Nata e Kadrit është këshilluar nga Profeti s.a.v.s të kërkohet në dhjetëditëshin e fundittë muajit të Ramaanit,ndërkohë që është pranuar dhe festuar në natën e të këtij muaji.
Le t`i hedhim një sy porosisë së Profetit mbi ato çfarë ka thënë mbi këtë çështje.
"Disa personave prej jush Nata e Kadrit u është treguar në shtatë ditët e para të muajit, ndërsa disa të tjerëve u është treguar në shtatë ditët e fundit. Ju kërkojeni atë në dhjetëditët e fundit."
".....Ju kërkojeni atë në netët teke të dhjetë ditëve të fundit."
Një ndër rëfimet më të zgjeruara reth kësaj teme na e përcjell sahabi i nderuar Ebu Said el-Hudri [r.a] . Ai tregon: Hz.Muhammedi s.a.v.s bëri itikaf në dhjetëditët e para të ramazanit. Më pas në dhjetë ditëshin e mesëm të muajt bëri itikaf nën një çadër të bërë me lëkurë dhie. Në vend të derës së çadrës ndodhej një hasër. I dërguari i Zotit s.a.v.s e mori hasrën dhe e vendosi në një cep të çadrës. Më pas nxorri kokën dhe u drejtua njerëzve që ndodheshin në xhami. Populli u afrua nga ai. Ai u tha: "Unë duke kërkuar Natën e Kadrit bëra itikaf në dhjetëditëshin e parë. Më pas vazhdova itikafin edhe në dhjetëditët e mesme të muajit. Më erdhi engjëlli dhe më njoftoi se Nata e Kadrit ndodhet në dhjetëditëshin e fundit. Ata që kanë qenë në itikaf me mua deri tani, nëse duan , le ta vazhdojnë itikafin edhe këto dhjetëditët e fudnit.'
Nga sahabet e nderuar, Ubejd bin Ka`b [r.a], tregon se vëllai i tij e ka rastisur Natën e Kadrit në natën e njëzet e shtatë të muajit,dhe e ka vërtetuar këtë duke u nisur nga shënjat që kishte dhënë Profeti s.a.v.s rreth asaj nate.
Ashtu siç u vërejt edhe në hadithet e transmetuara, ka më shumë gjasa që Nata e Kadrit të jetë në netët teke të dhjetë ditëve të Ramazanit.Profeti s.a.v.s duke iu dedikuar më shumë adhurimit këto dhjetë ditë të fudnit, duke porositur njerëzit drejt një adhurimi më të thellë si dhe duke bërë personalisht itikaf në këto dhjetë ditët, e tregon më së miri këtë.
Sipas informacioneve që bëjnë pjesë në librat fetarë, thuhet se bashkë me Natën e kadrit janë të fshehura [mister] 'Ora e pranueshmërisë së lutjeve ditën e xhuma, namazi i mesëm brenda pesë vakteve, Ismi Adham [emri Më i Lartë] në EmratHyjnorë, kënaqësia e Allahut brenda gjithë adhurimeve, kijameti në kohë dhe vdekja në jetë." Kjo është për shkak që t`i mbajë muslimanët gjithmonë brenda një përgjegjësie para Allahut.
Kuptimi i sures Kadr
"Ne e zbritëm atë [Kur`anin] Natën e Kadrit. E ku e di ti çështë Nata e Kadrit. Nata e Kadrt është më e vlefshme se njëmijë muaj. Atë natë zbrsin melekët dhe shpirti [Xhibrili] me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje. Ajo [që përcakton Zoti] është paqe deri në agim të mëngjesit."
Nata më e vlefshme se Njëmijë Muaj
Ashtu siç thuhet edhe në përkthimin e sures Kadr,njoftohet se është "Më e vlefshme se njëmijë muaj pa natën e kadrit brenda tyre".Ky përgëzim hynorë është aq i qartë dhe i fortë sa nuk lë vend për asnjë koment tjetër. Si rrjedhojë, kjo është edhe një argument për vlerën e lartë të kësaj nate.
Ky transmetim nga Profeti s.a.vs është gjithashtu i rëndësishëm përsa i përket kuptimit të vlerës së Natës së Kadrit:
Profetit tonë të nderuar iu tregua mosha e njerëzve të popujve të ardhur para tij. I Dërguari i Zotit e pa mjaft të shkurtër jetën e popullit të tij në krahasim më të tjerëve. Ai mendoi se populli i tij nuk mund të kryej punë të mira sa popujt e tjerë për shkak të jetës së shkurtër. Më pas Allahu i Madhëruar i dhuroi atij Natën e Kadrit që është më e vlefshme se një mijë muaj.
Nata e zbritjes së Kur`anit
Nata e shejtë e Kadrit është gjithashtu një burim që bart vlera të pallogaritshme. Pikërisht këtë natë , Profetit tonë [s.a.v.s] ka nisur ti zbres Kur`ani famëlartë i cili është një mrekulli e përjetshme dhënë Profetit [s.a.v.s] prej Zotit të botrave. Mrekullia dhe drita e Kur`anit do të vazhdojë deri në kijamet.
Zemra e njeriut ndriçohet me Kur`an dhe përforcohet me kuptimet e larta e të thella të tij, i shkathtësohet mendja.Zemra e një personiqë nuk ka përfituar nga Kur`ani i përngjet një shtëpie të rrënuar. Atëherë le ta duam Kur`anin, ta lexojmë, ta mësojmë e t`ia mësojmë atë të tjerëve; të nxisim mësimin dhe leximin e tij. Gjithashtu të përpiqemi të mësojmë kuptimet e thella të ajeteve të Kur`anit si dhe të dëgjojmë prej tyre që e ka në kuptuar më së miri këtë libër hyjnorë.
Shkruajti: Merjem Salihi
Marur nga Revista:Zaman