Hutbe e xhumas
10.07.2015
Xhamia e shqiptarve Bibbien
Ligjerues:Ilaz ef.Salihi
Tema: Dhjetë Ditëte fundit të Ramazanit dhe sunenti i harruar dhe në zhdukje e sipër itikafi
Falemenderimet dhe lavdrimet i takojn vetëm Allahut xh.sh Krijeusit të Gjithçkafit,sunduesit të Ditës së Gjykimit,Mëshiruesit dhe Mëshirbërsit..Allahun e Faenderojm ndërsa vetëm prej Tij ndihm dhe falje kërkojm.
Allahune falenderojm që na ka krijuar insan,që na ka bekuar me iman,që na ka bër musliman dhe që na ka mundësu ta mrijm dhe ta ejtojm muajn Ramazan.
Nga Allahu kërkojm falje për të gjitha mëkatet tona qofshin ato të bëra me dije apo pa dije, të mdhaja apo të vogla, haptazi apo fshehurazi.
Nga Allahu kërkojm që të na mbron nga shejtani i mallkuar he veprat e tij të pëlqyera si dhe nga enfsi i pa ndëgjuar i cili është bashkëpuntor i shejtanit, si dhe kërkojm nga Allahu të na mëshiron neve dhe gjith besimtarët pasi që të vdesim.
Salavatet dhe selamet tona qofshin mbi kriejsën dhe pejgamberin më dë dashur të Allahut xh.sh i cili ishte dhe është mësuesi i agjëruesve, shembëlltyra e të durueshmve,vula e Pejgamberve Muhammedit birit të Abdullahut dhe robit të Allahut s.a.w.s.
Salavatet dhe selamet tona qofshin mbi familjen e tij të ndershme dhe të pastër, mbi shokët e tij ebsnik dhe të sinqert si dhe mbi të gjitha ata që e kan ndjek, e ndjekin si dhe do ta dnjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
I Nderuari Xhemat! Edhe pse All-llahu xh.sh e zgjodhi dhe e dalloi muajn e Ramazanit prej muajve të tjerë, dhe e nderoi atë me përzgjedhjen si muaj i zbritjes së Kur’anit, megjithatë edhe brenda tij Allahu xh.sh dalloi dhe zgjodhi disa ditë nga disa të cilat janë më me vlerë, është fjala pë dhjetë ditët e fundit të ramazanit që ne sot jemi duke e shijuar të tretën prej tyre, në të cilët Pejgamberi s.a.w.s e shtonte ibadetine tij e shtërngonte ripin dhe hynte në itikaf, e pas tij gratë e tij, as-habët r.anhum dhe mbar besimtarët islam vende vende edhe pse ky sunnet (itikafi) është në zhdukje e sipër, por ka akoma vende dhe nejrëz që e praktikojn.
Ndonëse muaji i Ramazanit është një muaj që i tëri në vete përmban një sërë shpërblimesh e të mirash, megjithëkëtë pjesa e fundit e tij thuajse është ajka dhe yndyra e gjithë të mirave që bëhen gjatë pjesës së njëzet ditëve të para. Për këtë arsye, Muhamedi a.s. Ramazanin e ndan në tri pjesë, për se thotë: “Ramazani: fillimi i tij është rahmet – mëshirë, mesi i tij është magfiret – falje që bën Allahu për robërit e Tij, dhe fundi është shpëtim nga zjarri i Xhehenemit”.
