islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
413 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 413 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> Empty96%<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> Empty0%<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> Empty0%<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> Empty0%<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> Empty1%<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> Empty2%<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 <~Kurani liber per te gjith grupmoshat~>

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.Uzeir-Ibrahimi
S.Moderator
S.Moderator
Mr.Uzeir-Ibrahimi


Numri i postimeve : 1543
Data e regjistrimit : 19/12/2009
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.

<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> Empty
MesazhTitulli: <~Kurani liber per te gjith grupmoshat~>   <~Kurani liber per te gjith grupmoshat~> EmptyFri 20 Aug 2010 - 12:00

Kur’ani, libri për të gjitha grupmoshat

Mehas ALIJA

Pjesa e parë

“Allahu është që ju krijon të dobët dhe pastaj, pas kësaj dobësie, u jep fuqi, e pas fuqisë dobësi dhe thinja (pleqëri). Ai krijon ç’të dojë. Ai di çdo gjë dhe mundet gjithçka.” (Er-Rum, 54)

Mehas ALIJA

Kur’ani, libri për të gjitha grupmoshat

Pjesa e parë
“Allahu është që ju krijon të dobët dhe pastaj, pas kësaj dobësie, u jep fuqi, e pas fuqisë dobësi dhe thinja (pleqëri). Ai krijon ç’të dojë. Ai di çdo gjë dhe mundet gjithçka.” (Er-Rum, 54)

Hyrje
Që në fillim duhet theksuar se muslimanët e kanë për detyrë që Kur’anin, si libër hyjnor, ta besojnë pa dallim dhe pa rezervë. Kur’ani nuk është libër, në kuptimin tekstual të fjalës, por, ai është përmbledhje e fjalëve të Zotit, i zbritur kohë pas kohe brenda njëzet e tre viteve. Nuk lejohet që të mohohet asnjë shkronjë, ajet, apo sure kur’anore. Ata që mohojnë Kur’anin, apo ndonjë pjesë nga ai, sipas tij, janë mosbesimtarët.
Kur’ani, sipas Islamit, është Fjalë e Zotit, i shpallur Muhammedit, s.a.v.s., për gjithë njerëzimin, pa marr para sysh racën, vendin dhe kohën. Ai vazhdimisht kërkon nga besimtarët që ta lexojnë, studiojnë dhe të mos ia kthejnë shpinën, sepse largimi nga Kur’ani do të thotë “të rrugëtosh në mbarim të jetës drejt një tuneli pa fanar”.

Përmbajtja kur’anore ka strukturën e saj univerzale, ku përveç tjerash, në të ka hapësirë edhe për të nxjerrë tematika dhe koncepte që kanë të bëjnë me tri periudhat e shoqërisë njerëzore, dhe atë, duke i venduar bazat e para tek fëmijët, pastaj me udhëzimet dhe detyrimet e tij i formon të rinjtë dhe i mobilizon me idealet dhe botëkuptimet më të shëndosha, dhe pastaj prindërve dhe të mëshuarve, me forcën e tij, ua ruan imunitetin dhe ardhmërinë ua bën dritë. Pra, Allahu, xh.sh., me dijen e Tij që e ka pafund, e bëri që Kur’ani të mund të pranohet nga të gjitha kategoritë, klasat dhe moshat e shoqërisë muslimane, por edhe nga shoqëritë e tjera joislame, me përmbajtjen marramendëse dhe elokuente që e ka.

Një aspekt i rolit dhe rëndësisë së Kur’anit në shoqërinë muslimane
Roli i Kur’anit në shoqërinë muslimane është i pazëvendësueshëm. Ai, madje, në këtë kohë, kur muslimanët pushuan së organizuari nën ombrellën e konceptit qendrorë të udhëheqjes, nga i cili do t’i pranonin urdhrat dhe direktivat, mbetet i vetmi autoritet dhe udhëheqës i muslimanëve.
Në këtë kontekst, Xhemaludin Afgani, duke e shprehur rëndësinë e ngritjes së institucionit të udhëheqjes qendrore të muslimanëve, dhe pamundësinë e realizimit të tij në këto kohë të vështira, kur muslimanët janë të ndarë në shtete mbi parimin nacional, dhe kur Fuqitë e Mëdha mbajnë peng zgjimin e vetëdijes së muslimanëve për një udhëheqje qendrore, shprehet kështu: “Me këtë qëndrim timin nuk kërkoj që ai i cili (muslimanëve) u sjell urdhra në të gjitha çështjet të jetë një person, sepse kjo, mund të ishte vështirë për t’u arritur, por ajo që shpresoj është që Kur’ani të jetë udhëheqës për të gjithë muslimanët, ndërsa feja modeli i bashkimit të tyre”.
Sejid Kutbi, me vështrimet dhe analizat e tij, të cilat janë më se të domosdoshme të studiohen thellë nga ana e muslimanëve, vë theksin dhe nevojën e kthimit në retrospektivën e artë, për t’i parë metodat dhe momentet me të cilat Kur’ani e ngriti shoqërinë e parë Islame, as’habët r.a. Ai thotë “që Kur’ani ka qenë bartësi kryesorë i një revolucioni univerzal”, i cili, edhe pse sot praktikisht ka pushuar që në mesin e muslimanëve të mbetet i tillë, jo që shkaku është te Kur’ani, por tek trajtimi i tij nga ana e muslimanëve, ai prapë në aspektin teorik mbetet i tillë.
Kur’ani me përmbajtjen e tij monolite është i përshtatshëm për të ngritur një shoqëri të mbarë dhe progresive. Mesazhi i tij gjithmonë është aktual dhe asnjëherë nuk i nënshtrohet të vjetruarës. Pranimi i tij si sistem gjithëpërfshirës i udhëheqjes, dijes, zgjimit, integrimit, dhe mbajtjes së shoqërisë gjithmonë në aktualitet dhe vitalitet, është faktor determinues për një stabilitet global afatgjatë dhe për një shoqëri e bontonit të shëndosh, mendjes së kthjellët, veprimit të ndërgjegjshëm dhe dialogut ndërnacional dhe religjioz.
Se sa është i rëndësishëm Kur’ani për shoqërinë muslimane, le t’i shohim disa ajete dhe hadithe, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të tërthortë, vënë në pah rolin dhe rëndësinë e tij. Allahu, xh.sh., thotë:
“Ti (Muhammed) praktiko atë që t’u shpall nga Zoti yt...” (El-En’am, 106). Ibn Kethri në Tefsirin e tij, shton: “Allahu xh.sh., e obligon të Dërguarin e Tij, s.a.v.s., dhe ata të cilët e pasojnë rrugën e tij që të vështrojnë në të (Kur’an) dhe të veprojnë sipas tij, sepse ai është e vërteta në të cilën nuk ka dyshim.”
“Ky është libri që nuk ka dyshim në të (sepse është prej Allahut), është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” (El-Bekare, 2). Për arsye se është i padyshimtë, për shoqërinë muslimane është shumë i rëndësishëm, sepse, në një far mënyre, e luan rolin e udhëheqësit që është i sigurt, fjalëdrejtë, i mbrojtur nga shtrembërimet, sepse është nga Allahu, dhe ajo që është si atribut i tij permanent, është se shoqërinë e ngritë mbi udhëzimet e shëndosha, parimet dhe kodet e amshuara... e nuk mundet që një udhëheqës më tipare të këtilla ta shkatërroj një shoqëri që i shkon pas.
“O ju njerëz juve u ka ardhur këshilla (Kur’ani) dhe shërimi për zemrat tuaja, edhe udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.” (Junus, 57) S’do mend se një shoqëri e pa udhëzuar dhe e pa këshilluar mirë, me zemra dhe mendje të sëmura, nuk mund të jetë atraktive dhe progresive. Ndërsa, një shoqëri që merr këshilla dhe udhëzime, pastron zemrat dhe mendjet, me një libër, siç është Kur’ani, pa dyshim se ajo shoqëri do të jetë produktive, e pa zhdukur dhe mirë e organizuar...
“...Ne ty të shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.” (En-Nahl, 89) Sa ajet i bukur dhe i thellë që është ky. Në komentimin e këtij ajeti, Ibn Mes’udi, r.a., thotë: “Në këtë Kur’an, janë të shpjeguara të gjitha gjërat dhe shkencat e dobishme.” Gjithashtu, Ibn Kethiri, shënon që “Kur’ani me të vërtetë i ka përfshirë shkencat e dobishme, të kaluarën dhe gjithë atë që do të vij...”.

