Dersi I Xhumas
20.03.2015
Xhamia e Shqiparve Bibbien-Itali
Ligjerues: Ilaz ef. Salihi
Tema: Zot na ruaj nga përçarja
Falemenderojm Allahun Zotin e botrave, prej Tij kërkojmë ndihmë.Atë e falemenderojmë, e lusim që të na drejtojë në rrugë të drejtë dhe të na i falë mëkatet.Nga Ai kërkojmë mëshirë pasi të vdesim, për ne dhe gjithë besimtarët. Te All-llahu kërkojmë shpëtim nga e keqja e shpirtërave tanë dhe nga veprimet e këqija. Atë të cilin All-llahu e drejton, atë askush nuk mund ta dërgojë në huti, por atë të cilin All-llahu e lë në huti, atë askush nuk mund ta kthejë në rrugë të drejt. Dëshmojë që nuk ka Zot tjetër veç All-llahut që meriton të besohet dhe adhurohet dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Salavatet dhe selamet tona qofshinmbi njeriun më të ndershëm dhe më të moralshëm, mbi vulën e Pejgamberis Muhammedin s.a.v.s të cilin Allahu xh.sh e dërgoi së bashku me të vërtetën (Kur’anin famëlartë), si prurësin e lajmeve të gëzuara dhe paralajmërues për Fundine botës, ta paralajmëron atë që ka mend, dhe ta meritojnë dënimin të pa besët.
Mëshira e All-lalhut qoft mbi të, mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik si dhe mbi të gjithë ata që ndjekën ndjekin dhe do ta ndjekin rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit.
I nderuari xhemat….Jemi në namazin e Xhumas Ditë madhështore, festë javore, kjo ditë na gëzon të gjitve
Si dhe na bashkon në një vend të dashur të Allahut xhaminë me të cilën e knaqim Allahun xh.sh.
I Nderuari xhemat gjëja ma e dashur tek Allahu xh.sh është bashkimi, vllezërija dashurija mes nesh, ndërsa gjëja më e urrejtur tek All-llahu xh.sh është përçarja mes nesh.
Përçarja jonë e hidhëron All-llahun xh.sh si dhe i knaq pabesimtarët, ku një fjal thotë përçaj dhe sundo…
Siduket ja kan aritur qëllimit pabesimtarët, duke na përça dhe ndodh ajo që ndodhë…
Andaj duke parë këtë të vërtetë vendosëm që sot do të folim diç mbi këtë çështje “Përçarjen” Temën e kemi titulluar; “Zot na rruaj nga Përçarja” Që sadopak nëpërmes kësaj teme të këshillohemi dhe të vetëdisohemi që të bashkohemi.
Zoti ynë thotë në Kur’anin famëlartë :
Dhe respektone All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.(Enfal 46)
Të gjithë ne i përjetojmë në një formë a në një tjetër xhevahiret, begatitë, që ka zbritur Allahu xh.sh, në këtë fe madhështore, në këtë Islam madhështor. Islami është fe e logjikës, fe e arsyes, fe e shpirtit dhe e trupit, fe e gjithçkaje që na rrethon, fe e qetësisë, fe e lidhjeve të mira me familjen, me njerëzit, e lidhjeve të mira me Allahun xh.sh, fe që plotëson me të vërtetë kërkesën dhe nevojën e mendjes, madje e kalon edhe atë.
Për të treguar se sa kanë qenë të bashkuar as-habët r.anhum do të treggojm një hadith të çuditshëm të Muhammedit s.a.ë.s i cili në pamje të parë duket mjaft i çuditshëm dhe i pa kuptimt. Ai a.s , thotë:
“Në qoftë se në enën e dikujt prej jush bie një mizë, një insekt, atëherë mos e derdh ujin, por zhyte mizën dhe nxirre atë, se në njërën anë të flatravetë saj ka sëmundje e në anën tjetër ka ilaç.”
Shokët e profetit Muhammedit a.s, e besuan këtë hadith , sepse e dinin sinqeritetin dhe besnikrinë e tij, e besuan edhe muslimanët më pas, por kur ra besimi , kur u dobësuan muslimanët, fillun ta shikojn me dyshim këtë thënie të Profetit a.s Si vallë të bjerë miza në enën tonë dhe ne të mos e nxjerri, por ta zhysim në të? Armiqt e e Islamit e shfrytëzuan këtë hadith, duke thënë: “Kjo është fe e pa pastërtisë” Kjo gjë u bë sprovë. Dikush duroi e dikush ra në këtë sprovë.
