ummAmr Antar-aktiv
Numri i postimeve : 95 Data e regjistrimit : 19/04/2010 Nacionaliteti-Sheti : O biri i Ademit shpenzo, e Unë do të shpenzoj për ty!
| Titulli: Me kujtoni Mua,e Une ju kujtoj juve Mon 19 Apr 2010 - 15:02 | |
| Me kujtoni Mua,e Une ju kujtoj ju..." "Më kujtoni Mua, e Unë ju kujtoj ju..." - Muhammed Husejn Jakub
Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu Kërkoj strehim tek Allahu nga djalli i mallkuar Me emrin e Allahut,Mëshiruesit,Mëshirëbërësit Me te vertete falenderimi i takon Allahut,ate e falenderoj dhe prej tij dhe ndihme kerkoj.Dhe kerkoj strehim tek Ai nga te keqijat e veteve dhe veprave tona.Ke e udhezon Allahu nuk ka kush qe e lajthite.Dhe ke e lajthite nuk ka kush qe e udhezon.Deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter me te drejte pos Allahut.Dhe deshmoj se Muhammedi eshte rob dhe i derguari i Tij.Zoti im,ki meshire ndaj Muhammedit dhe familijes se tij ashtu siç pate meshire ndaj Ibrahimit dhe familjes se tij,vertete ti je i Lavderuar dhe i Madheruar.Zoti im,bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit ashtu siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit,me te vertete ti je i Lavdereuar dhe i Madheruar.“O ju qe besuat,kinie frike All-llahun me sinqeritet te vertete dhe mos vdisni,pos vetem duke qene muslimane.O ju njerez!Kinie frike Zotin tuaj qe ju ka krijuar prej nje veteje dhe nga ajo krijoi palen(shoqen)e saj,e prej atyre dyve u shtuan burra shume e gra.Dhe kinie frike All-llahun qe me emrin e Tij perbetoheni,ruajeni farefisin(akraballekun),se All-llahu eshte mbikqyres mbi ju.O ju besimtare,permbajuni mesimeve te All-llahut dhe thuani fjale te drejta.Ai iu mundeson te beni vepra te mira,ju shlyen juve mekatet tuaja,e kush e respekton All-llahun dhe te derguarin e Tij,ai ka arritur nje sukses te madh.Fjala me e vertete eshte fjala e All-llahut dhe udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhammedit (savs).Veprat me te keqija jane ato te shpikura.Dhe çdo shpikje eshte bidat.çdo bitat eshte devijim.Dhe çdo devijim te çon ne zjarr.
Vellezerit e mi,pasha Ate i cili e zberthen faren,une ju dua per hir te Allahut.Dhe e lus Allahun qe te na bashkoje me kete dashuri nen hijen e Arshit te Tij,dite kur nuk ka hije tjeter perpos hijes se Tij.O Zot,beji te gjitha veprat tona te mira,dhe beji ato te sinqerta vetm per Ty,e mos bej to diçka per dike tjeter pos Teje.Vellezerit e mi,une ju dua per hir te Allahut.Edhe pse ishte vetem nje jave,me keni munguar. Vellezerit e mi,une ju dua per hir te Allahut,dhe duke qene se me keni munguar per shkak se ju dua per hir te Allahut,desha tju tregoj se ne kete periudhe kam takuar çudira te ndryshme.Nga ato ishte kundershtimi i nje vellai per punen se une po ju them:“Une ju dua per hir te Allahut“.Me tha:“Nuk eshte ne rregull kjo keshtu,sepse dashuria per hir te Allahut ka kushte dhe nuk mund ta duam çdo njeri per hir te Allahut“E une perseri insistoj se ju dua per hir te Allahut.Kushdo qe ka deshmuar se nuk ka te adhuruar tjeter pos Allahut,dhe se Muhammedi eshte rob dhe i derguar i Tij,une e dua per hir te Allahut.Ju dua per hir te Allahut,vellezerit e mi.E poashtu ishte caktim nga kaderet e kesaj periudhe,nje ngjarje te cilen nuk mundem assesi ta haroj.Isha duke ecur rruges,dhe u befasova kur me doli para fytyre nje vella i entuziasmuar, mu hodh ne perqafim,duke me puthur dhe duke qare dhe duke qene ne perqafimin tim,natyrisht se nuk e shihja se kush ishte.Mirepo,vazhdova keshtu me te ne perqafim.Po me jepte selam dhe po me perqafonte perseri.Pastaj,me shikoi keshtu dhe me th:“A nuk te kujtohem?