Juve do t'ju bie ndërmend çka po u them
Secilit që dëshiron mirësi dhe udhëzim. Secilit që i frikohet poshtërimit dhe nënçmimit. Të gjithë juve, ju themi me zë që nxjerr përmallim dhe dhembje. Kjo është anija e Muhammedit alejhi selam, që lundron mes valëve, thellë në errësirë, ku ka depërtuar drita dhe ua ka ndriçuar rrugën të humburve që t'i shohin shenjat në rrugë. Prandaj, vëlla i dashur, le të jetë për ty përkujtim dhe këshillë, dhe këto janë disa çaste për ata që dëshirojnë të shpëtojnë.
Falënderimi i takon All-llahut [subhanehu ve teala], i Cili i porositi robërit e tij me devotshmëri, dhe i premtoi me xhennete ata të cilët i frikohen, ruhen dhe që shpresojnë në xhennetet e Tij… I qortoi dhe i frikoi me kërcënime dhe zjarr ata që bëjnë mëkate dhe e kundërshtojnë urdhrin e Tij, i Cili thotë: "Dhe se kjo është rruga (feja) më e drejtë (që e caktova për ju) pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e tju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju ashtu që të ruheni." (El-En'am: 153)
Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi Pejgamberin më të dashur alejhi selam i cili tha: "Me të vërtetë zemrat e bijve të Ademit janë mes dy gishtave prej gishtave të Mëshiruesit, të cilat i rrotullon ashtu siç don Ai. Pastaj tha: O All-llahu im që lirisht disponon dhe drejton zemrat, drejtoi zemrat tona kah nënshtrimi ndaj Teje."
Ju përshëndes me përshëndetjen islame Es-Selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve
berekatuhu!
Vëllezër dhe motra te dashura ua shkruaj këto fjalë me gjuhë të lirë duke thënë: O Zoti im, mos më dëno se unë e pranoj atë që ishte prej meje, sa ka prej turpeve të mia në tokë, e ti ndaj meje je që vlerëson dhe dhuron. Kur mendoj për pendimin ndaj mëkateve i kafshoj gishtat dhe kërcëlloj dhëmbët, dhe nuk kam tjetër zgjedhje pos shpresën time, faljen tënde nëse më fal dhe mendimin tim të mire, njerëzit mendojnë për mua se jam i miri, porse unë jam më i keqi nëse nuk më fal Ti. Lus All-llahun Teala të na i falë mëkatet dhe të na i mbulojë të metat, si dhe të na i merr shpirtrat duke qenë i kënaqur me ne. Ju përkujtoj thënien e Muhammedit: "Shpërndani dhurata ashtu që të duheni." Dhurata më e mirë që jep vëllai për vëllain e vet për hir të All-llahut është këshilla, që të jetë për të furnizim, pajisje në dunja dhe deponim në ahiret, dhe shëmbëlltyra jonë më e lartë është i Dërguari i All-llahut. Transmetohet nga Muadh Ibën Xhebeli r.a. se Muhammedi alejhi selam e ka marrë për dore dhe i ka thënë: "O Muadh, për All-llahun unë të dua, pastaj ka thënë: Unë o Muadh të porosis që assesi në fund të namazit mos të lësh pa thënë: All-llahumme, einni ala dhikrike, ve shukrike, ve husni ibadetik. - O Allahu im! Më forco dhe më bën të fortë në përmendjen Tënde, në falënderimin Tënd dhe në bukurinë e ibadetit Tënd."
O ti njeri që dëshiron shpëtimin e tij, lexo thënien e këshilluesit që ndihmon. Ke kujdes fjalët e mia, dëgjo kujdesshëm dhe thellohu me zemrën tënde duke ndier fjalën e All-llahut Teala: "Të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra për të gjithë këto ka përgjegjësi." (El-Isra: 36)
O vëlla dhe moter o dashamiret e kësaj feje, a je ulur një ditë pranë librit të All-llahut? A je ulur pranë librit, me të cilin nëse pastrohen zemrat tona me të, kurrë nuk do të ngopeshin nga mësimet e tij?!! Libër me të cilën do të vijë si ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit për të zotët e vet. Libër në të cilën ka në të shërim dhe mëshirë për besimtarët!! Libër me të cilin u hap zemra e Resulull-llahut dhe zemrat e shokëve të tij dhe të atyre që patën frikë All-llahun! A je ulur një ditë të lexosh jo vetëm me sy dhe me gojë por edhe me zemër!? A i ke shikuar me vëmendje mrekullitë që janë në të!? A je thelluar në studimin e ajeteve!? A je kënaqur me recitimet e tij!? A e kanë rrahur zemrën tënde trokitjet e tij! Mendoj se do të thuash po... Këto janë shpresat e tua në të…, është përmendje e domosdoshme për ne dhe askush nuk është i pavarur prej saj.
Vëlla dhe motra im, eja me mua që të lexojmë disa ajete nga ky libër dhe të shohim se shpirtrat tanë kanë nevojë të madhe për të punuar me të. Eja që të ndalemi në disa raste dhe të kërkojmë në të rrugën e shpëtimit… Kam bindje se bujaria jote e natyrshme nuk do ta refuzojë e mos të flasim për shpirtmirësinë tënde.