Dersi i Xhumas 27.02.2015
Xhamia e Shiptarve Bibbien
Ligjerues: Ilaz ef.Salihi
Tema: “Garimi në punë të mira” Lavd-falënderimet, frikë-respektet i takojnë vetëm Allahut xh.sh, Ai është i Gjithëmëshirshëm në këtë botë e Mëshirues i Posaçëm në botën tjetër, Furnizues i Përgjithshëm e i Vetmi Bereqetdhënës. Përshëndetjet, salavatet, selamet, paqja dhe bekimet e qofshin mbi më të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
O Allah ! Kërkojmë mbështetjen Tënde nga katër gjëra: prej diturisë që nuk sjell dobi; prej zemrës që nuk frikësohet; prej një nefsi që nuk ngopet dhe prej lutjes që nuk pranohet!
Të nderuar xhemat… (Të nderuar lexues) Duke e ditur qëllimin e ardhjes në këtë botë e që është adhurimi i Allahut xh.sh, duke ditur qëndrimin tonë në këtë botë e që është status i misafirit, e që shumë shpejt do të shpërngulemi nga këtu, duke e ditur se në këtë botë jemi në gurbet dhe çka do të fitojm këtu nga veprat e mira do të na shpëtoj apo do të na humb në ahiret, duke e ditur se synimi jonë është xhenenti i Allahut xh.sh andaj për ta fituar xhenentin dhe knaqësinë e Allahut xh.sh Krijuesin dhe dhuruesin e xhenentit, vendosa që njëherit ta këshilloj veten dhe juve të nderuar vllezër që ti punojm ato punë të cilat na shpin drejt xhenentit dhe knaqësisë së Allahut xh.sh.
Andaj vendosa që temën të cilën do ta elaborojmë, dhe me të cilën do të këshillohemi mes vete ta emërojë: “Garimi në punë të mira”
Të nderuar vllezër! Kjo bote është garë, ku një grup garojnë në gjëra të ndaluara në gjëra te gabuara ndërsa, një tjetër garon në atë që është e shëndoshë e mirë e pelqyeshme e lejuar. Nga cili grup dëshirojm të jemi duhet të zgjedhim sa nuk eshte bere vone?!
Të nderuar vllezër! All-llahu xh.sh nga Mëshira e Tij i dha njeriut shumë të mira, të mira këto të cilat nuk kan të numruar, si dhe i dha të mira me anë të të cilave do ta arij kënaqësinë e Tij dhe xhenentin e Tij por, edhe përkundër kësaj janë të pakt ata njerëz që garojnë në punë të mira dhe të hajrit, saqë mundemi me i numru në gishta ndërsa , të shumtë janë ata njerez qe garojnë ne pozita ne pushtet në gjërat materiale të kësaj bote, pas parasë, dynjasë pas prostuticionit, alkoholit, bixhozit hajnis, dollovereve, tradhëtise,mashtrimeve etj.
Nëse vërtetë jemi nga ata që e duam xhenentin e Allahut xh.sh atëherë me çfarë pune do ti drejtohemi atij dhe nga cila derë e tij duam të hijmë?!
Nëse duam të hijmë nga dera e quajtur Rejjan atëherë, duhet të ishim nga agjëruesit ndërsa, nëse kemi vendosur që të futemi nga dera e pushtetit, i gjithë pushteti i takon Allahut xh.sh dhe nuk egziston një derë e tillë në xhennet, atëherë kemi gabuar adresën se një derë e tillë egziston në xhehennem dhe do të jemi në shoqërim të shejtanit Allahu e mallkoft si dhe të Faraonit, nëse kemi zgjedhur të hymë nga dera e pasurisë,prostucionit, alkoolit, bixhozit, dollovereve, tradhtisë, mashtrimeve, poashtu është adres e gabuar, sepse këto derë nuk egzistojn në xhenent, por janë xhehennem. Atëherë e jona është të përcaktohemi se për çka do të garojm dhe çka duam të fitojm dhe të kemi një adres të sakt.