Kurse i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., në disa prej shumë haditheve, thotë:
“Mbahuni fort pas Kur’anit dhe njiheni atë për udhëheqës dhe komandant, sepse ai është fjala e bekuar e Allahut, xh.sh., edukuesit të botëve! Erdhi prej Tij dhe te Ai do të kthehet!”

“Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve.”
“Në shtëpitë tuaja lexoni sa më tepër Kur’an, sepse, me të vërtetë në shtëpinë në të cilën nuk këndohet Kur’an pakohen të mirat dhe shtohen të këqijat, Për atë ajo familje do të jetojë në varfëri me mangësi të shumta.”
“Shtëpia, në të cilën lexohet e komentohet Kur’ani, shkëlqen për banorët e qiellit, siç shkëlqejnë yjet për banorët e tokës.”
Edhe dijetarët muslimanë unanimisht pajtohen se Kur’ani është burim i pakontestueshëm i sheriatit dhe se ai, pas vdekjes së Muhammedit, s.a.v.s., mbetet udhëheqësi dhe ligji i vetëm i muslimanëve.
Vallë sa çmime nobel do të duhej t’i fitonte Kur’ani, dhe sa rëndësi të madhe do t’i jepnin shoqëritë perëndimore sikur ta kishin edhe ato një libër si ky? Sa rol vendimtar dhe gjithëpërfshirës do t’i jepnin shoqëritë perëndimore, sikur të kishin një libër kaq madhështor si ky? Pa dyshim se do ta vendonin në rend të parë, do të krenoheshin me të, dhe do të punonin sipas tij, gjithsesi, me mish e me shpirt.

Kur’ani dhe fëmijët
Tematika e Kur’anit famëlartë, e cila ka të bëj më periudhën e hershme të njeriut, respektivisht periudhën e fëmijërisë, kryesisht mund të vështrohet në dy aspekte: a) aspekti normativ, apo i urdhëresave dhe b) aspekti edukativ, apo i parapërgatitjes.

a) Aspekti normativ, apo i urdhëresave
Kur’ani famëlartë dhe islami janë një sistem monolit pro njeriut, familjes dhe shoqërisë njerëzore. Ky sistem jetën e njeriut, nga lindja gjer në vdekje, e ka venduar mbi parimet më të shëndosha dhe më të drejta. Çdo segment të jetës së njeriut e ka përfshirë me udhëzimet, rregullat dhe ligjet superiore të tij. Edhe atëherë kur për fëmijët nuk përkujdeset kush, për to përkujdeset ky ligj dhe ky Kur’an.

Në shoqërinë, në të cilën filloi të zbritet Kur’ani, krahas gjithë atij çrregullimi njerëzor që zotëronte në mesin e saj, edhe fëmijët i nënshtroheshin dhunës dhe padrejtësive, si nga ana e prindërve ashtu edhe nga sistemi i organizimit shoqëror. Prandaj, për ta shpëtuar shoqërinë nga ky kaos i madh, Allahu, xh.sh., me mëshirën e tij, e zbriti këtë ligj, i cili do ta ruante integritetin e njeriut nga lindja gjer në vdekje.

Nëse i analizojmë ajetet të cilat kanë të bëjnë kryesisht me periudhën e hershme të njeriut, fëmijërinë, dhe atë në aspektin normativ, do të shohim një sërë dispozitash dhe ligjesh që e ruajnë dhe e rregullojnë atë periudhë, ku fëmijët janë të pafuqishëm për ta mbrojtur të drejtën dhe jetën e tyre. Ja p.sh., se si Kur’ani i mbron fëmijët, kur është në pyetje mbytja e tyre, qoftë para lindjes, me abort, qoftë pas lindjes, me “varrosje” nga ana e prindërve dhe institucioneve përkatëse: “Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimet atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh”. (El-Isra’, 31)
Kur’ani fëmijëve ua mbron dhe garanton të drejtat absolute që prindërit e tyre t’i pranojnë për fëmijë të shtratit të tyre, përderisa nuk kanë dëshmi kundër legjitimiteti të tyre, dhe sipas mundësive t’i risin duke ua plotësuar të drejtat dhe nevojat.
Allahu, xh.sh., thotë:
“Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të tyre dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre, ashtu si­ç është rregulli. Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësin e tij...” (El-Bekare, 233) Pra, sipas sintagmës “El-mevludu leh”, (personit të cilit i takon fëmija) e cila përmendet në ajetin e cituar, mendohet mbi babanë. Norma obliguese mbi përkujdesjen e prindërit ndaj fëmijëve vazhdon të jetë e fuqishme derisa fëmija të ketë pronën e tij personale, për arsye se më ai nevojat e tij i mbulon me pasurinë e tij dhe kjo është e lejuar, mirëpo, kjo nuk do të thotë se prindi lirohet totalisht nga përkujdesja ndaj tyre, ai edhe më tutje vazhdon të jetë përgjegjës për to. Po ashtu nënave nuk u lejohet që t’i ndajnë nga gjiri fëmijët para kohë. Kjo është siguria e Allahut, xh.sh., që ua garanton fëmijëve.
“O ju besimtarë, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Et-Tahrim, 6) Nga ky ajet nënkuptojmë që prindërit janë të obliguar dhe përgjegjës për ruajtjen e familjes nga zjarri i xhehennemit, duke i mësuar që të jenë të vendosur në besimin e tyre dhe t’i zbatojnë urdhrat kur’anore.

Lukmani iu drejtua djalit të tij, duke i thënë: “O djali im, mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe!” (Lukman, 13) Të kërkuarit e prindërit në vazhdimësi që fëmija i tij të mos largohet nga besimi i drejtë dhe i vërtetë është prej detyrave të para që duhet t’i realizoj me sukses.