Megjithëkëtë, për veçoritë dhe specifikën që ka kjo koha e fundit, duhet t’u bëjmë një vëzhgim edhe disa haditheve, ajeteve dhe skenarëve që pikërisht vetë Pejgamberi ka realizuar, në mënyrë që ky të mbetet një film i paharruar për të gjithë myslimanët. Atëherë, si e ndërtoi dhe si e zbukuroi Muhamedi a.s. këtë kohë kaq të begatshme? Meqë muaji i bekuar i Ramazanit është një muaj kur filloi të zbriste Kur’ani, muaji ku Allahu xh. sh. hapi një kapitull të ri për krijesat e Tij, muaji kur u mbyll një program i mëhershëm hyjnor për të rinisur një program më i mirë, që një pjesë e vendimeve të mëhershme të anuloheshin dhe një pjesë tjetër të shtohej deri në fundin e kësaj bote. Që të gjitha këto u realizuan në muajin e Ramazanit, dhe pikërisht në dhjetë ditët e fundit ndodhi kjo shfaqje që vuri themelet e fesë islame:
Andaj të nderuar vllezër ne i kemi mritur këta 10 ditë andaj, ti jetojm ato ashtu siç i kishte kaluar dhe jetuar Muhammedi s.a.w.s dhe as-habët r.anhum, ngase këto 10 ditë janë më të vlefshme se 20 të parat sepse siç e dimë në to ka filluar zbirtja e Kur’anit dhe në to gjendet nata e kadrit.
Si i kalonte Muhammedi s.a.w.s këto 10 ditë a e shtonte ibadetin apo ishte si zakonisht?
Ne përmendëm se Muhammedi s.a.w.s i veçonte këto dhetë ditë e mbështellte shtratin e tij dhe ju rekte ibadetit shum pak flite gjatë këtyre ditëve, ishte më aktiv se zakonisht, adhurimin që e bënte këto 10 ditë nuke bënte asnjëherë më parë.
Transmetohet nga Ajshja r.anha nëna e besimtarve e cila ka thënë:
Kane nebiju sal-lallahu alejhi ves-selem idha dekhalel asheru shedd-de miëzarehu ve ahja lejletu ve ejkadhe ehlehu.
“Pejgamberi s.a.w.s kur arinin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit shtërgonte kaishin e vet, qëndronte zgjuar gjatë natës dhe zgjontefamiljen e vet për ibadet të natës.
Si vlerë e parë e këtyre 10 ditëve është itikafi
Fjala itikaf do të thotë izolim ndërsa me shprehjen Itikaf në terminologjin islame nënkuptojm ndarjen, veçimin izolimin e nejriut nga të tjerët në mënyrë që të kaloj sa më shumë kohë me Allahun xh.sh në devotshmëri, ibadet dhe të mirat e tij si dhe ta kërkoj dhe takoj natën e kadrit e cila është më e mirë se njëmijë muaj.
Të gjithë dijetarët islam janë unanim se qëndrimi në itikaf është sunnet dhe duhet të praktikohet.
Mirëpo siç e kemi cekur edhe më lartë ky sunnet është harruar dhe shkon në zhdukje e sipër shumë pak nejrëz dhe vende ka që e praktikojn.
Pasi që i apri i cili ka qëndruar në itikaf ka qen Pejgamebri s.a.w.s, më pas e kanë praktikuar gratë e tij as-habët r.anhum brez pas brezi e deri tek ne që ka fillu gradualisht të humbet dhe atë a ka ndonjë person në vendet tona që e praktikon a jo?!
Këtë e argumenton hadithi i Ajshes r.anha e cila thotë se Resululalhi s.a.w.s ka qëndruar në itikaf çdo vjet në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit dhe këtë e ka bërë deri në vdekje më pas këtë e vazhduan bashkëshortet e tij.
Ndërsa një hadith të cilën e transmeton Ebu seid el-Hudriu r.a tregon se Pejgamebri ka qëndruar në itikaf, gjatë pjesës së parë të Ramazanit, pastaj pjesëne dytë të tij, ndërsa shokve të tij u kishte deklaruar se këtëe kishte bërë duke kërkuar natën e kadrit, për të cilën iu shpall se është në dhjetë ditët e fundit, kështu që ai vetë shokve ju sugjeroi i këshilloi të qëndrojn këtë periudh në itikaf.
Prandaj ai i cili qëndron në itikaf duhet të kënaqet me dhikër Kur’an, namaz dhe ibadete tjera e të e të ler anash për 10 ditë atë që ka të bëj me dunjallëkun.
