Vlera e nates se Kadrit nen hijen e Kuranit dhe Haditehve
1. “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit.
2. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit?
3. Nata e Kadrit është me e rëndësishme se një mijë muaj!
4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqë deri në agim të mëngjesit.” (Suretu El Kadr)
Hadith:
Ebu Hurejre r.a. tregon se Pjegamberi, sal-all-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush falet natën e Kadrit, duke qenë i bindur në besim islam dhe ka qëllim të sinqertë, do t’i falen gabimet e tij të mëparshme.” (Muttefekun alejhi)
Aishja r.anha, ka thënë se Pjegamberi, sal-all-llahu alejhi ve selem, në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit bënte itikaf në xhami, mbyllej në të dhe thoshte: “Lypeni natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit Ramazanit.” (Muttefekun alejhi)
Poashtu kur e ka pyetur Muhammedin a.s. Hz.Ajshja se sikur te di se eshte nata e Kadrit si ti lutem Allahut xh.sh?
Muhammedi a.s. i tha: Ja Ajshe thuaj:Allahumme afuvvun kerimun tuhibbul afve fafu anni qe ne perkthim don te thot:
O Zot ti je fales fisnik e don faljen me fal edhe mua.
Pra eshte mire qe edhe neve ne keta nete te fundit te ketyre diteve te Ramazanit te pakten ti drejtohemi Allahut xh.sh me ket lutje e te shpresojm qe Allahu xh.sh per hir te kesaj nate te na meshiroj, nga gjunahet te na pastroj e ne Ahiret me muslimant si dhe me Muhammedin a.s. te na takoj ne Xhennetet e Allahut xh sh i cili ne Kuranin famelart na i premtoj.
Amin.