“E shikova dhe i thashe:“Jo….“ Kush je ti?Ma kujto pak?U terhoq prapa.“Me ke harruar?!“ I thashe:“Per Zotin,me fal mirpo….Ma kujto (kush je)“ U ul ne toke duke qare,po qante me denese. „Me ke harruar?!Nuk te kujtohem?!Une jam filan,ishim se bashku ne shkolle“.Me te vertete,ne klasen tone ne ate kohe ishin 64 nxenes…Prej tyre afersisht 14 e kishin emrin Muhammed.Dukej se ai ishte nga ata,mirepo mua nuk me kujtohej fare.Mundohesha te kthehem ne kujtimet viteve.Eshte pak veshtire te kthehet dikush 70 vite prapa qe te kujtohet dikush per diçka.Mirepo,po mendoja rreth saj,nuk mund ta sillja ndermend.E ky njeri me shikonte vazhdimisht ne sy duke shpresuar qe ti kujtohem.E shihte se nuk po me kujtohet i shtohej edhe me shume denesane te qare.E merrja doren e tij duke kerkuar qe te ndalet,mirepo nuk deshironte.Dhe parafytyroni kete ngjarje me mua,duke thene ai:“Me ke harruar?!Une jam harruar?!“Dukej se ishim shoke shume te mire dhe se me jepte gjysmen e sendviqit.Mirepo,nuk me kujtua fare kjo pune.Por u ktheva ne hotel,dhe isha shume i prekur nga kjo ngjarje,u ula dhe mendoja.Mirepo,nuk mendoja per kete personin se mos po me kujtohej.Por me erdhi ne mendjen time..se mund te ndodh qe Allahu ta harroje robin e Tij.Me preokupoi kjo pune dhe sikur te isha goditur me çekan ne koke,se kur njeriu e ndien se nje shok i tij apo nje i aferm e ka harruar.Do ta thonte nje fjale qe e thone shpesh:“Me ke prere(lenduar)“E çfare eshte puna nese e ndien se Allahu te ka harruar.A ka mundesi qe Zoti ta harroje dike?PO!Ne tri vende ne Kuran jane permendur tri shkaqe qe e bejne Zotin ta harroje robin.Shkaku i pare:“….e harruan Allahun,keshtuqe edhe Allahu i harroi ata“.Shkaku i dyte:“…ju thuhet:“Sot ju harrojme,ashtu si e harruat takimin tuaj ne kete dite“dmth.qe njeriu ta harroje diten e Gjykimit.Dhe shkaku i trete eshte kur njeriu e harron ligjin e Allahut.Thote Allahu:“Keshtu te erdhen argumentet Tona,e ti i harrove ato,e keshtu do te harrohesh edhe ti sot“.Me te vertete vellezer,ate nate e kalova me keto ajete dhe e parafytyroja qe ta takoje robi Zotin e tij,e te jete denuar me kete harrese.Shikoje se çfare ndodhie do te jete.Mire,parafytyroje ndodhine edhe me te rende,po te vinte ky njeri te me takonte dhe te isha si ndonjehere ne nje disponim jo te mire,kur nuk dua qe ta pershendes askend e te mos e takoj askend,e dmth.te ecja shpejte e te kaloja prane tij,e ai te me thirte,ndersa une te kthehesha dhe te thoja diçka si:“çfare deshiron?Kush je ti?“E shihni se çfare katastrofe do te ishte,dhe po e parafytyroja qe robi te vie ne diten e Gjykimit „Tre vetave nuk ju flet Allahu ne diten e Gjykimit,nuk i pastron ata e as nuk i shikon,ndersa ata kane denim te dhembshem“.Keto goditje te ketyre mendimeve me dukeshin sikurse po me godisnin ne koke,per Zotin,derisa edhe filloi te me dhimbte koka“çka eshte kjo?Ka mundesi qe te harrohem?