Gjithashtu, Kur’ani rregulloi edhe statusin social dhe trashëgues të fëmijës. Në raste të veçanta, siç mund të jenë shkurorëzimet e prindërve ose vdekja e ndonjërit nga prindërit, Kur’ani caktoi dispozita që sigurojnë të ardhura materiale për të. Nëse ndodh shkurorëzimi, sipas dijetarit Amin Ahsan Islahi, juristit pakistanez, dhe atë duke u mbështetur në ajetin e lartëcituar “...I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre, ashtu si­ç është rregulli...”, i cili fton për një vëmendje të posaçme ndaj fjalës “ma’ruf”, thekson se në bazë të këtij ajeti gruas së ndarë por edhe fëmijëve i sigurohet mbajtja sipas traditës ekzistuese në shoqëri.

Marrëdhëniet në të drejtën trashëguese, në Kur’an, janë të rregulluara detalisht dhe në mënyrë precize. Ai cakton shkallët ligjore të trashëgimisë, ku nuk është anashkaluar edhe e drejta trashëguese e fëmijës. Në Kur’an thuhet: “Allahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë trashëgimtare vetëm femra, dy e më shumë, atyre u takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet, nëse është një femër, asaj i takon gjysma, ...”, po ashtu në ajetin vijues thotë: “Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që lënë gratë tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë, juve u takon një e katërta nga ajo që e lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borxhi.” (En’Nisa’, 11-12)

Pra nga këto ajete nënkuptojmë se Kur’ani me xhelozi e ka ruajtur integritetin e fëmijës, i cili ka mundur t’i nënshtrohet padrejtësive dhe diskriminimit nga ana e prindërve dhe institucioneve përkatëse shoqërore. Ka edhe ajete të tjera, të cilat ne nuk i kemi shënuar, e që kanë të bëjnë me promovimin e të drejtave të fëmijëve.
b) Aspekti edukativ, apo i parapërgatitjes
Aspekti tjetër i tematikës kur’anore e cila ka të bëj më periudhën e fëmijërisë, e që është sfera e edukimit dhe parapërgatitjes mentale, fizike dhe shpirtërore, është me dominues dhe më tërheqës edhe për vetë fëmijët.

Mrekullia e Kur’anit gjendet në atë se, Allahu, xh.sh., e bëri të kuptueshëm. Ai për nga përmbajtja nuk është libër filozofik, apo diç tjetër, që nuk do të mund të kuptohej vetëm se nga një numër i caktuar njerëzish. Kur’anin mund ta lexojnë dhe ta kuptojnë edhe fëmijët, përveç se disa ajeteve, të cilat kanë statusin e ajeteve “muteshabihat” (ajete më pak të kuptueshme) dhe disa rasteve, të cilat Allahu, xh.sh., me qëllim i la të fshehura për njerëzit.

Në univerzalitetin e Kur’anit përfshihet edhe sfera e pedagogjisë, e cila edhe sistematikisht njihet si “pedagogjia kur’anore”. Qëllimi i çdo sureje dhe ajeti është që t’i edukoj njerëzit në frymën e pastër hyjnore dhe në çdo situatë të jetës të mund të sillen në përputhshmëri me vullnetin e Allahut, xh.,sh. Ky karakter i Kur’anit shprehet në mënyra dhe forma të ndryshme: me anë të këshillave, udhëzimeve, detyrimeve, tërheqjes së vëmendjes, ndalimeve, rrëfenjave historike, personaliteteve dhe botëkuptimeve të ndryshme.

Kur’ani famëlartë këtë cikël e fillon nga faza e paralindjes së foshnjës. Allahu, xh.sh., me shembullin e rrëfenjave historike, respektivisht personaliteteve kur’anore, mëson se si duhet “mbjellur farën” dhe cili duhet të jetë qëllimi final i zhvillimit të njerëzimit. Dy bashkëshortët duhet të fillojnë të kërkojnë nga Allahu, xh.sh., ndihmë që fëmijët e tyre të përqendrohen rrugës së drejtë dhe të bëhen heronj të saj. Kështu veproi Zekerijai a.s., i cili kur pa sesi Allahu, xh.sh., e ushqen Merjemen, me pemë dhe ushqime të llojllojshme, bëri këtë dua: “O Zoti im më dhuro mua nga ana jote pasardhës të mirë, Ti je me të vërtetë Dëgjues i duasë.” (Ali Imran, 38) Po ashtu, Kur’ani kur flet për gruan e Imranit, nënën e Merjemes, tregon se cili duhet të jetë qëllimi i dy bashkëshortëve, të cilët fillojnë të “mbjellin frytin njeri”. Në Kur’an thuhet: “O Zoti im! Të jam betuar Ty se (fëmija) që është në barkun tim t’i përkushtohet shërbimit Tënd. Prandaj, ma prano mua se me të vërtetë Ti je Dëgjues e i Dijshëm.” (Ali Imran, 35) Në fakt, nëna e Merjemës kërkoi nga Allahu, xh.sh, që t’i fal një djalë, ashtu që ta përgatis që gjithmonë të jetë në shërbim të Tij, mirëpo Allahu, xh.sh., ia fali një vajzë, respektivisht Merjemen. Nga ajeti kur’anor mund të kuptojmë edhe një realitet: se nuk është gjynah të dëshirosh që Allahu të të fal një djalë, megjithëse nuk duhet ta urresh vajzën. Kur’ani nuk e qorton nënën e hazreti Merjemes për dëshirën e saj.

Faza e parë e fillimit të edukimit të fëmijës fillon nga ajo kohë kur ai/ajo fillon të mësoj të flas, bile edhe para kësaj, duke i parë prindërit në punë të mira, ibadet, etj, sepse para se të mësoj të shqiptoj, foshnja fillon të kuptoj duke parë me sy. Karakteristika e Kur’anit në këtë aspekt qëndron në faktin se ai me univerzalitetin e përmbajtjes së tij tërheqë vëmendjen e fëmijëve, kështu që me rrëfenjat historike, melodinë e bukur që e ka, me strukturën e sureve të shkurtra, kristalizon bontonin dhe shpirtin e tyre. Aspekti historik i Kur’anit është shumë domethënës për fëmijët, kur është në pyetje edukimi i tyre dhe se çfarë ofron Kur’ani për to. Ja se si Kur’ani i motivon fëmijët që të jenë të vendosur në besimin e tyre dhe të mos luhaten ndaj sfidave satanike, dhe sjellë shembullin e Ibrahimit, a.s., i cili si djalosh refuzoi besimin e kotë dhe promovoi besimin e drejtë. Allahu, xh.sh., thotë: “Edhe kështu Ibrahimit ia mundësuam që ti shohë madhësitë e qiejve e të tokës për tu bërë edhe më i bindur. E kur atë e mbuloi nata, ai e pa një yll e tha: “Ky është Zoti im!” E kur u zhduk ai (perëndoi) tha: “Unë nuk i dua ata që humben!” Kur e pa hënën të posa lindur tha: “Ky është Zoti im!”, e kur perëndoi ajo tha: “Nëse Zotim im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur.” Kur e pa diellin të lindur tha: “Ky është Zoti im, ky është i madh!” E kur ai perëndoi tha: “O populli im, unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!” Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!” (El-En’am, 76-79) Po ashtu flet edhe për guximin e tij të madh që ia kishte dhuruar Allahu, xh.sh. Ai bëri çmos për besimin e tij të drejtë dhe për t’i larguar njerëzit nga besimi i idhujve derisa edhe veten e vendoi në sprovë, mirëpo guximi i tij dhe ndihma e Allahut, xh.sh., e shpëtuan nga e keqja e popullit të tij.

