Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: DUAJA E NATËS SË KADRIT E BËRË NË XHAMIN E SHQIPTARVE BIBBIEN ITALI Thu 24 Jul 2014 - 3:58 | |
| Duaja e Natës së Kadrit
Eudhubilahi minesh-shejtanir Raxhim Bismilahir Rahmanir Rahim.
Elhamdulilahi rabil-alemin Wes-salatu ves-selamu ala Resulina Muhamedin Ve ala alihi Ves-sahbihi Exhmaiin.
Falemenderimi dhe Lavdërimi i qoft All-llahut.Zotit të botëve.Bekimi dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammedit a.s,mbi familjen e tij dhe mbi gjithë shokët e tij.
Falemenderime Allahut. Zotit të botëve. Bëmirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty, O Zot të adhurojmë, dhe vetëm prej Teje ndihm kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre që i udhëzove dhe bekove. O Zot, runa nga rruga e atyre që janë të humbur dhe që shkaktojnë hidhëriminTënd.
O Zot i Madhërishëm, Krijues i të gjithë botërave! Burim dhe mbrojtës i jetës! Zot i të gjithë atyre që dihen dhe nuk dihen, I të gjithë atyre që shihen dhe nuk shihen, I të gjithë atyre që miren dhe nuk miren me ment.Paç Lavdi dhe të qofshim falë.
O Zot i Madh.
Me zemër të penduar e me shpirt të pastër në këtë Natë të Bekuar, po të lutemi dhe po të drejtohemi për mirësi në adhurimin tonë, për ndihm në punët tona me të cilët Ti je i kënaqur.
O Zot i Madh!
Ti je mbrojtësi ynë, mbrona nga vështirësitë,nga pakënaqësitë. Pëlqe ibadetin tonë, punën tonë, veprimet tona, mbrona nga shikimet qëllimkëqija, nga brengat dhe telashet në shtëpitë dhe familjet tona.
O Zot i Gjithmëshirshëm,fali lëshimet tona,paditurin tonë, të metat tona dhe teprimet në jetën tonë. O Zot, mëkatet tona të përparme dhe të pasme, ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë, na i fal dhe na i mbulo ato.
O Zot, Ti që je pa fillim dhe pa mbarim,Ti që na din neve më mirë se sa e dimë ne veten tonë. Nuk ka Zot pos Teje. O Zot Ty je Sundues i Gjithpushtetshëm. Gjithëçka është në Dorën Tënde! Dhe askush s'mund të qëndroj përball vullnetit Tënd.
O Zot! Sundues i Gjithësisë! Të drejtohemi me përvuajtërie me zemër të penduar, për prindërit tanë, për etërit tanë, për nënat tona,për vllezërit tanë, për motrat tona, për bijtë tanë, për bijat tona,për paraardhësit tanë të ndëgjueshëm ndaj Teje. Dhurona Bekimin dhe Bereqetin Tënd, kënaqësinë Tënde. Ti na krijove, ne jemi robërit Tu. I përmbahemi besës që ta kemi dhënë.Ruana premtimin tonë, dëgjona O Zot lutjet që po ti Drejtojm. Ne nuk kemi mbrojtës tjetër përveç Teje. O Zot na çliro nga dora e armiqve Tu dhe armiqve tanë.
O Zot i Lartësuar, në kêtë natë të bekuar, duart kah Ty i kemi çuar Të lutemi O Zot, ndihmoj vllezërit tonë në Palestin-Gaza,në Siri, në Irak, Avganistan, Çeçeni, dhe gjithkund ku ato shtypen dhe ku kan nevojë. O Allah për hirë të kësaj nate të bekuar, jepu forc luftarve, durim per humbjet si dhe shperblim fitoren kundër armiqve tu dhe armiqve te Islamit, Nëse ata fitojn O Zot nëpër mes tyre fiton islami përhapet e vërteta dhe zhduket e kota.
O Allah, vajin tonë shëndëroje në gëzim, hidhërimet tona në pajtim, dhimbjet tona në shërim, shqetësimet tona në qetësim, në mesin tonë dërgo mirkuptim, që ashtu siç kemi lindur ashtu edhe të jetojm në islam dhe të të shprehim falemenderim.
