri i tij ishte ende i shkruar në xhami, u kthyen dhe e qetësuan përsëri mbretin duke i rikujtuar se ajo që kishte parë nuk ishte asgjë më shumë se një makth i keq gjumi.
Natën e tretë, mbreti përsëri pa të njëjtën ëndërr dhe përsëri u zgjua i trishtuar por kësaj radhe kishte arritur që të e mbante mend emrin e plakës që shkruhej në vend të emrit të tij. Urdhëroi ushtarët që të e sillnin plakën në prezencë të mbretit për të kuptuar se çka ishte puna e saj.
Ushtarët e gjetën plakën dhe e sollën tek mbreti, ishte një plakë e varfër dhe e gjorë e cila nga frika e mbretit dridhej e tërë.
Mbreti e pyeti se pse kishte ndihmuar në ndërtimin e xhamisë...? Plaka e trishtuar dhe e frikësuar iu përgjigj mbretit: Zotëria juaj, unë e di se keni urdhëruar që askush të mos ndihmojë në ndërtimin e xhamisë dhe ju e dini se unë jam një plakë e gjorë dhe e varfër andaj nuk kam pasur mundësi që të bëjë një gjë të tillë??
Mbreti insistojë të e dinte të vërtetën dhe i kërkoi që për hir të Allahut të i tregojë se çka në të vërtet ajo kishte bërë...?
Plaka kur e pa se mbreti nuk e kishte për qëllim ndëshkimin e saj sa e kishte për qëllim qetësimin e zemrës së tij nga makthi që e zinte në ëndërr, ajo vendosi të i tregojë të vërtetën.
Zotëria juaj, fillojë plaka rrëfimin e saj, derisa po ndërtohej xhamia një ditë prej ditësh kalova aty pran dhe e pash njërën prej kafshëve, që bartin mjetet për ndërtim, të lidhur me litar derisa dielli përcëllonte. Pran tij kishte një kove me ujë por që kafsha për shkak se ishte e lidhur nuk mundi të e arrinte edhe përkundër përpjekjeve të saj, andaj u afrova dhe ia ofrova kovën me ujë në mënyrë që të shuante etjen në atë vapë përcëlluese të verës. Kjo ishte e tërë që kam bërë për atë xhami, zotëria juaj, ishin këto fjalët e plakës së gjorë e cila priste vendimin e mbretit.
Mbreti i stepur nga kjo ngjarje tha '' Ah i gjori unë, e ndërtova xhamin që të mbetej emri im i shkruar në të ndërsa ti ia shove etjen asaj kafshe për hir të Allahut andaj edhe Allahu e pranoje veprën tënde ndërsa nuk e pranoi timen ''.
Si rezultat i kësaj mbreti urdhëroi që të fshihej emri i tij prej xhamisë dhe në vend të emrit të tij të shkruhej emri i plakës së gjorë.
Mësimi nga tregimi:
Mos e nënçmo asnjë vepër të mirë sado e vogël të jetë ajo sepse kurrë nuk mund ta dish se cila prej veprave do të jetë shkaktare që të te fus në xhenet apo të te shpëtoje prej zjarrit të xhehenemit./mesazhi/Artan Musliu