Një rast tjetër specifik që përmendet në Kur’an është edhe durimi dhe gatishmëria e Ismailit, a.s., djalit të Ibrahimit, a.s., për ta çuar në vend urdhrin e Allahut, xh.sh., dhe hapin që donte ta merrte babai i tij. “Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do Allahu, prej të durueshmëve!” (Es-Safatë, 102) Kur’ani famëlartë nëpërmjet këtij ajeti vë në sprovë të gjithë prindërit dhe fëmijët e tyre që në rast se kërkohet sakrifica në emër të Allahut xh.sh., duhet me anë të durimin dhe gatishmërisë të realizohet ajo dhe njëkohësisht edukon fëmijët se si duhet të sillen me prindërit, duke i dëgjuar dhe zbatuar urdhrat e tyre.

Kur’ani edhe më tuje vazhdon që me ajetet e tij të cilat shfaqin, me mënyrën e tyre specifike, të kaluarën dhe mësimet e saja, të ngjallë tek fëmijët kureshtjen për ta lexuar dhe dëgjuar edhe më shumë. Ka raste kur në Kur’an tregohen ndodhi interesante, me të cilat fëmijët jo vetëm që kënaqen, por edhe marrin edukatën dhe mësimin e shëndosh, si p.sh., rasti me djelmoshat e shpellës, krijimin e Ademit, a.s., dhe Havës dhe gabimin e tyre, Habilin dhe Kabilin, Nuhin, a.s., me popullin e tij, luftërat, etj. etj. Pra, metoda e edukimit të fëmijëve me anë të rrëfenjave historike, respektivisht personaliteteve, është njëra ndër metodat të cilat i promovon Kur’ani famëlartë, metodë e cila ka efikasitetin e saj të përhershëm dhe që len gjurmë të thella në shpirtin e fëmijëve.

Specifika tjetër e edukimit të fëmijëve që promovon Kur’ani është edhe këshilla dhe udhëzimi në punë të mira. Kur fëmija lexon Kur’an dhe nga pak e kupton ose ia shpjegon dikush tjetër, ai, padyshim, që do të filloj t’i largoj problemet dhe dilemat të cilat e preokupojnë, për arsye se metoda e këshillës dhe udhëzimit kur’anor, ia zbut zemrën dhe ia qetëson mendjen; në shpirtin e tij len gjurmë të thella pozitive, ia ndryshon gjendjen e sjelljes, ndërsa e largon nga mendimet dhe animi kah e keqja.

E para që Kur’ani kërkon nga fëmija është njohja dhe besimi në Allahun, xh.sh., dhe këtë e ka demonstruar me një sure shumë të shkurtër dhe shumë të qartë, të cilën nuk ka fëmijë që nuk e mëson që nga ditët e para kur fillon të mbaj mend. Kjo është sureja “El-Ihlas”, ose siç është bërë traditë të njihet tek ne si “Kul huvall-llahu”.

Forma e shkurtër, me kuptim dhe përmbajtje të gjërë e këtyre sureve, të cilat nuk janë edhe pak në numër, shkojnë në favor të fëmijëve, ngase kanë mundësi më shpejt t’i lexojnë dhe më lehtë t’i mbajnë mend dhe ndërkohë në shpirtrat e tyre të ngulitet edukata e mirëfilltë dhe pastër hyjnore.

Në suren En-Nur, në ajetet 58 dhe 59, Kur’ani promovon kulturën e sjelljes së fëmijëve ndaj të tjerëve, respektivisht ndaj prindërve, që në raste të caktuara të marrin miratimin dhe lejen, qoftë në hyrjen nëpër dhomat e prindërve, qoftë diku tjetër. Allahu, xh.sh., thotë: “O ju të cilët keni besuar, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj (shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju) në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto kohë janë kur ju nuk jeni të veshur...” po ashtu në ajetin vijues promovon të njëjtën sjellje dhe kulturë dhe kërkon që të merret leja për të hyrë në dhomat e prindërve. Muhamed Gazali, dijetari i shquar bashkëkohorë, në tefsirin e tij, duke i komentuar këto sjellje, thotë: “Në to (shtëpitë) njerëzit pushojnë të zhveshur dhe privativizmi i tyre patjetër që të jetë i mbrojtur dhe për këtë shkak ai i cili vjen duhet të lajmërojë, të jap selam ose ndonjë përshëndetje tjetër dhe të kërkoj leje për të hyrë. E njëjta rregull vlen edhe për njerëzit tjerë të shtëpisë të cilët kalojnë nga dhoma në dhomë.”

Një shembull tjetër që shfaqet në Kur’an është edhe sureja Lukman. Në të Kur’ani pasqyron moralin dhe edukatën e shëndosh, nëpërmjet këshillave të babait që ia jep të birit.

Pra, nga këto dhe ajete të ngjashme, mund të konkludojmë se Kur’ani, me përmbajtjen e tij univerzale, nuk e ka anashkaluar edhe periudhën e hershme të njeriut, fëmijërinë, dhe se për të ofron koncepte të mirëfillta që janë në favor të fëmijëve (njerëzve), dhe atë, duke e pasur parasysh që kjo kohë është vendimtare dhe bazament për të ardhmen e njeriut, ai e trazon shpirtin dhe e forcon moralin, ngrit vetëdijen dhe pastron vetitë e këqija që mund të importohen tek fëmijët.
Pjesa e dytë
Kur’ani me përqindjen e tij më të madhe, mund lirisht të thuhet, se është libër i rinisë. Atë më së miri e lexon, kupton dhe e ndjek rinia. Sipas Kur’anit njeriu i kalon tri periudha: periudhën e fëmijërisë, rinisë dhe pleqërisë. Tani vijmë në periudhën e dytë, pra, atë të rinisë, periudhë e cila zë një hapësirë të madhe në jetën e njeriut nga kalimi i tij prej fëmijërisë tek pleqëria. Kur’ani nuk e definon në detaje se kur fillon njëra periudhë e kur mbaron tjetra, por vetëm që një jetë të tërë e klasifikon në tri etapa.