“Deshiroj ta gjej vetem nje shkak per çeshtjen“…nuk ju flet atyre ne diten e Gjykimit“.Vetem nje shkak,qe te zgjohemi pakez.Te ngritemi dhe ta kuptojme se kjo çeshtje nuk eshte vetem çeshtje zjarri.Ka denime dhe dhimbje shume me te medha se zjarri.“E harruan Allahu,e i harroi edhe Allahu ata“.Ka thene Allahu:“Me kujtoni Mua,ju kujtoj edhe une juve“.Nese e harron Zotin,Zoti do te harroje.Nese e kujton Zotin,Zoti do te kujtoje.Mire,ata njerez te cilet e kane harruar Allahun.Pse e kane harruar Ate?A thua cili eshte shkaku qe e kane harruar?Thote Allahu:“Diten kur ti ringjalle Zoti te gjithe,ata i betohen Atij,sikurse u betoheshin juve,dhe mendojne (me ate betim ) te arrijne diçka.Pra ta dini,se ata jane me te vertete rrenacaket.Ata i ka nenshtruar djalli dhe i ka bere ti harrojne porosite e All-llahut.Ata jane ne grupin e djallit,e ata qe jane ne kete grup,me siguri,jane te shkatruarit“Ky eshte Kurani qe na ndan ,dhe qe na bashkon,qe na forcon,Kurani,fjala e Allahut.Degjoje kete ajet,dhe shihe se si e zgjeron shpirtin tend nga brenda,ta sqaron se si do te jete qendrimi para Zotit, :“Diten kur ti ringjalle Zoti te gjithe, e ata i betohen Atij,sikurse ju betoheshin juve“.“O biri im ,fali..“.“Pasha Zotin,falem“.“O biri im,lexo pak nga Kurani“.“Per Zotin,une lexoj çdo dite“.“O biri im,kujtoje pakez Zotin“.“Per Zotin,une nuk e le dhikrin kurre“.“O biri im,frikesoju Zotit dhe leri mekatet“.“Mekatet?“Me trego se çfare po bej keq,per Zotin,une nuk po bej asgje“….i betohen Atij,ashtu sikurse ju betohen juve“.Qendron para Zotit dhe Zoti do ti thote:“Robi im,pse me bere mekat?“Une o Zot?!Une?!Une te doja!!!Une gjithe jeten time e kalova ne adhurimin Tend.“I betohen Atij,sikurse ju betohen juve“.Gjeja me e keqe:…“e mendojne se me kete do te arrijne diçka“.Mendon se e ka mire,mendon se eshte i sinqerte.Pata shkruar njehere:“Ndodh qe te filloje probleimi me nje genjeshter te vogel,apo nje fshehtesi te vogel,pastej te rritet,dhe zgjerohet,derisa ta besoje rrenacaku veten e tij“.“Mendojne se me kete do te arrijne diçka…“.Mendon se eshte i sinqerte,vazhdon te genjeje.Genjen e genjen e genjen,derisa te filloje qe ti besoje edhe vetes,dhe mendon se eshte diçka.Dhe mendon se me te vertete eshte adhurues.Mendon se me te vertete eshte i sinqerte.Mendon se me te vertete eshte thirres.Mendon se me te vertete eshte dijetar.Mendon se me te vertete eshte hoxhe.Mendon se me te vertete eshte nga ata qe jep lemoshe.Mendon se me te vertete e don Zotin tone.Ndersa ne te vertete eshte rrenacak.“E mendojne se me kete do te arrijne diçka.Me te vertete keta jane rrenacaket“.Forma ne te cilen ka ardhur ajeti eshte me perforcime te njepasnjeshme ne gjuhen arabe.O Zot,na ruaj nga e keqja e genjeshtres dhe e njerezve te saj.O Zot,na bej nga roberit e Tu te sinqerte.O Zot,na bashko me sinqeritetin dhe njerezit e tij.O Zot,ne kerkojme qe te na besh nga te sinqertet.Me te vertete genjeshtra te çon ne shthurje.“Ata i ka nenshtruar djalli..“.Kjo shprehje“istehvedh“do te thote qe ti rrethoje dhe ti nenshtroje.I ka rrethuar dhe nenshtruar dhe i ka bere grup.A je ti nga ky grup?Ruaju e mos u bej nga antaret e ketij grupi!Grupit te genjeshtareve.Ke kujdes!“Ata i ka nenshtruar djalli dhe e kane harruar permendjen e All-llahut.Keta jane grupi i djallit!