Ai i cili qëndron në itikaf nuk i ndalohet të ndërron ndonjë fjalë të dobishme me ndonjë të afërt e cila fjal islamikisht është e lejuar.
Safija nëna e besimtarve r.a rëfen se si kishte shkuar në vizitë te Pejgamberi a.s i cili ndodhej në itikaf dhe kishte biseduar me të, ndërsa kur ishte nisur për në shtëpi ai madje e kishte përcejll (Buhari dhe Muslimi)
Mutekifit-Atij që qëndron në itikaf i ndalohet çdo kontakt me bashkëshorten e cila ka të bëj me epsh.
Ndërsa sa i përket daljes nga itikafi, Kjo është e lejuar vetëm në ato raste nëse është fjala për diç që nuk mund të kryhet në mesxhid.
Këtu hyn: Kryerja e nevojës së madhe dhe të vogël (Nëse xhamia apo mesxhidi nuk posedon nevojtore), të pastruarit dhe nevoja e abdesit prerja e thonjve e të ngjajshme.
Nga itikafi mund të dilet edhe për shkak ngrënies dhe pirjes respektivisht iftarit dhe syfirit nëse ska kush ja sjell në xhami. Ndërsa disa dijetar e lejojn edhe daljen për disa punë të dobishme siç është falja e xhenazes.
Disa ajete të cilat kan të bëjn me muajn e Ramazanit e pikrisht ditët e fundit:
- Ramazani, muaji kur zbriti i tërë Kur’ani nga Levhi Mahfudh në Bejtu’l-Izzeh dhe prej aty, në mënyrë graduale, përmes melekut Xhibril, tek Muhamedi a.s.: “Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin filloi të shpallej Kur’ani...”(El-Bekare, 185)
- Ramazani, muaji kur Kur’ani filloi të zbriste për herë të parë në Natën e Bekuar të Kadrit. Allahu xh. sh. thotë: “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit”. (El-Kadr,1)
- - Ramazani, muaji në dhjetë ditët e fundit të të cilit gjendet Nata e Bekuar e Kadrit, më e vlefshme se një mijë muaj.
- - Ramazani, muaji që, i tëri dhe në mënyrë të veçantë përmes Natës së Kadrit, është falës i mëkateve dhe robit i mundëson të arrijë shpërblime që nuk do t’i arrijë në ndonjë kohë dhe muaj tjetër.
- - Ramazani, muaji në fundin e të cilit lidhen djajtë me zinxhirë dhe falen robërit duke i larguar nga zjarri i Xhehenemit.
- - Ramazani, muaj fundi i të cilit fillon me hyrjen në I’tikaf – izolim dhe largim nga shoqëria, për t’u shoqëruar në adhurime vetëm me Allahun xh.sh..
- - Ramazani, muaji fundi i të cilit u mundëson të pasurve që me një pjesë simbolike nga pasuria e tyre, t’u japin të varfërve.
- - Muaj fundi i të cilit i gëzon skamnorët, të varfrit, studentët etj..
- - Muaji, fundi i të cilit e përgëzon robin me përfundimin e leximit të Kur’anit –kryerjen e Hatmes, qoftë në origjinal, qoftë të përkthyer.
- - Muaji që zbut zemrat e besimtarëve, hap gjoksin e tyre, i drejton ata që të vizitojnë të afërmit, të sëmurët nëpër spitale.
- - Muaji që sjell një edukatë dhe disiplinë morale e shpirtërore tek individi.
- - Muaji kur vizita e vendeve të shenjta – kryerja e umrës, llogaritet si i vogël.
- - Muaji i bashkimit dhe solidaritetit të mbarë myslimanëve, ku të gjithë, në dhjetë ditët e fundit, përveç namazeve të obliguara, mblidhen për faljen e namazeve vullnetare – namazeve të natës.
Ngjallja e dhjetë ditëve të fundit nga Pejgamberi a. s.