Gabimisht është krijuar bindja në opinion se periudha e rinisë zgjatë nga mosha njëzet e pesë vjeçare deri në moshën tridhjetë e pesë vjeçare. Sipas Kur’anit kjo etapë është më e bujshmja nga dy etapat e tjera, gjithashtu, sipas konstatimeve tona, në bazë të analizave që arritëm t’u bëjmë ajeteve kur’anore, mund që këtë etapë ta ndajmë përsëri në nën-etapa dhe atë: etapa e hershme dhe etapa e vërtetë (vonshme) e rinisë.
Etapa e hershme e rinisë
Kjo etapë fillon nga koha e hyrjes së fëmijës në pubertet dhe mbaron me t’u forcuar fizikisht, mentalisht, shpirtërisht dhe martuar. Në momentin që fëmija hyn në pubertet për të më fillojnë të ndryshojnë dispozitat, dhe ai/ajo hyn në botën përgjegjësive. Nëse deri para kësaj kohe nuk ka pasur përgjegjësi, tani e tutje llogaritet çdo veprim dhe mendim i tij, dhe për to ose shpërblehet ose ndëshkohet. Mirëpo, prapë ndëshkimi në këtë etapë, në disa raste, nuk është në të njëjtën shkallë sikur që është në etapën e mëvonshme të rinisë, kur atëherë i riu është më i pjekur dhe më i vetëdijshëm mbi teorinë e së mirës (husn) dhe së keqes (kubh). Këtë e promovon Kur’ani, i cili kur flet për të riun dhe të rejën të cilët bien në grackën e prostitucionit, përcakton shkallën e dënimit me njëqind shkopinj dhe kur flet për të martuarit që bien në prostitucion rritë shkallën e dënimit me vdekje. Po ashtu, pasi që në këtë fazë të rinjtë nuk janë edhe aq sa duhet të përgatitur për t’u përballur me sfidat e jetës dhe detyrimet kur’anore, Kur’ani me një theks të veçantë promovon besimin në Allahun, xh.sh., bindjen e fuqishme ndaj Tij, dashurinë ndaj Allahut, dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.s., dashurinë ndaj islamit dhe Kur’anit, respektin ndaj prindërve etj., me anë të të cilave do të arrinte që shpirtin dhe besimin e të riut në këtë fazë ta ngrit në nivelin e duhur dhe ta përgatit për fazën e dytë pasuese. Ajetet dhe suret e periudhës mekase më së shumti i shkojnë në shërbim kësaj etape të rinisë.
Etapa e vërtetë e rinisë (e vonshmja)
Jusuf El-Kardavi, dijetari i shquar i kohës bashkëkohore, pohon që “kjo etapë, d.m.th., periudha e vërtetë e rinisë, është më e rëndësishmja, prandaj është edhe më e rrezikshmja.” Është më e rëndësishmja ngase nga kjo periudhë, në shumicën e rasteve, varet edhe e ardhmja, ndërsa është më e rrezikshmja ngase është më e ndërlikueshmja. Duke e pasur parasysh këtë fakt, Kur’ani famëlartë, kësaj periudhe, i kushton hapësirë më të gjërë në krahasim me dy periudhat e tjera.

Përmbajtjen kur’anore të kësaj natyre, kryesisht, mund ta vështrojmë në tri aspekte: aspekti normativ, aspekti pedagogjik, aspekti historik, aspekti shkencor, etj. Pra, nëpërmjet këtyre aspekteve, Kur’ani, të rinjve u promovon mostrën e mirëfilltë të jetesës dhe rregullimit shoqëror; ndërton shoqërinë mbi parimet më të shëndosha dhe me moralin më të lartë. Ngrit rininë ideale për një shoqërie ideale. Ky është Kur’ani, libri për të gjitha grupmoshat!
a) Aspekti normativ
Përgjithësisht nëse i vështrojmë ajetet që kanë karakter normativ do të shohim se synim i tyre është vënia e parimeve të përgjithshme pa u thelluar në detale. Mirëpo kjo nuk është gjithmonë kështu. Ka raste kur Kur’ani në mënyrë koncize dhe precize i definon dhe përcakton disa çështje të rëndësishme juridike, si p.sh., të drejtën familjare, trashëguese, pronësore, etj. Po ashtu ka ajete të cilat ndërlidhen edhe më raste dhe momente specifike, ku për të zbritur një dispozitë është dashur të ndodh një ndodhi, por kjo nuk donë të thotë që dispozita nuk vlen edhe për kohët tjera, përveç disa ajeteve të cilat i janë shtruar ligjit të derogimint. Pra nga ky aspekt i Kur’anit mund të nxjerrim një koncept të rëndësishëm për të ngritur dhe ndërtuar një shoqëri me rini të fuqishme dhe progresive.

Duhet theksuar një fakt të rëndësishëm, para se të fillojmë t’i shtjellojmë ajetet e karakterit normativ, se Kur’ani me gjithë përmbajtjen e tij, para së gjithash, i dedikohet rinisë dhe pastaj njerëzimit dhe gjithë botëve.

Çdo urdhëresë dhe çdo ndalesë, apo thënë përgjithësisht, çdo dispozitë kur’anore është në favor dhe në të mirë të njeriut, dhe assesi në dëm të tij. Si imperativ i parë i zbritur nga Zoti, pas pejgamberisë së Isait, a.s., për njerëzimin është “leximi dhe mësimi në emrin e Zotit.” Në suren El-Alek, ajeti i parë, thuhet: “Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).” Ky ajet nuk është i përkufizuar në kohë, dhe nuk vlen vetëm për Muhammedin, s.a.v.s., por është ajet që i dedikohet çdo njeriu, respektivisht, çdo të riu. Kur’ani me anë të këtij ajeti promovon rininë e ngritur mbi baza të arsimimit të shëndoshë, sepse kërkon kualitet në arsimim, kurse kualiteti arrihet kur shkenca zhvillohet mbi parimin “në emër të Zotit.” Në një ajet tjetër, duke e krahasuar të diturin me injorantin: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” (Ez-Zumer, 9), Kur’ani nxit, para se gjithash, të rinjtë që për ta dalluar të bardhën nga e zeza dhe të mirën nga e keqja, duhet arritur shkallë arsimimi, sa që të mos barazohen me injorantët në raste dhe momente të ndryshme. Vallë, a mund që një rini e arsimuar dhe e ngritur mbi këtë parim të Kur’anit të jetë e prapambetur dhe e degjeneruar?!! Jo, assesi.

Të gjitha shartet e islamit janë zbritur për qëllime të mira dhe për ta shëruar njeriun, respektivisht të riun nga sëmundjet degjeneruese shpirtërore të cilat janë: idhujtaria, dyfytyrësia, agresiviteti, kryelartësia, ngurtësia, etj.

Ajo që në radhë të parë kërkohet nga i riu musliman, në bazë të ajeteve kur’anore, është edhe besimi i paluhatshëm në Allahun, xh.sh., dhe në komponentët kryesor të fesë islame. Kur’ani kërkon dhe promovon një rini religjioze. Allahu, xh.sh., thotë: “Përqendro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e Allahut, në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë. (Përqendrohu në atë fe) të kthyer sinqerisht tek Ai, kini frikë prej Atij, dhe falnie namazin e mos u bëni nga idhujtarët...” (Er-Rum, 30-31) Sipas këtij ajeti religjioziteti matet në përqendrueshmëri në fenë. Pra deviza e një suksesi të madh, siç është njeriu me të gjitha mirësitë dhe përparësitë, është besimi në Allahun, Një të Vetmin dhe se ky është urdhri parësor. Mirëpo, sesa ky urdhër që promovon Kur’ani është i dobishëm për një rini, këtë e më së miri e konfirmon prapë Kur’ani: “Allahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (El-Bekare, 257). A mund të ketë dikush që një shoqëri ta nxjerr nga errësira në dritën e vërtetë përpos besimit dhe përqendrueshmërisë në të? S’ka dyshim! Kur’ani është libri i tevhidit dhe mirëqenies.

