Dersi I Xhumas
03.04.2015 E Xhuma
Xhamia e Shqiparve Bibbien-Itali
Ligjerues: Ilaz ef. Salihi
Tema:
Mendjemadhësia Falemenderojm Allahun Zotin e botrave, prej Tij kërkojmë ndihmë.Atë e falemenderojmë, e lusim që të na drejtojë në rrugë të drejtë dhe të na i falë mëkatet.Nga Ai kërkojmë mëshirë pasi të vdesim, për ne dhe gjithë besimtarët. Te All-llahu kërkojmë shpëtim nga e keqja e shpirtërave tanë dhe nga veprimet e këqija. Atë të cilin All-llahu e drejton, atë askush nuk mund ta dërgojë në huti, por atë të cilin All-llahu e lë në huti, atë askush nuk mund ta kthejë në rrugë të drejt. Dëshmojë që nuk ka Zot tjetër veç All-llahut që meriton të besohet dhe adhurohet dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij.
Salavatet dhe selamet tona qofshinmbi njeriun më të ndershëm dhe më të moralshëm, mbi vulën e Pejgamberis Muhammedin s.a.v.s të cilin Allahu xh.sh e dërgoi së bashku me të vërtetën (Kur’anin famëlartë), si prurësin e lajmeve të gëzuara dhe paralajmërues për Fundine botës, ta paralajmëron atë që ka mend, dhe ta meritojnë dënimin të pa besët.
Mëshira e All-lalhut qoft mbi të, mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik si dhe mbi të gjithë ata që ndjekën ndjekin dhe do ta ndjekin rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit.
I nderuari xhemat….Jemi në namazin e Xhumas Ditë madhështore, festë javore, kjo ditë na gëzon të gjitve
Si dhe na bashkon në një vend të dashur të Allahut xhaminë me të cilën e knaqim Allahun xh.sh.
I Nderuari xhemat javën e kaluar tham se gjëja ma e dashur tek Allahu xh.sh është bashkimi, vllezërija dashurija mes nesh, ndërsa gjëja më e urrejtur tek All-llahu xh.sh është përçarja mes nesh.
Përçarja të nderuar vllezër e shkatërron këtë ummet si dhe i knaq pabesimtarët, ndërsa përveç përçarjes kemi edhe një veti tjetër shkatëruese por që kjo e shkatërron vetë njeriun, ja eliminon punët e mira si dhe e shtin në xhehennem të parin dhe të poshtëruar.
A thua vall cila qenka kjo veti që është ndër vetit më të kqija? Pra është fjala për një veti të cilën shumëkush prej nesh e ka e ajo është MENDJEMADHËSIA…..Për tju larguar kësaj cilësie vetie, gjunahu quaje si ta quajsh kemi vendosur që dersin e ditës së sodit tja kushtojm kësaj vetije, që të këshillohemi me fjalët e Allahut xh.sh si dhe hadithet e Muhammed Mustafas s.a.v.s për tju larguar dhe për ta eliminuar këtë cilësi të keqe një herë e përgjithmon nëse duam të jemi të shpëtuar dhe faqe bardh.
Allahut xh.sh. në shumë ajete të Kuranit famëlartë na paralajmëron për këtë cilësi, e në të njetën kohë dhe na urdhëron ta rrënjosim nga vetja jonë, e ne do ti cekim disa nga këto ajete për ta pa se sa i madh është dëmi i saj.
Allahu xh.sh thotë:
Ata që duke mos pasur kurrfarë fakti pranë vetes, polemizojmë rreth argumenteve të All-llahut. Kjo (polemikë) shton urrejtje të madhe te All-llahu dhe te ata që kanë besuar. Po kështu All-llahu vulos çdo zemër të arrogantit, të zullumqarit.(Gaffir-35)
Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit i shmangeb adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në Xhehennem”.
Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqën haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët.
Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelartë idhnak pësoi dështim.
E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: “Përse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos shohim Zotin tonë ?” Ata tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.
Pra të nderuar vllezër kta ishin ajetet me anë të të cilëve Allahu xh.sh na tregon se kush janë Kryeneç, kryelartë, arrogant, dhe na urdhëron që mos ti ndjekim ata që mos të shkatërrohemi siç u shkatërruan ata.
Por çka thot Muhammed Mustafaja s.a.v.s në hadithet e tij në lidhje me Kryelartësin dhe kryelartët, do të shohim në hadithet e tij.