Nëse duam t’i përshtatemi kohës në të cilën jetojm dhe ti marim shembull njerzit të cilët e kanë zgjedhur këtë botë atëher ne e kemi bë zgjedhjen tonë dhe e dimë përfundimin..
Atëherë do të garojm sa më shumë të mledhim pasuri, sa më shumë të dëfrehemi,sa më shumë ti përshtatemi ecjes me kohën dhe trendeve të saj.
Në këtë mënyr garimi ynë do të ishte, nëse dikush është milioner ne do të garonim t’ja tejkalonim të bëhemi miliarder, nëse dikush ka shtëpi tre katëshe ne për tja kaluar do të bënim 4 katëshe, nëse dikush ka makin mercedes ne do tja kalonim duke blejt porshe, nëse dikush ka telefon samsung s2 për tja kaluar do të duhehste të marim s5, s6 e kështu me radhë…..
Por e gjith kjo është një humbje dhe një përfundim i keq.
Nëse do të donim që të garojm në punë të mira, do të duheshte që tu kthehemi udhëzimeve të Allahut xh.sh këshillave të Pejgamberit s.a.w.s si dhe jetës së sahabve të cilët e kishin dert ahiretin dhe punonin garonin që ta fitojn atë.
All-llahu xh.sh në Kur’anin Famëlartë thotë:
Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. ( Ali Imran : 133)
Në një ajet në Suretul Muminun ku All-llahu i cek se kush janë të shpëtuar mes tjerash thotë:
Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato. (Mu’minun: 61)
Pra të nderuar vllezër Garimi duhet te jetë në dije, në pasuri të hallallit, garim në ibadet adhurim), garim në gjëra të cilat e ngritin robin në aspektin e vetëdijes dhe ne aspektin e edukimit te mirfillt shpirteror. Muhamedi a.s. kishte kujdes dhe gjeneratën e tij e edukoi në aspektin e ngritjes shpirtërore dhe asiso u mësuan dhe garuan se cili prej tyre do të jetë më vepër mirë .
Garimi ynë në fillim duhet të jetë në farze pasi që ne kemi mangësi në to, e më pas dal ngadal duke i shtuar ato duke kaluar edhe në gjëra vullnetare.
Këshillat e Muhammedit s.a.w.s që të garojm në punë të mira janë të shumta ne do të cekim disa nga ato:
I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thot :
“ E kam parë një njeri sillej në xhenet përshkak se ka këput një degë të një peme dhe e ka larguar nga rrga që I pengonte muslimanët”
Nëse ne jemi vepër mirë dhe e kemi mësuar veten me gjëra të mira, atëherë kur na ndodh diçka si sëmundja apo udhëtimi, kur nuk mundemi ti vazhdojm punët e mira atëherë, Allahu xh.sh na shkruan sikur i kemi punuar ato punë të mira… këtë e vërteton hadithi i Muhammedit s.a.w.s i cili ka thënë:
“Nëse sëmuret robi iAllahut, apo është në udhëtim, I shkruhen të mirat e tij sikur që ka punu vepra të mira më herët kur ka qenë në vendin e vet”
Gjithashtu nëse vdes robi i Allahut [Subhanehu ve Teala] në punë të mira, dhe e përfundon jetën e tij me një përfundim të mirë, në ditën e Gjykimit do të ngjallet me atë vepër. Thot i Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] :
Ç’do person do të ringjallet me atë që ka vdekur”
Thot Aisheja [radijallahu anha] “ I Dërguari i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] agjëronte aq shumë sa që mendonim se nuk po e prish fare, dhe hante sa që mendonim se nuk po agjëron fare, dhe nuk e kam parë të dërguarin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] të ketë plotësuar agjërimin përveq se në ramazan, dhe nuk kam parë agjërim më shumë në muajt tjerë se sa në muajin shaban”
Allahu [Subhanehu ve Teala] i ka përshkruar Pejgamberët e Tij dhe pasardhësit e tyre, se ata kanë qenë prej atyre që shpejtonin dhe nxitonin në vepra të mira, ku Allahu [Subhanehu ve Teala] në Kur’an thot :
Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij.
Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh. ( El-Enbija : 90 )
Por pas Pejgamberve kush duhet marur si shembull?.. Cilët kanë qenë ata të cilët kan garuar në punë të mira dhe preukupimi I të cilve ka qenë shpëtimi e dëshira dhe sinimi I tyre ka qenë xhenenti?
S’do ment se ata kanë qenë sahabët Zoti qoft i kënaqur me ta , të cilët Allahu xh.sh I lavdëron në Kur’anin famëlartë ku thotë radiallahu anhum we reduh anh “Allahu ishte I kanqur me ta si dhe ata ishin të kënaqur me Allahun”
Që ti ndjekim as-habët r.anhum njëherit është edhe urdhër I Muhammed Mustafas I cili ka thënë: Pasone sinetin tim dhe sunentin e hulefai rashidinve, pasonja traditen time dhe pasonja traditën e sahabve te mi.
Pra kështu n aka mësuar Pejgamberi s.a.w.s.
Ata me të vërtetë ishin njerëz ishin burra që garonin në punë të mira, e jo në punë të kqija dhe punë të harramit me të cilat punë Allahu nuk është razi.
E dime fort mire rastin me Omerin r.a dhe Ebu bekrin r.a të cilët garonin në mes veti se cili do tja kalon në punë të mira.
Në një prej luftave Pejgamberi s.a.w.s kërkoi që ta furnizoin ushtrinë, atëherë kush kishte mundësi çonte nga pasuria e tyre prej asaj që I kishte dhënë Allahu xh.sh, kësaj radhe Omeri r.a tha vallahi kësaj radhe do tja tejkaloj Ebu bekrit r.a dhe do të çoj pasuri më shumë se sa ai .Shkoi te Pejgamberi s.a.w.s dhe e ëoi gjysën e pasurisë, më pasë erdhi Ebu Bekri te Pejgamberi s.a.w.s e dërgoj gjithë pasurinë e tij duke I thënë ja Resulallah ja pasurinë time e kam sjell për ta furnizuar ushtrinë muslimane.
Atëherë Pejgamberi s.a.w.s I tha Ebu Bekrit: Çka I le familjes tënde O Ebu Beker?
I thotë Ebu Bekri: Ja lash Allahun dhe të Dërguarin e Tij familjes time.
Me të vërtetë ata burra kanë garuar në punë të mira se cili po ja kalon, ndërsa ne sot garrojm në punë të liga me të cilat Allahun xh.sh e hidhërojm e kur dikush jep ma shumë neve hiq sna intereson.
Një ditë prej ditëve Pejgamberi s.a.w.s doli në xhami tek shokët e tij dhe pas namazit si e kishte zakon I pyete diçka dhe ksaj here I pyeti se cili nga ju sot ka vendosur me agjëru?
Në atë rastë e con dorën Omeri r.a me u përgjigj po ndërhyn dhe po I thotë: Ja Resuallah ne veç sa u ngritëm nga xhumi morëm avdes e dolëm në xhami dhe nuk kemi vendosur me agjërue.
Përsëri Pejgamebri s.a.w.s për herën e dytë pyet dhe thotë: Cili prej jush sot ka dhënë sadaka?
Prap Omeri r.a e con dorën dhe thotë: Ja Resulalalh ne vec sa u cum nga xhumi, morëm avdes dhe drejt erdhëm në xhami ku patëm mundësi me dhënë sadaka.
Kësaj radhe Ebu Bekrie coi dorën dhe tha: Ja Resulalalh unë kam vendos me agjërue sotë,si dhe për herën e dytë e coi dorën dhe tha Ja Resulalah unë sotë kam dhënë sadak.
Për herën e tret prapë po pyet Pejgamberi s.a.w.s: Kush prej jush sotë e ka vizituar ndonjë të sëmurë?
Atëherë prap po e con dorën Omeri r.a dhe po i thotë: Ja Resulallah, vec sa u cum nga xhumi dhe morëm avdes e dolëm në xhami spatëm mundësi em shkue me vizitue ndokënd.