“Rrenacaket jane grupi i shejtanit.Keta jane ata,genjeshtaret.Produkti i tyre eshte genjeshtra,rruga e tyre eshte genjeshtra,feja e tyre eshte genjeshtra,jeta e tyre eshte genjeshtra,ushqimi i tyre eshte genjeshtra,dhenia e tyre eshte genjshtra,çdo gje e tyre eshte genjeshtra…Dhe keshtu jane bere grup,grupi i djallit.Grupi i djallit jane rrenacaket,grupi i rrenacakeve,çdo gje e tyre eshte genjeshter.Deri edhe enderrat e tyre jane genjeshtra,punet e tyre jane genjeshtra,keta genjeshtra jane grupi i djallit. Ata i ka nenshtruar djalli dhe e kane harruar permendjen e All-llahut.Kjo eshte çeshtja atehere.Cila pra eshte çeshtja?Se ata jane rrenacake dhe e kane harruar Zotin tone.Kur themi se e kane harruar Allahun dhe per kete i ka harruar Allahu.Pse e kane harruar Zotin?Sepse jane rrenacake!Dmth ky eshte shkaku qe Zoti te te harroje.Dhe ende nuk kam treguar se çfare do te thote te te harroje Zoti.A e di se çfare do te thote te te harroje Zoti?A e di?Do te humbesh.Do te devijosh.Do te denohesh.Do te çmendesh.Do te jesh i mjere.Nese Zoti te harron,bash kjo eshte humbja.E harruan Allahun edhe Allahu i harroi ata.Mendova qe ta marr vetem nje pike nga kjo teme.Dhe poashtu edhe nje pike tjeter kur te vije dikush diten e Gjykimit,e Zoti e ka harruar.E petencova genjeshtren sepse ne kohentone njerezit po e shohen si diçka te vogel.Eshte bere genjeshtra gje e lehte per ta.Sikurse thashe ka disa njerez qe genjejne me thjeshtesine me te madhe.Genjejne e nuk brengosen fare.Ne ditet e sotme,nje umet i tere genjen e nuk brengoset fare.A e di se çfare do te thote:“Nuk brengoset fare“:Ndonjehere dikush genjen mirepo i vie keq/turp.E di se po genjen dhe eshte i turperuar nga kjo genjeshter.Ndersa tjetri flet dhe sikurse eshte duke e treguar te verteten.Nuk mund ta dallosh genjeshtren e tij nga e verteta.Per kete arsye,Zoti i tha Pejgamberit se nuk di ti njohe keta,keta te cilet e kane kaq te lehte genjeshtren.Zoti i tregoj Pejgamberit se ka njerez te cilet jane mesuar ne hipokrizi“…ti nuk i di ata,ni i dime Ata“,“E nga ata qe jane rreth jush,nga beduinet,ka hipokrite,dhe poashtu eshte nga banoret e medines,te cilet jane te rryer ne dyftyresi-ti nuk i di ata…“Nuk mund ti njohesh ata.Genjeshtare profesionale,genjen e as nuk i vie keq.Semundja tjeter e ketij umeti sot,te cilen ne deshirojme ta sherojme,eshte promovimi i mallit me betim te rrejshem,Dhe per kete ka treguar Pejgamberi(savs)Dergoni salavate per Pejgamberin(savs)Eshte ajo per te cilin ka folur Pejgamberi (savs) ne hadithin:“Tre veteve nuk ju flet Allahu ne diten e Gjykimit,e as nuk i shikon ata,e as nuk i pastron,ndersa ata kane denim te dhembshem.Ai qe e jep produktin e tij duke u betuar rrejshem.E kam permendur si njerin prej tyre.Ne diten e sotit shohim njerez qe betohen:“Per Zotin,kjo ka keshtu e ashtu“.Mashtrimi dhe genjeshtra e atyre te cilet mashtrojne promovimin e produkteve te tyre.Ndersa me ne fund mirret vesh se ne fakt eshte diçka nga Kina.ata te cillet i promovojne mallerat e tyre me betimin e rrejshem,dhe e shihni se perseri iu kthyem genjeshtres.E sheh se sa e rrezikshme eshte genjeshtra per kete umet?Dhe se si kjo genjeshter t eben qe ta harrosh Allahun.Kjo rruge eshte keshtu,te çone ne harresen e Zotit tone.Dhe rrjedhimisht eshe Zoti e harron!Vellezer,une ju dua per hir te Allahut.E dyta eshte harresa e dites se Gjykimit.Ndersa ashtu siç thone:“Kjo bote eshte e verber“.E