Specifika e normës juridike kur’anore ndryshon nga shumë ligje dhe sisteme juridike të shpikura nga vet njeriu. Allahu, xh.sh., e bëri Kur’anin të pranueshëm dhe të përshtatshëm me mundësitë e njeriut. Kur’ani nuk e vështirëson të riun përtej mundësive të tij. Prandaj, çdo dispozitë të riut ia shton mirëqenin dhe e mbron nga të ligat e djallit dhe epshit të tij të pakontrolluar. Me anë të urdhëresave të tij, siç janë namazi (II:238), agjërimi (II:183), zekati (IX:34-35), haxhi (III:97), respekti ndaj prindërve (XVII:23), mos vrasja me pa të drejtë (XVII:33), ndalimi i pirjes së alkoolit (V:92), ndalimi i prostitucionit (XVII:32, vetëvrasjes (IV:29), kamatës (II:275) etj. etj., janë mekanizma me anë të të cilave i riu ndërton vetveten, shoqërinë, shtetin dhe në fund ardhmërinë e tij të përkohshme dhe të përhershme. Ta marrim për shembull namazin dhe të shohim se çfarë roli ai mund të luaj për të riun. Allahu, xh.sh., thotë: “Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtetë namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e Allahut është më e madhja (e adhurimeve); Allahu e di ç’punoni ju.” (Ankebut, 45) Të falurit e namazit vërtetë e rregullon dhe e mbron rininë nga të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet sot ajo, ia hap horizontet dhe ia trazon shpirtin për ta venduar mirëqenin në tokë. Simbolika e namazit me anë të përkulshmërisë, nënshtrimit dhe qetësisë frymëzon të riun për të shikuar, së pari, çështjen e tij, dhe pastaj të tjerët, që simbolizohet me dhënin e selamit, së pari të djathtët, e që janë vëllezërit muslimanë, e pastaj të majtët, e që janë jo muslimanët.

Ose një tjetër shembull, siç është ndalimi i alkoolit dhe prostitucionit, dy sëmundjet më të rrezikshme tek rinjtë, të cilat kanë shkatërruar edhe perandori, e jo vetëm se rini e shoqëri të ndryshme. Kur’an preventon të rinjtë nga këto sëmundje me ndalesën kategorike të frekuentimit të tyre. Shoqëritë Perëndimore me të madhe janë duke harxhuar mjete materiale dhe sakrifica të mëdha për ta reduktuar, së paku, dëmin e këtyre dy sëmundjeve, por, sipas të dhënave, sakrifica e tyre është duke shkuar huq. Pse vallë?!! Sepse rinisë laike i mungon sensi për ta identifikuar të keqen dhe ligësinë e tyre dhe për t’u frikësuar prej tyre, ndërsa një rini e ngritur mbi parimet e shëndosha të besimit dhe religjiozitetit, s’ka dyshim, që të keqen e tyre e kupton më së miri, sepse janë të sigurt se një ndalesë e frekuentimit të tyre nuk vjen nga dikush tjetër përpos nga më i dijshmi, Allahu, xh.sh. “Thuaj: Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, qofshin të dukshme ose të fshehta, ndaloi mëkatin ...” (El-A’raf, 33)

Pra, nga këto dhe ajete të shumta të tjera që kanë të bëjë me aspektin normativ, kuptojmë se Kur’ani është pro rinisë dhe shoqërisë. Ai i vendon themelet e përgjithshme për një rini të mbarë dhe trazon shpirtin për një revolucion univerzal, po ashtu promovon rininë religjioze pas të cilës qëndron suksesi dhe mirëqenia.
b) Aspekti pedagogjik
Më lartë theksuam se cili është qëllimi i Kur’anit dhe rëndësia e tij në aspektit edukativ. Thamë se qëllimi i çdo sureje dhe ajeti është që t’i edukoj njerëzit në frymën e pastër hyjnore dhe në çdo situatë të jetës të mund të sillen në përputhshmëri me vullnetin e Allahut, xh.,sh. Nëse me kujdes e vështrojmë aspektin pedagogjik të Kur’anit, me të vërtetë do të shohim se ai, me konceptet e tij të përgjithshme dhe superiore, mban gjallë një shoqëri, respektivisht një rini, ngrit bontonin e pastër dhe forcon shpirtin i cili është themel dhe shtytës i proceseve progresive.

Kur’ani nëpërmjet këtij aspekti promovon një rini aktive, ambicioze dhe të shëndosh fizikisht, moralisht dhe shpirtërisht. Frymëzon të rinjtë për një jetë me ardhmëri stabile dhe harmonike. Karakteri pedagogjik i ajeteve kur’anore shprehet dhe manifestohet me forma dhe mënyra të ndryshme. Së pari Kur’ani me këtë aspekt mëton të ruaj besimin në Allahun, xh.sh., ta ndërtoj moralin e shëndosh, t’i forcoj lidhjet familjare, ta reduktoj urrejtjen ndërmjet njerëzve, ta shtroj stabilitetin dhe mirëqenien në shoqëri, ta pastroj shpirtin nga veset e këqija dhe gjuhën e besimtarit ta bëj prej atyre gjuhëve që të mirën ta nxjerrin jashtë, ndërsa fjalën e keqe ta eksportojnë në shportën e harresës, etj.!
Ja disa shembuj të kësaj natyre:

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – uh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, por atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im, mëshiroi ata ty dy, sikur më edukuan mua kur isha i vogël!” (El-Isra’, 23-24) Kur’ani nëpërmjet këtij ajeti shpreh rëndësinë dhe detyrimin që kanë bijtë ndaj prindërve. Nga edukata kur’anore është që prindërve mos t’u thuhet as “uff”, ose diç tjetër që shpreh mos dëgjueshmëri, madje me sjelljet e tyre duhet të jenë të butë dhe të mëshirshëm. Po ashtu në ajetet në vijim të kësaj sureje, Kur’ani promovon sjelljet dhe edukatën familjar, e cila manifestohet duke u ndihmuar dhe ndarë një pjesë të ndihmës për to dhe duke mos ua kthyer shpinën. Kush e bënë këtë? Me siguri ai, të cilin Allahu, xh.sh., e cek në fillim të ajetit: ai që nuk adhuron tjetër pos Allahut, xh.sh.

Teoria e qëndrueshmërisë (durimit) dhe Ihsanit është mjaftë e ilustruar në Kur’an. Ai vazhdimisht kërkon që të ngrit shoqëri të qëndrueshme (durueshme), që përpara sfidave dhe sprovave nuk dorëzohet dhe nuk luhatet në besim; ai vazhdon që shoqërinë ta kristalizon me perlat e Ihsanit, kurse ihsani është një koncept etik i cili për qëllim ka përmirësimin dhe ndërtimin e botës së brendshme të njeriut dhe largimin e veseve të këqija. Këtë më së miri e shohim në ilustrimin që jep Kur’ani, e që ka të bëj më këshillën e Lukmanit, a.s., djalit të tij: “O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira , e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtetë këto janë nga çështjet më të preferuara.” (Lukman, 17) Ja mostra e një rinie aktive me edukatë të shëndosh. Falja e namazit, urdhri për punë të mira dhe ndalimi nga të këqijat dhe durimi janë, sipas këtij ajeti, disa nga prioritetet për rininë e cila funksion në bazë të parimeve dhe përgjegjësive. Durimi sipas Kur’ani zë një vend të meritueshëm dhe nuk mund që një rini të jetë e suksesshme, e të mund të mos duroj në raste kritike. Pra, sipas tij, durimi është pjesë e moralit dhe edukatës.