Muhammedi s.a.ë.s në një hadith thotë:
“Mburja, pra kur njeriu pëlqen veten dhe nuk pëlqen të tjerët, shkatërron shtatëdhjetë vite adhurim”.(Xhami’s Sagir)
Pra nga ky hadith na del edhe pasoja e parë e që ishte se njeriu edhe nëse falet 70 vjet nëse në vetene tij ka kryelartësi i djeg ato 70 vjetët ibadet si zjarri që i djeg drut e thata.
Këtë e përforcon një hadith tejtër që Muhammedi a.s ka thënë: “Kryelartësia i djeg të mirat ashtu sic zjarri i djeg drut”
Në një hadith tjetër Muhammedi s.a.v.s ka thënë:
“Sa rob i keq është ai që pandeh (paraqet,ndjen) veten të virtytshëm, mburret dhe nuk mendon se madhështia e krenaria i takon vetëm Allahut të Madhëruar. Po kështu, sa rob i keq është edhe ai që me mendjemadhësi e armiqësi përdhos të drejtat e robërve dhe harron se Allahu është i Madhëruar, është el-Xhebbar (i Gjithfuqishmi)”.
Nga ky hadith nënkuptojm se një njeri që reh gjiks për far do pune unë jam pa unë, ashtu si shejtani që është mbur unë jam më i mirë unë si përkulem Ademit, e ndien veten të madhë, harron se në këtë univers është asgjë hiq, saqë edhe me mikroskopin më të avancuar nuk shifet, harron se Madhështia i takon vetëm Allahut xh.sh…Dhe duke u nis nga mburrja e tij ua mer të drejtat robërve të Allahut se ky është më i madhi ,ky ka dënim të dhembshëm tek Allahu xh.sh dhe do të jetë më i poshtëruari në xhehennem.
Tipat e tillë i ngjajn shembullit të një mendjemadhi i cli ngjitet në një kodër të lartë dhe kur hipën atje dhe shikon poshtë i duket vetja aq i madhe se gjithcka posht tij i duket e vogël, harron i shkreti se ata nga posht fare nuk e shofin atë sikur nuk egziston.
Pejgamberi s.a.v.s gjithahstu në një hadith të tij thotë:
“Ruhuni nga mendjemadhësia, sepse mendjemadhësia e shtyu iblisin (shejtanin) të mos i bëjë sexhxhde Ademit a.s”.
Në një hadith tjetër thotë:
“Kush ka mendjemadhësi në zemër, qoftë edhe sa kokrra e grurit, nuk hyn në xhennet. Po ashtu, kush ka besim në zemrën e tij, qoftë edhe sa kokrra e grurit, nuk hyn në xhehennem.”
Nga ky hadith nënkuptojm se nëse një njeri ka shumë pak iman në zemrën e tij koft edhe sa kokra e grurit dhe që nuke demostron me kryelartësi, unë jam unë falem unë lexoj Kur'an unë agjëroj ti kush je nuk dinë e kështu me radhë ky person që nuk mburet edhe pse imanin e dobët do të hyn në xhennet dhe në të kundërtën nëse ke shumë bësim në se je shumë ibadetci por që ke kryelartësi sa kokra e grurit ska xhennet për ty.
Në një hadith tjetër Muhammedi a.s na tregon pozitën e kryelartëve në ahiret ku thotë:
“Mendjemëdhenjtë, në Ditën e Kijametit do të ringjallen si grimca poshtë këmbëve dhe të gjithë do t’I shkelin ata.Çdo I vogël qëndron mbi ta dhe është më I madh se ata. Më vonë ata hidhen në një qeli të xhehennemit ku I kaplon zjarri. Atje do të pinë një ujë (lëng) që del nga trupat e banorëve të xhehennemit, të cilët janë shkrirë nga djegia” (Trimidhiu,Amr,b.Shuajb) Allahu na ruajt nga ky hadith.
Pra, çka kuptojm nga ky hadith?....Ne dimë se mendjemdhenjtë duan të jenë më të mdhej se tjërët, më me mburje se tjerët saqë tjerët ngat vetes I shohin shumë të vogjël, dhe ditën e GJykimit do të vehet drejtësia e Allahut saqë ata që në këtë botë kanë qënë të nënçmuar prej tyre do të jenë më të mdhej se ata kurse këta do të jenë aq të vegjël sa do të jenë nënkëmbët e tyre dhe në fund do të hudhën në një xhehenem të keq sa që edhe ujin që do ta pinë do të jetë lëng nga trupat e djegur të xhehenemlinjve…Allahu na ruajt.