merr para vetes ate qe ecen pas saj.Per kete arsye:“Sot ju harrojme ashtu si e harruat takimin tuaj ne kete dite“Ai qe ka harruar se do te takoje Zotin tone,po ia perkujtoj sonte.Do ta takosh Zotin.Oj bija ime,e vogla dhe e madhja,do ta takoni Zotin tone.Deshiroj qe tu them ketyre qe jane para meje,do ta takoni Zotin tone…do ta takoni Ate,do te qendroni pare Zotit,nuk ka askush prej jush e qe nuk do ti flase Zoti,do te qendrosh ti e edhe ti oj moter,do te qendroni para Zotit dhe do te te pyes….A thua e ke parafytyruar kete ndodhi?Qendrimin tend ne kembe para Tij,e Ai duke te te marre ne llogari,Per Zotin,sikur dikush ta parafytyronte kete ndodhi,a thua do te kete gjum?A do te mund te hante buke?O njerez,zgjohuni…Do ta takosh Allahun dhe do te te pyese dhe do te te marre ne llogari per çdo gje.Si mund ti llogarise Allahu te gjithe njerezit ne te njejten kohe?Ashtu si i frnizon ne te njejten kohe,ashtu edhe do ti llogarise ne te njejten kohe.E ne tani ne fytyren e tokes,sa miliarde jemi?Te gjithe keta kur flasin,Zoti i degjon nje nga nje,ata kerkojne dhe Zoti i degjon te gjithe,dhe iu jep qe te gjitheve ne te njejten kohe,secilit prej tyre ate qe e deshiron.Keshtu do ti marre ne llogari ne te njejten kohe!“Por do te na vini nje nga nje ashtu siç ju kemi krijuar heren e pare,duke i lene pas shpine te mirat qe ju kemi pas dhene.“Ne nuk shohim me ju ndermjetesuesit tuaj qe ia keni bere shoke te barabarte Atij,jane keputur lidhjet ndermjet jush dhe u jane humbur syshe ata ne te cilet ju keni shpresuar“.E treta ishte harresa e ligjeve te Allahut.Ta harrosh ligjin e Allahut (svt).“Keshtu te erdhen ty argumentet tona…“Argumentet mund te jene ajte kuranore,apo argumente nga universi.argumentet tona-Mesazhet tona,Argumentet tona-Kurani jone.Argumentet tona-perkujtimet e popujve te tjere“te kane ardhur argumentet Tona,e ti i harrove ato“.Keta jane te shumte sot,ne fytyren e Tokes.Kush jane keta?Keta jane ata budallenjet.Jane shtuar shume budallenjet.Nga keta budallenjet jane mendjemedhenjte.I sheh disa njerez se jane shume mendjemedhenje…dhe çuditesh…Mire,pse eshte ky kaq mendjemadh?Per kete arsye Pejgamberi (savs)ka thene per keta budallenjet se jane nga 3 ata te cilet nuk ju flet Allahu:“Plak zinaqar,mbret genjeshtar dhe i varfer mendjemadh“.I varfer dhe mendjemadh!Per çfare po ben mendjemadhesi?“o njeri,çte mashtron dhe çte shmang nga Zoti yt Fisnik,i cili te ka krijuar“,çfare te ka mashtruar,i cili te krijoi,te persosi dhe te drejtoi,te formisi ne formen qe Ai deshiroi!Jo , nuk eshte ashtu.Ju pergenjeshtroni diten e pergjegjesise…“Sikur ti nuk ishe i drejte,e Ai te drejtoi.Ti nuk ishe i drejte,e ne fund po tregon mendjemadhesi?Puna eshte se keta qe kane harruar ligjin e Allahu,jane te mashtruar me te koten.Jane shume mendjemedhenje.I duket diçka vetja e tij,kjo eshte katasrofa e madhe.Pse nuk i largon syzet e vetbesimit te madh qe ta shohesh veten ashtu si je,do ta shohesh veten se je i shtremberuar.Largoji edhe ti oj moter keta syze,dhe do ta shohesh veten te shtremberuar.Mos e shiko formen,sepse e gjitha eshte si themi silikon.Mos e shiko formen,mirepo shikoje realitetin qe gjindet brenda ne zemer.Formen e vertete tek Allahu.“O bijte e Ademit,Na ju derguam rrobat qe tjua mbulojme vendet e turpshme,si edhe rrobet luksoze,por rrobet e virtyteve jane me te mirat.