Nga dy shembujt e lartë vërejmë se aspekti pedagogjik i Kur’anit, i cili për trajtueshmëri ka moralin dhe ngritjen e vetëdijes për një edukatë të pastër hyjnore, është tepër ndikues, dhe njëkohësisht edhe i pranueshëm, dhe formon, me konceptet e tij të amshueshme, shpirtin e kreativitetit dhe të elanit tek të rinjtë.

Një specifikë tjetër e këtij aspekti është edhe ajo se Kur’ani mëton të promovoj një rini të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme. Përgjegjësia dhe ndërgjegjësimi bëjnë pjesë në kategoritë më të larta të bontonit shembullor. Kur’ani këtë e ilustron në këto ajete: “Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush (por edhe të mirët), dhe ta dini se Allahu është ndëshkues i rreptë.” (En-Enfal, 25) Nga ky ajet nuk kërkohet rini mizore që “vret e pret” dhe bën çrregullime mbi tokë pa përgjegjësi, jo assesi, madje ai edhe kërcënohet me dënim për të papërgjegjshmit, por ai i vendon bazat për një rini që llogarit për çdo gjë. Po ashtu në këtë ajet: “Ju jeni populli më i dobishëm i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni Allahun.” (Ali-Imran, 110), Kur’ani fton për ndërgjegjësim, se Allahu xh.sh., nuk i privilegjoi me dhuntinë e të ftuarit në të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja, përpos që të jenë të tillë. Pra promovon çlirimtarët e drejtësisë hyjnore dhe ambasadorët e mirëqenies.

Pra, s’do mend se Kur’ani është për një edukim gjithëpërfshirës të njeriut, si për elementin shpirtëror, ashtu edhe për atë trupor. Ai i jep rëndësi njëjtë si shpirtit, mendjes, ashtu edhe trupit. Këto janë tri elemente nëpërmjet të cilave konstruksioni i njeriut është i pa deformuar, ndërsa në mungesë apo dobësisë së njërës njeriu është i paaftë për të qenë promotor i vlerave pozitive, morale e shpirtërore në shoqëri. Prandaj, Kur’ani me anë të këtij aspekti pedagogjik rregullon çështjen e besimit, moralit, edukatës, veshjes, hajes, pijes, punës, marrëdhënieve bashkëshortore, familjare, farefisnore dhe ndër njerëzore, religjioze dhe nacionale, etj., dhe me anë të këtyre komponentëve ngrit rininë e shëndosh dhe të pastër njerëzore që prodhon moral, stabilitet dhe mirëqenie.

Me këtë që theksuam nuk do të thotë se Kur’ani nuk përfshinë edhe elemente dhe segmente të tjera të karakterit pedagogjik, mirëpo ne si shembuj i zgjodhëm vetëm këto, duke dashur të tregojmë natyrën, fuqinë e mesazhit të tij dhe gatishmërinë për të ndërtuar një rini të shëndosh që zhvillohet mbi parimet e shëndosha.



c) Aspekti historik


Edhe aspekti historik i Kur’ani luan një rol shumë të rëndësishëm për të avancuar një shoqëri me rini të fuqishme dhe me ideale të sublimuara. Ngjarjet historike në Kur’an, veç asaj që tregojnë mbinatyrshmërinë dhe origjinalitetin e tij, janë edhe shembuj të së kaluarës që japin mësim dhe udhëzime të cilat kthjellin shpirtin dhe trazojnë guximin për të sakrifikuar pa kursim.

Aspekti historik i Kur’anit përfshinë kohën që nga krijimi i njeriut të parë, Ademit, a.s, dhe ky është një fakt shumë i rëndësishëm për vlerën e tij, deri në përfundimin e shpalljeve hyjnore, gjegjësisht me zbritjen e tërësishme të Kur’anit famëlartë. Madje në disa raste tregon edhe për të ardhmen. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që ky Kur’an është libër i historisë. Kur’ani rastet dhe ngjarjet historike nuk i sjellë të detajizuara, por të fragmentarizuara.

Nëse e analizojmë vetëm rastin “Ademi dhe Hava” në Kur’an do të shohim se ai nuk është i përmendur vetëm si rast i së kaluarës, por që vazhdon ende të jetë aktual mesazhi dhe mësimi i tij. Rasti “Ademi dhe Hava” është i rëndësishëm për shumë arsye, por ne do ti përmendim vetëm dy: e para, Kur’ani famëlartë nëpërmjet të dhënave historike demonstron dhe përgënjeshtron trillimet dhe shtrembërimet që bënë popujt e mëparshëm në librat e tyre qiellor në lidhje me Ademin dhe Havën, a.s., dhe e dyta: trason rrugën dhe qëllimin e vërtetë të krijimit të njeriut.

Hebrenjtë dhe të krishterët konsiderojnë se Hava është ajo e cila e mashtroi Ademin që të hajë nga pema e ndaluar, kështu që, në bazë të kësaj, femrën e konsiderojnë si qenie e cila gjithmonë e ndjell të keqen. Mirëpo, Kur’ani me anë të konstatimeve të tij të vërteta i përgënjeshtroi të gjitha këto trillime kundër gjinisë femërore. Sipas Kur’ani nuk është Hava ajo e cila e nxiti Ademin që të konsumoj pemën e ndaluar, por ai ishte vet Iblisi me insistimet e tij. “Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: “O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!” (Ta Ha, 120) Hava ishte vetëm pasuese e veprimit të të burrit. Shejh Muhamed Gazali në tefsirin e tij tematik të Kur’anit, thotë: “Nga konteksti kur’anor shihet qartë se Ademi është ai i cili bartë përgjegjësi të plotë për këtë veprim të vetin, ndërsa gruaja e tij mund të jetë fajtore vetëm për shkak të asaj se nuk e ka kundërshtuar dhe që nuk e ka këshilluar që të mos e bëj një veprim të tillë.” Po ashtu, në suren Ta Ha, thuhet: “Ne i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohet pemës), por ai harroi, pra te ai nuk gjetëm vendosmëri. Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi. E Ne i thamë: “O Adem, ky është armiku yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t’ju nxjerr kurrsesi nga xhenneti, e t’ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës).” (Ta Ha, 115-117) Çfarë rëndësie ka ky fakt për rininë? Ky fakt është i rëndësishëm për shumë arsye: shfaqet e vërteta e dy pararendësve të tyre; shfaqet Drejtësia Absolute përballë diskriminimit të femrës, e cila është bashkudhëtare e mashkullit gjatë jetës; tregon pasojën fatale që ka harresa dhe ajo që është më kryesorja: vetëdijson të rinjtë se Allahut, xh.sh., nuk mund t’i shpëtoj asnjë mendim dhe veprim, qoftë i mirë apo i keq, dhe se Ai gjithmonë i ka nën vigjilencë, etj. Gjithashtu, nga ajetet që flasin për krijimin e Ademit, a.s., kuptojmë edhe qëllimin dhe misionin tonë që duhet ta realizojmë në bazë të mundësive dhe kapaciteteve.