Por shkenca bashkëkohore, që ka hyrë në thellësitë dhe hollësitë më të mëdha,tregoi për vërtëtësinë e fjalëve të profetit Muhammed s.a.ë.s. Shkencëtarët thonë se kur miza i turet një ambienti ujor, flatrat që afrohet është ajo që ka mikrobe, se mikrobet duan ujë, ndërsa tek flatra tjetër ka antimikrobe.
Me të vërtetë në pamje të parë të duket fe që nuk mjaftohet me një të hyrë të mizës, por duhet ta zhytësh edhe një herë e pastaj ta nxjerrësh, ndërsa në realitet ajo është mrekullia vetë. Në qoftë se nuk do ta derdhësh ujin, nga që mund të jetë vështirë për t’u gjetur ose mund të jetë me pakicë, bëje këtë veprim, sepse është fjala e Profetit a.s. Është fjala e atij, i cili nuk gënjen, sepse flet me emrin e Allahut xh.sh. Islami është fe madhështore, fe e zbritur nga Allahu xh.sh , për njerëzit, fe e përkryer që udhëzon njerëzit.
Por lind pyetje ne, a jemi në nivelin e kësaj feje? A jemi pasqyrim real i kësaj feje? A jemi imazhi I vërtetë I kësaj feje madhështire? Për fat të keq, shpeshherë muslimanët ftojn kundër kësaj feje. Shembulli I këtyre muslimanëve është tamam si një makin e re, që nuk ka asnjë defekt, që është mjaft e bukur, por keq përdoret nga një shofer , që nuk e dinë vlerën e saj.
Shoferi e shkatërron, e keqpërdorë makinën dhe në fundë fare njerëzit e shajnë makinën. Po çfarë faji ka makina? Fajin e ka shoferi, që e drejton gabim këtë makinë, fajin e kemi ne që e drejtojm gabim këtë fe, e interpretojm jo ashtu siç don Allahu xh.sh.
Dua të pyes? “A jemi ne muslimanët që e vendosim kryen në sexhxhde dhe që vim një herë në javë në xhami, imazhi real përpara muslimanëve tjerë si dhe përpara jomuslimanëve këtu në këtë vend?
Kam frigë se shpesh herë ne bëhemi sprovë për të tjerët.Madje disa muslimanë arrijnë deri në atë pikë, sa kur të tjerët I shohin, thonë: “Shyqir që s’jemi muslimanë”. Shiko se çfarë po bëhet! Muslimanët po hanë njëri-tjetrin, po përçahen , konflikti mes tyre sa vjen e shtohet”. Sot sprova më e madhe për ne dhe për të tjerët është PËRÇARJA.Prandaj Zoti I gjithësisë e fton profetin Muhammed s.a.ë.s dhe neve bashk të lutemi me një dua:
Zoti ynë, mos na bën sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti je ngadhënjyesi, i urti.
Asnjë forcë nuk mund të na shkatërroj të na përçaj neve përvç nesh.Asnjë armik nuk mund të na mposht. Ne jemi ata që mund ta shkatërrojm veten tonë, ashtu si sëpata e cila e shkatërron pyllin, edhe pse bishtin e ka prej tij.
Trishtohesh kur shikon muslimanët, që nuk i japin dorën njëri-tjetrit, që nuk flasin me njëri-tjetrin vetëm për faktin se tjetri ka mendim të ndryshëm. Ky është hendeku më I madh,është sprova më e madhe. Prandaj nuk kemi për ta lënë këtë fe të ngrej krye, pa u bashkuar me njëri-tjetrin, pa e parë njëri-tjetrin në sy.
Neve na bashkojnë shumë gjëra e na ndjanë shumë pak gjëra. Pejgamberi s.a.v.s, ai që e dinte rezikun e përçarjes, ishte shumë i ndjeshëm. Ishte shumë kurioz të dinte hollësishtë se si i i kanë besimtarët lidhjet me njëri tjetrin dhe nuk falte aspak, nuk toleronte aspak, kur ata ata tentonin të përçaheshin njëri me tjetrin.