O Zot, me gjithë në këtë natë të bekuar dhe në këtë vend të nderuar, të premtojm,se përveç Teje askënd nuk do ta adhurojm. Vetëm Ty do të Madhërojmë, vetëm Ty do të Lavdërojmë, të premtojm se për syfaqësi dhe krenari këtë s'do ta bëjmë.
O Zot i Lartësuar, që je duke na shikuar, të Mbështetemi Ty për të këqijat që kemi bërë dhe vepruar, të lutemi me na i fal dhe me na i mbuluar, për hirë të kësaj nate të bekuar, për hirë të Kur'anit që këtë natë e ke filluar, për hirë të melekve që botën kan rrethuar, për hirë të asaj që me paqe e ke mbuluar, që në të çdo gjë e ke caktuar. Të lutemi mirësi, shëndet, paqe, dashuri, rehati, pasuri, mbrojtje, fitore këtë vit me na caktuar.
O Zot, Mardhëniet tona na i rregullo, qëllimet tona na i pastro, zënkat dhe hidhërimet që kemi në mes nesh na largo,gjendjen na përmirëso,drejt rrugës së drejt na drejto, nga rruga e keqe na largo,Jetën tonë na e shto, nga zjarri i xhehennemit na mbroj dhe na largo, natën e varrit na e ndriço, veprat tona të mira në mizan na rando, të kqijat na i fshi dhe na i mbulo, mbi zan na lehtëso, të sëmurit tonë na i shëro, të vdekurit tanë na mëshiro, të burgosurit tanë na liro, rinin në islam na udhëzo,fëmijët tanë në frymën islame na eduko,lutjet tona na dëgjo dhe na i prano, gjithmon pran nesh qëndro.
Qëndro pran nesh atë ditë kur emri ynë do të harrohet,kur varri ynë do të shkatërrohet, kur fëmiu nga prindëri dhe prindëri do të largohet, kur veprat tona para Teje do të peshohen, kur vetëm Mëshira Yte do të kërkohet.
O Zot i Lartësuar! Të dëgjuarit tonë na pastro dhe na beko, nga dëgjimi i harramit na largo, zemrat dhe të pamurit tonë na pastro, gjuhat tona për dhikër na liro, për përgojime dhe harrame na shtërngo.
O Zot i Madh! Ti je dritë e qyejve dhe e tokës, me dritën Tënde mbushi zemrat tona, shëndriti fytyrat tona, ndriçona të djathtën tonë, ndriçona të majtën tonë, ndriçona qëndrimin tonë, ndriçona vendëqëndrimin tonë, ndriçona familjet tona, ndriçona vattrat tona, ndriçona vllezërit dhe motrat tona, O më i Mëshirshmi Mëshirues.
O Zot i Gjithësis! Kompenzoi humbjet tona, lehtësoi brengat tona, shlyej mëkatet tona, në të djatht na jep fletushkat tona, rëndo peshoren e të mirave tona, dhe na përgëzo me pamjen Tënde O më i bukuri i Gjithësis. O Zot i Madh! Kërkojm faljen Tënde, kërkojm Mëshirën Tënde, O Zot shtona diturin, pakona paditurinë, mos na lako zemrat tona pasi që na udhëzove. O i Përjetshmi mbykqyrës, O i Përjetshmi Furnizues, shtona fuqin e dashurisë,ibadetit,sinqeritetit dhe të mirënjohjes ndaj Teje. Forcona imanin ta ndjekim Kur'anin, ta jetësojm islamin në jetën që na dhurove dhe me të cilën do të dalim para Teje.
O Zot Ty je falës , e don faljen, na fal neve. Amiiin Shkrujti: Ilaz Salihi.....Imam në xhamin e shqiptarve Bibbien (Arezzo) Itali
| |
|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Re: DUAJA E NATËS SË KADRIT E BËRË NË XHAMIN E SHQIPTARVE BIBBIEN ITALI Tue 14 Jul 2015 - 4:42 | |
| Edhe sonte e benem kete dua benem lutjen e caktuar per naten e kadrit e cila ka ardh me hadith : O Zot Ti e falës, e don faljen më fal mua, falëm tesbih namazin knaqësi e madhe ....Allahu ua prnaoft të gjithve duat, agjerimet,ibadetet,dhikrin,sadakat...Allahu na mudnesoft edhe vitine ardhshëm ta arim dhe shum vite tjera amiin. | |
|