Një rast tjetër, e që është shumë specifik për kohën tonë, është edhe rasti: “Jusufi a.s., dhe palutëshmëria e tij në besimin e tij”. Jusufi a.s., ishte një i ri i cili, pas shumë sprovave, u sprovua edhe me sfidën më të rënd për kohën e tij. Thirrja për në amoralitet me të gjitha kushtet e volitshme, e cila vinte nga gruaja e sundimtarit të Egjiptit, gjegjësisht nga gruaja e cila edhe e rriti.

Në bazë të ajeteve kur’anore, të cilat rrëfejnë rrjedhën e ngjarjes, vërejmë te Jusufi a.s., disa cilësi: ndershmërinë, besnikërinë, durimin dhe shëmbëlltyrën e një të riu që i frikësohet Zotit të tij. Kur ajo, pasi i mbylli dyert, iu afrua dhe i tha: “Eja!”, ai me plot përgjegjësi ia ktheu: “Allahu më ruajt, ai zotëria im (e burri yt), më nderoi me vendosje të mirë (si mund t’i bëj hile në familje)?” (Jusuf, 23) Nga ky ajet shfaqet mesazhi: e mira duhet të kthehet me të mirë. Të mirën, të cilën e kishte gjetur Jusufi te pronari i tij, nuk mundte që ta kthente me të keqe, respektivisht, duke shkelur në nder të familjes. Kur’ani nëpërmjet këtij fragmenti promovon moralin e lartë dhe ndërgjegjen e shëndosh.

Pas disa orvatje për ta mashtruar dhe kur pa se nuk ka sukses në atë që dëshiron iu kërcënua me burgosje. “Ajo tha: “Qe, ky është ai për të cilin më qortuat mua, unë e mësyna atë, por ai u ruajt fort. Po qe se nuk bën çka e urdhëroj, ai gjithqysh do të burgoset dhe do të nënçmohet.” (Jusuf, 32), ndërsa Jusufi, a.s., edhe krahas këtij kërcënimi, nuk u luhat dhe tha: “O Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që më ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anoj te ato e të bëhem injorant.” (Jusuf, 33)

Shtrohet pyetja, a mund që rasti “Jusufi, a.s., dhe paluhatshmëria e tij në besimin e tij”, duke përfituar eksperiencë dhe mësim nga ai, të jetë model i kapërcimit të krizave që i kanë kapluar të rinjtë anë e mbarë botës në përgjithësi, e të rinjtë musliman në veçanti?!! Gjithsesi, që po!!! Ky është një model prej modeleve të shumta që promovon Kur’ani famëlartë.

Kur’ani edhe më tutje vazhdon, që me anë të këtij aspekti, të promovoj dhe të ofroj alternativa të shëndosha për çdo moment dhe situatë, nga të cilat, shpesh, të rinjtë bëhen pre e lakmisë, dëfrimeve dhe shfrenimeve. Kur’ani mëton të ndërtoj një rini të fuqishme që i bën ballë djallit dhe mekanizmave të tij, një rini që të keqes i del në pritë dhe e shuan me pa kompromis.

Ngjarjet historike si rasti “Habili dhe Kabili dhe sprova e tyre”, përpjekjet e Ibrahimit dhe djalit të tij, Ismailit, a., dënimet e popujve të padëgjueshëm sikur popullin e Nuhit a.s, po ashtu Adin dhe Themundin, përndjekja dhe përfundimi tragjik i të riut, Jahja, a.s, rasti me banorët e shpellës, rasti i Isait, a.s., i cili u bë pre e njerëzve të prishur dhe të devijuar të cilët e shtrembëruan të vërtetën e tij, dhe shumë raste të tjera historike, të gjitha këto konfirmojnë dhe demonstrojnë të vërtetën reale, besimin, moralin dhe vetëdijen e pastër hyjnore. Kur’ani me anë të këtyre rrëfenjave të vërteta promovon edhe drejtësinë e tij absolute. Një rini e cila merr mësim nga e kaluara s’do mend se është e suksesshme dhe e mbrojtur nga gabimet dhe devijimet.

Ta ilustrojmë edhe një shembull nga e kaluara të cilin e rrëfen Kur’ani famëlartë. Kemi rastin “Populli i Lutit a.s., dhe amoraliteti i tyre”. Në Kur’an thuhet: “Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: “A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush?” Vërtetë ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar.” (El-A’rafë, 80-81) Pra, në mesin e popullit të Lutit, krahas anomalive që ishin përhapur, kishte filluar me të madhe të përhapeh homoseksualizmi. Madje, ky popull edhe protestoi dhe iu kërcënuan pejgamberit të Allahut, Lutit, a.s, me arratisje në qoftë se nuk i len të lirë. Ai u tha: “(Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj botë! E gratë tuaja i leni anash, të cila Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kaloni çdo kufi!” Ata i thanë: “O Lutë, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua) me siguri do të jesh i dëbuar prej nesh!” (Esh-Shuara’, 165-167) Mirëpo, liria nuk kërkohet dhe demonstrohet në gjëra të cilat janë kundër natyrës njerëzore, bile edhe mund të jenë shkatërruese për shoqërinë, siç është homoseksualizmi. Liria manifestohet vetëm atëherë kur realiteti i saj nuk kundërshtohet nga natyra njerëzore. Dhe në fund, pas gjithë tërheqjeve të vërejtjes nga ana e pejgamberit, populli i Lutit iu nënshtrua dënimit të ashpër nga Allahu, xh.sh., (Es-Safat, 136)

Nga këto fragmente kur’anore, të cilat i zgjodhëm prej shume të tjerave, mund të përfundojmë se nuk ka aspekt kur’anor e që të mos jetë në dobi dhe në favor të njeriut. Pra, si gjithë aspektet tjera, e dhe ai historik, vërejmë që është mjaft atraktiv për rininë dhe se në çdo rast historik promovohet dhe mësohet shembullorja.

d) Aspekti shkencor
Aspekti shkencor i Kur’ani, apo përmbajtja e tij shkencore, nuk i ngjason librave shkencore të cilat punohen nga vet njeriu, duke qenë të ndara në kapituj dhe duke shtjelluar tema të ndryshme shkencore, por, është libër që përmbledh gjithçka në parime të përgjithshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-eshte-drit.piczo.com
 
<~Kurani liber per te gjith grupmoshat~>
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nje pyetje per te gjith .Ai qe e gjen i pari e merr nje liber elektronik Kuranin ne gjuhen shqipe pak mb.
» Nje pyetje per te gjith .Ai qe e gjen i pari e merr nje liber elektronik krejt ndryshe nga shperblimi tjeter qe ka qen Kuranin ne gjuhen shqipe i dhe klasifikimet e tij lexo me teper
» Kurani dhe shkenca e menaxhimit '' Kurani dhe menaxhmenti ''
» Rissi Rissi..Lexoni dhe Shkarkoni librin më të ri punuar nga stafi i Forumit "Përmbledhje Tregimesh Islame" Pjesa e parë
» Lajmerim për gjith antarët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: