E drejta e burrit ndaj gruas
Nga e drejta e jote ndaj bashkëshortes sate është që të jetë ashtu sikundër thuhet në hadith: "Nëse e shikon të gëzon, nëse e urdhëron të respekton, nëse mungon të ruan".
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Ai nuk ka shok, dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë Muhamedi është i dërguari i Allahut, i cili e transmetoi mesazhin, e zbatoi emanetin, e këshilloi umetin dhe luftoi në rrugën e Allahut derisa i erdhi vdekja, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, familjen e tij shokët dhe ata që e pasojnë atë. (El-Ena'm: 82)
Më pas:
Vëlla musliman, në kapitullin e kaluar bëmë fjalë për të drejtat e bashkëshortes sate ndaj teje, ndërsa në këtë kapitull do flasim – me dëshirën e Allahut – për të drejtat e tua ndaj bashkëshortes sate.
Dëshirojmë që shtëpitë islame të kthehen në gjendjen e tyre të parë, në dashuri, qetësi dhe butësi, të largohet urrejtja nga zemrat, pasi që konflikti ndërmjet bashkëshortit dhe bashkëshortes u shtua, u përhap pakënaqësia e bashkëshortit ndaj bashkëshortes, e bashkëshortes ndaj bashkëshortit dhe lutja e gruas u bë e vazhdueshme ndaj atij që u bë shkak që të martohet me këtë njeri të prishur, por edhe lutja e burrit u bë e vazhdueshme ndaj atij që u bë shkak që të martohet me këtë grua arrogante.
Dëshirojmë që prapë të kthehemi te libri i Zotit tonë, te shëmbëlltyra e të dashurit tonë Muhamedit a.s. "Më i miri prej jush është ai që sillet mirë me familjen e tij. Unë më së miri sillem me familjen time". Transmeton Tirmidhiu.
Pra, nëse nuk më merrni shembull në marrëdhëniet në familjet tuaja, nuk do të keni shpëtim, nga ne kërkohet që Pejgamberi a.s. të jetë shembull për ne, të shohim se si është sjellë me bashkëshortet e tij dhe si janë sjellë ato me të?
Të drejtat e burrit ndaj gruas këtu i përmbledhim në tri pika:
E drejta e parë: E drejta e respektimit të tij.
E drejta e dytë: Që t'ia ketë drojën Allahut në bashkëshortin e saj???.
E drejta e tretë: Zbukurimi të jetë për të e jo për dikë tjetër.
Këtë do ta sqarojmë me pak fjalë në rreshtat vijues. E lusim Allahun që të na bëjë neve dhe juve nga ata që e dëgjojnë dhe e respektojnë të mirën e tij.
Në kapitullin e kaluar thamë se ajo që i prishi gratë e familjet tona janë po ato gra që dështuan në jetën e tyre bashkëshortore, ato që formuan organizata të veçanta nën ombrellën e ashtuquajtur "Emancipimi i gruas", ato gra që nuk u përkulën dhe nuk e bënë qoftë edhe një
për Zotin, ato nuk vlejnë që të jenë shembull për gratë tona, por shembulli i grave tona janë nënat e besimtarëve, gratë e Pejgamberit a.s.
Gruaja, e cila e njeh erën e xhamisë dhe ndejat??? e diturisë, është thesari i kësaj bote.
E të tjerat janë ato për të cilat Pejgamberi a. s. ka thanë: "Vërtet ato e mohojnë bashkëshortin". I kanë thënë: E mohojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij? Tha: "Jo, e mohojnë bashkëshortin, njeri prej jush sillet më së miri me vite të tëra, e nëse ajo sheh diç jo të mirë tek ai, thotë: kurrë nga ti nuk pata hair – të mirë". Transmeton Buhariu.
Eja që t'i shohim të drejtat e tua ndaj bashkëshortes sate, transmetohet nga Hasin bni Muhsib – Allahu qoftë kënaqur me të – se si ka thënë: më ka treguar halla ime, e cila ka thënë: kam shkuar te Pejgamberi a.s. për të kërkuar ndihmë, kurse ai më ka thënë: "Ke ardhur që të ankohesh ndaj bashkëshortit". I thashë po, kurse ai më tha: "Si sillesh ti me të". I thashë se nuk e kundërshtoj përveçse në atë që nuk kam mundësi ta bëj. Më tha: "Ku je ti nga kjo, dije se ai është xheneti yt, ose zjarri yt". Transmeton Bejhakiu.
Pra, nëse e respekton do të hysh në xhenet e nëse e kundërshton do të hysh në zjarr.
E drejta e parë nga të drejtat e tua ndaj bashkëshortes sate është:
E drejta e respektimit – dëgjueshmërisë
Në kapitullin e kaluar kemi parë se gratë janë robër në shtëpinë e burrit (populli thotë: gjaku im, e robi yt). Atë grua që del nga shtëpia e saj pa lejen e burri, melaiket e mallkojnë deri sa të kthehet. Transmetohet nga Ibni Abasi – Allahu qoftë i kënaqur me të - se si Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nga e drejta e bashkëshortit ndaj bashkëshortes së tij është që ajo të mos dalë nga shtëpia veçse me lejen e tij, e nëse vepron ashtu melaiket do ta mallkojnë deri sa të kthehet apo të pendohet". Transmeton Ebu Jala
Gruaja është si zogu i detit, i cili i ndjen erërat para se sa ato të vijnë, e nuk ka grua që nuk e di se kur burri i saj është i kënaqur me të apo i hidhëruar. Pejgamberi a.s. e ka ditur hidhërimin dhe kënaqësinë e Aishes, ndaj i ka thënë Aishes: "E di nëse je e kënaqur me mua, dhe e di nëse je e hidhëruar me mua". Aishja e pyeti: E si e di këtë? Tha: "Nëse je e kënaqur më thua: Jo, pasha Zotin e Muhamedit, e nëse je e hidhëruar thua: jo, pasha Zotin e Ibrahimit". Qeshi dhe tha: Pasha Allahun, nuk e largoi veçse emrin tënd."
Transmeton Buhariu.
Kjo është mirësjellje mes bashkëshortëve fisnikë, kjo është shtëpi shëmbëlltyrë, kjo është shtëpi e të dërguarit të Allahut – paqja dhe mëshira qofshin mbi të.
Nga e drejta e jote ndaj bashkëshortes sate është që të jetë ashtu sikundër thuhet në hadith: "Nëse e shikon të gëzon, nëse e urdhëron të respekton, nëse mungon të ruan". Transmeton Ebu Davud
* "Nëse e shikon të gëzon": nuk do të thotë që gruaja të jetë yll i bukurisë para burrit të saj, kurrsesi, por t'i buzëqeshë në fytyrë nëse e shikon, e mos t'i shfaqë mrrolat para tij, e nëse mrrolet hidhërohet, ditën e gjykimit do të dënohet në zjarrin e xhehenemit, Pejgamberi a.s. thotë: "Tre personave nuk u ngrihet namazi i tyre nga koka as një pëllëmbë: Njeriut që e udhëheq popullin, e ata e urrejnë; gruaja e cila fle, ndërkohë që burri i saj është i hidhëruar, dhe vëllezërit e hasmëruar". Transmeton Ibni Maxhe
Nga të drejtat e mëdha të burrit ndaj gruas së tij është respektimi dhe dëgjimi i tij. Pejgamberi a.s. thotë: "Nëse burri e thërret gruan e tij në shtrat, e ajo e refuzon, kurse ai fle i hidhëruar, melaiket do ta mallkojnë deri sa të zgjohet". Transmeton Buhariu.
Gjithashtu, Pejgamberi a.s. thotë: "A dëshironi t'ju tregoj për gratë e xhenetit?" Thanë po gjithsesi, o i dërguari i Allahut. Ai u tha: "Çdo grua, e cila lind dhe është e butë, e nëse e hidhëron ajo thotë: këto dy duar janë në dorën tënde, nuk largohem nga ti derisa të jesh i kënaqur". Transmeton Tabarani.
Njoh shtëpi në tp cilat burri – për të ardhur keq – është i hidhëruar ndaj gruas së tij me muaj, e sikur të mos ishin fëmijët nuk do të kishin vazhduar marrëdhëniet mes tyre. A thua kjo është jetë, vërtet ky burrë është nga të vdekurit, dhe e ka thënë të vërtetën poeti:
Nuk është nga të vdekurit ai që ka pushuar me vdekje
Vdekje është vdekja e të gjallëve
I vdekur është ai që jeton i hidhëruar
I prishur dhe keqdashës.