Pejgamberi s.a.v.s , bashkoi dy fise të mëdha , Ausin dhe Hazrexhin, të cilët kishin luftuar me njëri-tjetrin për 400 vjet me radhë. Kishin rënë me mijëra e mijëra njerëz në këto luftëra, por deshti Zoti i gjithësisë që këto fise u bënë muslimanë dhe u bashkuan në dorën e profetit Muhammed a.s
Në njërën nga betejat, ku mernin pjesë muslimanët e Mekes dhe Medines , dy shërbetorë , njëri nga fisi Aus dhe tjetri nga fisi Hazrexh u grindën me njëri tjetrin. Ata ishin dy vllezër muslimanë, dy sahib të Pejgamberit Muhamed a.s, por në grindje e sipër njëri i këkroj ndihmë fisit të tij e poashtu bëri edhe tjetri.
Sapo mori vesht këtë lajm , Muhammedi a.s u fut si vetëtëtim mes tyre dhe tha: “Kini frikë Allahunxh.sh . A vazhdoni ende me slloganet e xhahiljetit dhe të injorancës e unë jam akoma gjall? Lëreni këto sllogane, lëreni këto parime se atyre iu vjen erë e keqe”.
Andaj, në një situat ku gjendemi sot, ju ftoj që t’i kthehemi Allahut xh.sh. Të kemi frikë Zotin e gjithësisë, të kemi turp prej Allahut xh.sh, të kemi turp prej kësaj feje, se me të vërtetë poi a ulim vlerën asaj. Ftoj veten time edhe juve, që të mos shkaktojm përçarje, se kjo me të vërtetë është punë e shejtanit, punë e atij që knaqet kur i shikon muslimanët larg njëri-tjetrit. Le ta lusim Allahun xh.sh në sexhxhde me këtë lutje! O Zot, mos na bëj sprovë për jobesimtarët! Mos na bëj armiq të njëri-tjetrit, por afroi zemrat tona.
Në fund, desha t’ua kujtoj vetëm një moment të, ditës së fundit të jetës së Muhammed mustafas s.a.v.s.
Ditën e fundit të jetës së tij, profeti Muhammed a.s, s’mundi të dilte në xhami.Megjithatë , ai hapi perden e dhomës së tij dhe i pa besimtarët duke falur namazin e sabahut nën udhëheqjen e Ebu Bekrit r.a. i pa të gjithë të bashkuar, në një drjetim, në një saf përkrah njëri-tjetrit vllezër para Zotit të gjithësisë, të lidhur përpara Allahut xh.sh. Atëherë Pejgaberi a.s buzëqeshi dhe muslimanët gati sa nuk e prishën namazin nga gëzimi që shihnin pejgamberin e Zotit. Por Pejgamberi a.s u bëri me shenjë që të vazhdonin. Atë ditë pejgamebri Muahmmed s.a.v.s dha shpirt dhe ndërroi jetë I lumtur, me zemër të gëzuar, me fytyrë të bardhë përpara Zotit, sepse I la muslimanët si vllezër të njëri-tjetrit, duke u falur përpara madhështisë së Allahut xh.sh
E ne nësë nuk bashkohemi dhe nëse grindemi mes veti tash pas vdekjes së tij do të ndodhin këto gjëra edhe janë tu ndodhë:
· E humbim fuqinë, e humbim guximin,dhe biem në pesimizëm.
· Fillojm të mos ta duam dhe e urrejm njëri-tjetrin
· Shfaqen përçamje ndërmjet nesh.
· Derdhim gjakun tonë dhe humbim jetën
· Shkatërrohemi në këtë botë. Ndërsa në botën tjetër marim dënimin nga Allahu xh.sh
· Së fundmi ne humbim. Ndërsa shejtani dhe armiqt tanë festojnë.
· Më e keqja, Zoti do të na urrejë, sepse s’I kemi zbatuar urdhërat e Tij.
Allahu na ruajt nga grindjet, përçarjet dhe nga pasojat tragjike që vin nga ato.
E lusim Allahun e gjithësisë që mëshira e Tij të na përfshijë të gjithëve. E lus Allahun xh.sh , që me të vërtetë të kemi frikë madhështinë e Tij dhe në këto situate më shumë së kurrë t’I drejtohemi Allahut xh.sh me përgjërim, që t’I bashkojë zemrat tona, të na ofrojë tek njëri-tjetri, ta shikojmë njëri-tjetrin si vllezër me të cilët do të dlaim para Allahut xh.sh