Atëherë prap Ebu bekri cohet dhe thotë: Ja Resulallah ndëgjova se Abdurahman ibn Aufi ishte I sëmurë dhe duke ardhë për në namaz të Allahut vendosa të shkoj ta vizitoj atë shkova e vizitova dhe u ktheva.
Pra të tillë kanë qenë sahabët r.a e jo si ne spari sun po vendosim me ardh në xhami me u fal në namazet tjera e nuk bisedohet për namazine sabahit por edhe kur të vendosim të vim as që na shkojn në mend punët tjera si agjërimi nafile, sadakaja, apo vizita e ndonjë të sëmuri.
Një ditë prej ditëve Pejgamberi s.a.w.s ishte me sahabit e tij dhe u tregonte për Ditën e Gjykimit shokve të tij dhe u tregon se atë Ditë do të del një grup për xhenent e një për xhehennem, 999 kan me hy në xhehennem ndërsa 1 prej 1000 ka me hi në xhenent, ndërsa prej një grupi 70 mij veta do të hinë në xhennet pa dhënë llogari. Atëherë po sa e dëgjun këtë lajm njëri nga sahabët ende pa e kryer fjalën Pejgamberi s.a.w.s e coi dorën dhe tha: Ja Resulallah lutju Allahut që unë të jem një nga ata 70 mijë që do të hyn në xhenent pa dhënë llogari.
Atëherë Pejgamberi s.a.ws I tha Ty do të jesh prej atyre 70 mij vetave që do të hyn në xhenent pa dhënë lllogari.
Menjëher pas aty u ngrit edhe një tjetër dhe I thotë: Ja Resulallah lute Allahun që edhe unë të jem prej atyre 70 mijve që do të hyn në xhenent pa dhënë llogari..Pejgamberi s.a.w.s I tha tek ai grup te pasha.
Ja pra ky ka qenë derti I sahabve r.anhum edhe pse kan qenë të dallaur në punë të mira prap se prap janë lutur që te jen tshpëtuar, ndërsa derti jonë ështe kriza,pasurija,shtëpit, teknologjia e kështu em radhë thu ti se ne e kemi siguru ahiretin dhe ne kemi amrë garancën se jemi në atë grup të shpëtuar pa dhënë llogari se mo me dhënë llogari Allahu an rujt si dalën punët tona.
Shkuan te Pejgamberi a.s. Ebu Hurejre r.a. bashke me Bilalin r.a.ishin prej njerezve me te varfur ne mesin e shokeve te Muhamedit a.s. sa qe shpesh I binte te fikt Ebu Hurejres r.a. apo trullohej per shkake se me dite te tera nuk kishte qka me ngrene por imani besimi I tyre ishte koder te pathyeshem jo qe dobsoheshin por e kunderta se te tillet vetem sa forcoheshin .E pyeten Muhamedin a.s. O i Derguari I Allahut te pasurit tone po na e kalojne ne vepra te mira na meson diqka qe tua kalojme atyre iu tha Muhamedi a.s. pas qdo namazi thuani 33 her Subhanallah 33 Elhamdulilah 33 Allahu Ekber do tua kaloni atyre . Allahu qofte I knaqur me keta sahabij me keta shoke te Muhamedit a.s. nuk shkuan qe te ankohen se nuk kemi po shkuan ti thone se qysh tua tejkalojme atyre te pasurve ata po falen edhe ne po falemi ata po luftojme ne po luftojme ata po lexojne Kur’an ne po lexojme Kur’an por ata po japin ne rrug te Allahut nga ajo pasuria qe Allahu u ka dhene atyre dhe po na e tejkalojne ne vepra te mira na meson diqka qe te barazohemi me ta ne te mira ose tua tejkalojme atyre.
Ndërsa ne sot as që inetresohemi se dikush mundohet ma shumë dhe themi po tabi ata kanë u ka dhënë Allahu normal që do të japën, normal që dë bajn mire neve sna ka dhon Allahi, ato as që mund ti mbrim.
Ndërsa këto sahabi u ka interesuar dhe kan pas dertin se si tua tejkalojn në mënyrën e tyre, në gjendjen e tyre.