Shembulli më i mirë për mbarë myslimanët, pa dyshim është Muhamedi a.s., i cili na e dha skenarin e ditëve të fundit të Ramazanit. Rrëfen Aishja r.a. “Pejgamberi a.s., kur vinte dhjetëshi i fundit i Ramazanit, i ngjallte netët (me ibadete), zgjonte familjen e tij prej gjumit, përpiqej (për ibadet të shumtë) dhe shtrëngohej (për ibadete)“.
“Kush ngjall Natën e Kadrit me adhurime duke pasur besim të plotë për shpërblime, do t’i falen mëkatet e kaluara”(1)
Pejgamberi a.s. angazhohej në dhjetë ditët e fundit (me ibadet dhe vepra të mira) jo sikurse në ditët e tjera. Dhjetë ditët e fundit, ai e gjallëronte natën dhe e zgjonte familjen për ta gjallëruar atë”.(2)
Muhamedi a.s. hynte në i’tikaf në dhjetë (ditë) shin e fundit derisa vdiq dhe për këtë thoshte: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit”. Kërkojeni Natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditëve të fundit. Kjo është një pasqyrë që dhamë shkurtimisht për mënyrën se si e kishte ringjallur Pejgamberi a. s. Ramazanin në përgjithësi, dhe dhjetë ditët e fundit në veçanti. Nga kjo kuptojmë se nga kohët në të cilat janë caktuar adhurimet, që të gjitha kanë një vlerë specifike, ndërsa dhjetë ditët e fundit të Ramazanit kanë një specifikë sepse u janë dhënë vetëm agjëruesve dhe atyre që angazhohen me ibadete. Prandaj, kjo natë është lënë enigmë për besimtarët, që të jenë në kërkim gjatë këtyre dhjetë ditëve të fundit. Ata, me aktivitetet e tyre në adhurim, të kërkojnë mbrojtje, falje, begati dhe mirësi nga Allahu xh.sh.. Transmetohet se Aishja r. a. i ka thënë Pejgamberit a.s.: “O i dërguar i Allahut, si të bëj dua në Natën e Kadrit? Ai iu përgjigj: “O Allah, ti je falës fisnik Që e do faljen, prandaj, Të lutem, më fal mua”.
Prandaj: shfrytëzoni këto çaste dhe pastroni zemrat tuaja me pendim, ngrini duart tuaja duke lexuar ajetin kuranor: “O Zoti ynë, ne dëgjuam një të dërguar, i cili na thërriste për besim - ‘Besoni Zotit tuaj!’- dhe ne e besuam atë. O Zoti ynë, na fal mëkatet tona, zbuti veprat tona të këqija dhe na bëj të vdesim me ata të mirët. O Zoti ynë, na jep atë që na e ke premtuar me anë të pejgamberëve të Tu, dhe mos na pikëllo në Ditën e Kiametit! Ti me siguri e përmbush premtimin Tënd”. (Ali Imran, 193-194)
Në këtë mënyrë përcilleni Ramazanin, mikun fisnik, ashtu si përcillet miku i vërtetë i shpirtit. Dijeni se miku i vërtetë nuk përcillet vetëm me selame, po me dhurata, shpërblime, çaste të mira dhe me gjëra të vlefshme. Por, a e dini se cilat janë dhuratat për mikun tuaj? Ajo është që pikërisht, siç e theksuam edhe më sipër, në ditët e fundit të jepet Zekatul-l-fitri, i cili pastron agjërimin tuaj, pastron shpirtrat tuaja, pastron punët tuaja, gëzon të varfrin,të sëmurin dhe studentin. Prandaj, dijeni se vendi më i mirë për ta dhënë këtë lëmoshë, pa dyshim është shoqëria jonë e Bashkësisë Islame, e cila për vite të tëra qëndroi pranë myslimanëve të kësaj zone. Lusim Allahun që t’i pranojë veprat tona të mira dhe të na shpërblejë me sinqeritet në të gjitha veprimet tona (të mira), kudo që i bëjmë dhe që të dalim në festën e Bajramit të gjithë të gëzuar.