Dëshiroj që në veshët e grave, bijave, motrave tona ta sjell si dhuratë këtë këshillë nga vëllai i tyre xheloz:
Kur burri kthehet nga puna në shtëpinë e tij, dëshiron që në shtëpinë e tij ta ndjejë qetësinë, mos ia paraqit listën e ankimeve ndaj nënës së tij, motrës, vëllait dhe fqinjëve, ai me këtë pëlcet dhe në të shumtën e rasteve pason shkurorëzimi.
Ki kujdes mos e pyet: Cilën nga shoqe e tua e takove sot? Apo çfarë kshin veshur shoqet e punës? Apo a e takove filanen në punë?
Motër muslimane, ti e di se në sa ora bashkëshorti kthehet në shtëpi nga puna e tij, rregulloje shtëpinë, zhvishi rrobat e kuzhinës, burri dëshiron që të të shohë të bukur ty dhe rrobat e tua, pasi që ishte jashtë shtëpisë me sy të mbuluar nga të tjerat, nuk ka biseduar me të huajat veçse me nevojë.
Ai dëshiron që në fytyrën tënde ta shohë buzëqeshjen, nuk pret që ti para tij rë jesh yll i bukurisë, merr shembull nga Umi Seleme – Allahu qoft i kënaqur me të – së cilës i kishte vdekur fëmija dhe këtë e kishte fshehur nga burri i saj derisa ai e kreu nevojën e tij, ia përgatiti ushqimin dhe e kaluan natën ashtu siç e kishin traditë, në mëngjes i tha: Çka mendon nëse një emanet ka qenë te ne dhe atë e ka marrë pronari i saj, a do ta kishe refuzuar një gjë të tillë? Tha: Jo. Ajo atëherë tha: Biri ynë ishte emanet te ne, e Pronari i tij e mori – i Lartmadhërishëm është Ai.
* "Nëse e urdhëron të respekton". Gruaja nuk bën ta presë burrin e saj me të papritura, ngase ai në shtëpinë e tij kthehet i lodhur, dëshiron buzëqeshje, respekt, fjalë që e qetëson atë.
* "Nëse mungon të ruan". Nuk i shfaq të fshehtat e shtëpisë, e të flasë për ushqimin dhe pijen e tyre, apo për koprracinë e burrit të saj apo për fisnikërinë, apo për mënyrën e sjelljes së tij ndaj saj, dije se këto janë fshehtësi të shtëpisë, nga mëkatet e mëdha është që burri të bisedojë diç me gruan e tij e në mëngjes fqinjët të flasin për të.
E drejta e dytë ndaj bashkëshortes tënde është "Mirësjellja".
Burri në mëngjes shpreson se gruaja e tij do të zgjohet e t'i përgatitë çaj apo ushqim, e jo që një gjë të tillë ta bëjë shërbëtorja apo vajza; ai e dëshiron gruan e tij të ndershme, të buzëqeshur, që ta kujtojë më pas dhe kështu ajo bëhet e dashur dhe mbrojtëse që ai të mos bjerë në mëkatin që e ka ndaluar Allahu.
E jo gruaja qysh në mëngjes të fillon me kërkesa ndaj bashkëshortit dhe kështu bashkëshorti nga shtëpia e tij të dalë i lodhur në punën e tij; menjëherë pasi ta mbyllë derën e shtëpisë të ndiejë se është zog i cili ka ikur nga kafazi i tij, dëshiron që të mos kthehet në shtëpinë e tij, por, gjithashtu, edhe burri përballë kësaj kërkohet që të mos jetë koprrac në përmbushjen e nevojave të familjes dhe ta dëgjojë fjalën e Pejgamberit a.s.: "Dinarin që e ke shpenzuar për të varfrin, dinarin që e ke shpenzuar për jetimin, dinarin që e ke shpenzuar në rrugën e Allahu, dhe dinarin që e ke shpenzuar për familjen tënde, më me vlerë është ai që e ke shpenzuar për familjen tënde". Transmeton Muslimi.