Pra vllezër të nderuar nese don shpetim nese dojm qetsi rahati ne kete bote dhe ne boten tjter të garojm ne ate qe eshte e mire ne ate qe Allahu te ka thirrur te garoshe e kurrsesi ne ate e cila te qon ne humner me te cilen e meriton denimin dhe hidhrimin e Allahut ne kete dhe ne boten tjeter.
Nëse e dojm xhenentin të garojm në ato punë që I hapin dyert e posacme të xhenentit.
Nëse dojm shoqërim dhe shpëtim në var ti zbukurojm veprat tona të cilat janë të vetmet që futen në var me ne.
Nëse e dujm pejgamebrin s.a.w.s dhe duam shoqërimin me të ti shtojm salavatet dhe sexhdet sepse një sahib kur doli një dite ne xhami tha a ka kush ndonjë lutje ndonjë d0Ùshirë që Allahu tja mundëson? U ngrit njëri tha Ja Resulalalh unë e dua shoqërimin me ty në xhenent. Atëher Pejgamberi s.a.w.s u emndua pak dhe tha shtoi sexhdet nëse e don shoqërimin me mua.
Nëse I duam sahabët dhe shoqërimin me ta ti amrim shembull në garim në punë të mira ahstu sic garonin ata.
Nëse I duam të devotshmit të garojm në disa punë të vecanta vepra kto të cilat do të na përngajsojshin me ta e ne kemi zgjedhur disa nga ata pune apo vepra ku me permendjen e tyre edhe do ta perfundojm dersin e sodit.
20 motive për punë të mira dhe garë në to
· Vizito shoqatat bamirëse dhe humanitare dhe bëru pjes e tyre në bëmirësi.
· Ndje se garimi në të mira është cilësi e besimtarëve të sinqertë dhe moral i melaikeve të afërt tek
· Allahu.
· Përpiqu ta ndjejsh të qarit dhe dëshpërimin e selefve kur iu kalonte ndonjë e mirë pa e bërë.
· Ndje se jeta është e shkurtër dhe se frymëmarrjet janë të llogaritura.
· Lexo libra për devotshmërinë, dhe veprat e mira.
· Dije se udhëzuesi për veprën e mirë ka shpërblimin sikur bërësi i saj dhe se ai që paraprin në vepra
· të mira ka shpërblimin e veprave dhe të pasuesve – bërësve të tyre.
· Vizito burrat e mirë dhe shoqëroji ata. Po kështu kërko të të vizitojnë dhe të luten për ty.
· Mëso për kureshtjen e madhe të selefit për të garuar në vepra të mira.
· Lute Allahu që ta lehtësojë rrugën deri tek vepra e mirë dhe udhëzimi për të.
· Ndjeje vendosmërinë për të bërë mirë dhe mbushe zemrën tënde me të.
· Dije se Pejgamberi, alejhi’s selam e luste Allahun për të bërë vepra të mira.
· Sill para syve Xhennetin dhe mirësitë që Allahu ka bërë gati në të për të sinqertit.
· Dije se bërja e veprave të mira në dunja bënë që njerëzit të të lëvdojnë ndërsa pas vdekjes të të
· duan.
· Ndje se mundësia që ti të bësh mirë dhe të jetosh gjatë eshte dëshmi e të qenit njeri i mirë tek
· Allahu.
· Dije se vazhdimi yt në punë të mbara qoftë edhe nëse janë pak është diç e dashur dhe e pëlqyer tek
· Allahu.
Për fund
-e lusim Allahun [Xheleshanuhu] që të na bëjë prej atyre që e përmendim Allahun xh.sh, dhe të na bëjë prej atyre që nëse bëjmë mëkat pendohemi prej tyre.
- e lusim Allahun [Xheleshanuhu] të na bëjë prej atyre që nxitojmë në vepra të mira dhe në kërkim falje.
e lusim Allahun [Subhanehu ve Teala] që të na largoj nga ç’do e keqe , të na largoj nga epshet e kësaj bote.