Xhamia
e re në Keln është në qendër të kritikave që kur ka filluar të
ndërtohet në vitin 2009, mirëpo ajo tanimë është afër finalizimit dhe
ajo shihet si një vizion i ri artistik dhe shoqërorë për një qytet të
krishterë.
Disa ankohen për lartësinë e minareve të saja dhe e quajnë der
Miler-nga Atommeiler, emërtimi gjerman për reaktorin nuklear, sepse i
kujton uzinën nukleare.
Disa këtë e shohin si një rast për fillimin e debatit për bashkësinë
islame turke në gjermani. Grupet djathtiste kanë bërë thirrje për
ndalimin e ndërtimit të kësaj xhamie.
Mirëpo shumica frikohen se kjo xhami mund ta lë nën hije katedralen e
njohru në Keln. Janë organizuar protesta, janë shkruar artikuj të
ndryshëm nëpër gazeta, janë organizuar debate televizive dhe është rënë
në ujdi që minaret të jenë më të vogla.
Arkitekti i xhamisë Paul Bohm thotë se vetë xhamia është një akt integrimi.
“Kjo xhami është nga veprat më të rëndësishme që kam projektuar. Ai i tha DW:
“Më është dhënë rasti të bëj diçka, jo vetëm për një grup të caktuar, por për të gjithë komunitetin.” Ajshe Ajdin nga komuniteti turko-islam thotë se shtëpitë fetare janë
vende të hapura, dhe xhamitë si kjo mund të zvogëlojnë frikën nga Islami
dhe mund të sigurojnë një vend për komunikim.
Xhamia e re e Kelnit do të jetë e hapur në fillim të vitit 2012.
(Breziiri)