Nga e drejta e burrit ndaj gruas së tij është që ajo të kujdeset për bijtë dhe bijat e tij dhe që të mos dalë nga shtëpia e zbuluar, pa hixhabin me të cilin e ka urdhëruar Allahu dhe që në shtëpinë e tij të mos e fusë atë që ai e urren.
Gjithashtu nga e drejta e tij është që gruaja të mos udhëtojë veçse me atë që i lejohet të udhëtojë, përndryshe Melaiket do ta mallkojnë derisa të kthehet.
Për këtë habitem kur takoj në stacion profesoreshën apo doktoreshën, e cila udhëton pesë orë me shokun e saj të punës, e nëse i them se kjo çështje është e ndaluar me ligj – sheriatik, do të thonë: Ju dëshironi që të na ktheni në kohën e kaluar, por ne u themi se ne dëshirojmë që të ngrihemi me gruan, dhe t'ia japim vendin me të cilin Islami e ka ngritur.
Si ka mundësi që gruaja të vetmohet me burrin e huaj tetë orë vajtje-ardhje gjatë rrugës, të bisedojnë për preokupimet e shtëpisë, për sjelljet e bashkëshortit, fshehtësitë e shtëpisë, gjendjen e fëmijëve, aktualitetin e arsimit e të tjera… pas kësaj mes tyre patjetër fillon lidhshmëria dhe kështu bie turpi.
Kjo nuk është nga Islami, e as nga tradita me të cilën është njohur populli.
O vëllezërit e mi, jemi larguar shumë nga Islami, i cili është larguar nga mesi ynë, është larguar edhe burrëria dhe kështu është përhapur tradhtia, është paraqitur devijimi dhe ka humbur turpi.
Cilat janë ato të drejta që, nëse gruaja nuk i bën, do të jetë mëkatare tek Allahu i Lartësuar?
Njëra nga sahabijet ka shkuar te Pejgamberi a.s. për të kërkuar leje që ta vizitojë babanë e saj, i cili ishte i sëmurë, ndërkohë burri i saj ishte në udhëtim, Pejgamberi a.s. i tha: "Ruaje mungesën e burrit tënd". Transmeton Tabarani.
Është kthyer në shtëpinë e saj, pastaj është lajmëruar se babai i ka vdekur dhe ka shkuar që të kërkojë leje që së paku ta ngushëllojë nënën e saj, Pejgamberi a.s. i tha: "Ruaje mungesën e burrit tënd".
Është kthye në shtëpinë e saj, atëherë është zbritur Xhibrili a.s. dhe i ka thanë: Njoftoje robëreshën e Allahut se Allahu ia ka falur mëkatet e saj për shkak të ruajtjes së mungesës së burrit.
Ne dëshirojmë që në çdo lagje tonën të jetë nga një sahabe e tillë. Nëse burri i jep liri gruas së tij dhe nëse ai mungon e mungesa e tij zgjat, asaj i takon të shkojë në vende të mirësisë për këtë nuk ka dert.
E përfundoj me këshillën e një gruaje që ia jep bijës së saj para martesës. Ajo në fakt i përmban dhjetë këshilla dhe, nëse bijat tona i mësojnë në universitetet e tyre, do t'iu kishte mjaftuar që jeta e tyre të jetë e lumtur:
"Oj bija ime, ti je e edukuar dhe nuk ke nevojë për këshilla. Mos të kishte nevojë gruaja për burrë, unë nuk do të martohesha, por gratë janë të krijuara për burra dhe burrat janë të krijuar për gratë. Mësoji dhjetë gjëra që do të të duhen në jetë:
- Duaje burrin me dëshirë, respekt dhe gëzim.
- Mos shko aty ku nuk ka dëshirë dhe kurrë të mos të shohë të pastolisur, ose të ta ndiejë erën e keqe.
- Mbaja qetësinë kur ai fle. Bëja gati ushqimin, sepse ashtu dëshirojnë burrat.
- Ruaja pasurinë dhe edukoja fëmijët.
- Kurrë mos e kundërshto. Mos e kundërshto, përveç nëse ai vjen në kundërshtim me urdhrat e Allahut, ruaja sekretet dhe mos e hidhëro, sepse po e hidhërove nuk do të mendojë mirë për ty".
Marr nga libri: Të drejtat në Islam – Omer Abdul-Kafi
Pëktheu: Fatos Gërvalla