““Devotshmeria eshte ketu“dhe beri me gisht drejt gjoksit te tij.Dmth,ajo qe i mbulon pjeset e turpshme te zemres eshte devotshmeria.Devotshmeria e vertete eshte ne zemer.Kur i zhvishet njeriu qofte edhe nje dite nga devothmeria,do te jete sikur lakuriq edhe nese eshte i veshur.Pamja me e keqe e njriut eshte kur ai eshte plotesisht i zhveshur.Per kete arsye,mundohet qe te vendose çkado qofte vetem qe te mbulohet.Ne menyre qe ta mbuloje kete lakuriqesi.Gjeja e njejte eshte nese zemra nuk vishet me devotshmeri,kjo zemer do te jete e zhveshur.“Keshtu edhe ty te erdhen argumentet Tona,e ti i harrove ato“.Argumentet:denimet e pergenjeshtruesve,denimet e genjeshtareve,denimet e mendjemedhenjeve,denimet e lakmiqareve,denimet e mekatareve,denimet e krimineleve,te gjith keto argumente te erdhen ty ndersa ti i harrove ato,e keshtu do te harrohesh edhe ti sot.Vellezerit e mi.permenedni Allahun.Thuani:“La ilahe ilAllah“Permendeni Allahun,permendeni Allahun dhe thuani „La ilahe ilAllah“Kujtojeni Allahun qe tju kujtoje edhe Ai juve.Dhe kujdes e mos e harroni Allahun.Nje tregim,te cilin e pata lexuar me heret ne nje liber,ndersa tani nuk po mundem ta gjej.Qe te mos themi se nuk ka sened(zinxhir).Ishte nje sahabi qe e kishte emrin Hudejr.Permendet se kishte ardhur nje delegacion tek Pejgamberi(savs)nga Jemeni,dhe ishte tradite e Pejgamberit(savs)te cilen deshirojme ta ringjallim,kur i vinte ndonje mysafir dhe pastej shkonin,u jepte ndonje dhurate.Dhe eshte shume gje e bukur qe tu japesh musafireve te tu dhurata kur jane duke shkuar.Mos te jene mysafiret ata qe sjellin dhurata kur vine,apo edhe nese sjellin perseri te shkojne edhe ata me ndonje dhurate nga ti.Kur po shkonin keta te Jemenit,Pejgamberi (savs)filloi tu jepte nga nje dhurate,ishin diku rreth 20 vete,dhe i dha secilit prej tyre nga nje dhurate.Ndersa Hudejri nuk gjendej aty,apo ishte aty mirepo Pejgamberi (savs)harroi qe tia jep dhuraten.Ata u nisen dhe zbriti Xhibrili i cili i tha Pejgamberit (savs):“O Muhammed,Zoti yt ta perkujton Hudejrin“.E dergoj Pejgamberi(savs)pas tij nje kalores,i cili e kishte dhuraten,ata ishin ne deve ndersa ky me kale dhe keshtu i arriti ata dhe tha:“Ku eshte Hudejri?“Tha :“Ja ku jam.“ Tha :“Pejgamberi (savs) te dergon pershendetje,dhe thote se ka harruar qe te te jep dhurate,e keshtu Zoti e perkujtoj,pra ,ja ku eshte dhurata yte“.Filloj te qante Hudejri dhe tha:“O Zot,ashtu siç nuk e harrove Hudejrin,beje Hudejrin qe mos te te harroje“.Ishte nga ata qe me se shumti e permendnin Allahun.Ta mesojme kete lutje.O Zot,na perkujto qe te mos te harrojme.O Allah,Zoti jone,ne deshmojme se nuk kemi te adhuruar perpos Teje,kerkojme strehim tek Ti qe te mos te harrojme,e kerkojme strehim tek Ti,pastaj perseri kerkojme strehim tek Ti,pastaj perseri kerkojme strehim tek Ti,1000 here kerkojme strehim tek Ti,qe te mos na harrosh.Zoti yne,na perkujto qe te mos te harrojme dhe na kujto me meshiren Tende,dhe me miresine Tende dhe faljen Tende,O Zot na kujto neve.Na i shoqero zemrat tona me kenaqesine dhe faljen Tende,O Zot na kujto neve,na perfshij me kujdesin Tend,dhe me perkujdesjen Tende dhe ruajtjen Tende,o Zot na kujto neve,na duaj neve,dhe ji i kenaqur ndaj nesh,na mbulo dhe na fal . 4.4.2010 (ummA) | |
|