Në një hadith tjetër I Dashuri I Allahut Muhammedi s.a.v.s ka thënë:
“Prej xhehennemit do të dal një kokë, e cila ka dy sy që shohin, dy veshë që dëgjojnë dhe një gjuhë që flet. Ajo thotë: “Unë u dërgova për tre lloj njerëzish: Për kriminelët e mëdhenj, pë rata që I bëjnë shok Allahut dhe pë rata që bëjnë fytyra”. (Tirmidhiu,Ebu Hurejra r.a)
Në një hadith tjetër thotë:
“Mëi dahsur për ne, që do të jetë më afër nesh në botën tjetër, është ai me moralin më të bukur. Më I pakëndëshmi, që do të jetë më larg nesh, është mendjemadhi që flet shumë, që flet kot,që flet me zor duke e shtrembëruar gojën dhe që kur flet, lavdëron veten dhe thotë fjalë të padobishme.” (Tirmidhiu , nga Ahemd Sa’lebe)
Musai a.s iu drejtua Allahut të Madhëruar me këto fjalë:
-O Zoti im! Kujt I zemërohesh më tepër ndër të gjitha krijesat? Allahu I Madhëruar, urdhëroi e tha:
“O Musa! Ai ndaj të cilit zemërohem më tepër, është njeriu me zemër mendjemadhe, me gjuhë fyese, besim të dobët dhe dorë koprrace”.
Njeriu edhe në veshje dhe ecje mund të tregon mendjemadhësi e për këtë na tërhjek vërejtjen Allahu xh.sh ku thote: Ve la temshi fil erdi merehan….”Dhe mos ecni mbi tokë kryelartë..se as nuk mund ta çash tokën as mund ti arish kodrat dhe malet.
Ndërsa në lidhje me këtë tregohet një rastë nga As-habët r.a
Një herë, Mitrabi e pa Mehalebin të veshur me një xhybe të zbukuruar duke ecur me krekosje(çallam,mendjemadhësi,krah hapur) dhe i tha:
-Ja, kjo ecje,është ecje që nuk e pëlqen Allahu i Madhëruar. Muhalebi tha:
-Më duket se nuk më njohe? Mitrabi iu përgjigj:
-Të njoh! E si most ë të njoh?! Fillimi yt është një pikë ujë, ndërsa fundi një kufomë, dhe po ta hapim barkun ndërmjet këtyre dy gjendjeve, do të dalë një shportë me ndryrësi.
Kur e dëgjoi këtë,Muhalebi hoqi dorë nga ecja me krakosje dhe u largua prej aty duke ecur natyrshëm.
Andaj, të nderuar vllezër…Madhështia dhe krenaria i takon vetëm Allahut Azze ve Xhel-le.Kush ka mend në kokë, nuk tregohet mendjemadh,por bëhet vetvetja, sepse Krijuesi i Madhëruar nuk i do mendjemëdhenjtë.
Resulullahahu s.a.v.s, ka thënë:
Allahu i Madhëruar më ka shpallur, jini modestë dhe askush të mos i lavdërohet dikujt tjetër….”(Muslim xhennet,64 3,2198,2199.)
Atëherë nisur nga ky hadith, asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk sheh kënd me përçmim, sepse e di shumë mirë, që midis njerëzve me veshje të leckosura, ka shumë robër të dashur të Allahut.
Kur Nuhu a.s, ra në shtratin e vdekjes, i thiri dy bijtë e tij dhe u tha:
-Bijtë e mi! Ju urdhëroj dy gjëra dhe ju ndaloj nga dy të tjera. Ato që ju ndaloj, janë idhujtaria dhe mendjemadhësia. Ndërsa prej atyre që ju urdhëroj, është fjala: “La ilahe ilallah”, sepse, nëse në njërën anë të peshores vendosen toka, qyejt dhe gjithë çka ka në to, ndërsa në tjetrën vendoset fjala “La ilahe ilallah”, kjo fjalë do të peshoj më rëndë.
Gjithashtu, nëse i mledh tokën, qyejt dhe gjithëçka ka në to dhe e vendos këtë fjalë sipër tyre, ato do të thyheshin e copëtohehsin. Ju urdhëroj të thoni edhe fjalën “Subhaneke ve bi hamdihi”, sepse kjo fjalë është lutja e çdo gjëje. Çdo gjë furnizohet në saje të kësaj fjale….(Ihja-u Ulumud-Din)
Isai a.s ka thënë:
-I përgëzuar qoftë ai njeri, të cilit Allahu I Madhëruar I ka mësuar Librin e Vet dhe ai nuk është bërë prej kryemëdhenjve e mizorëve. (Ihja-u Ulumud-Din)
Omeri r.a, ka thënë:
-Kreu I modestisë, është t’i japësh selam çdo muslimani që takon, të jesh I kënaqur edhe nëse ulesh në vendin më të pavlerë në një mledhje dhe të mos e pëlqesh kur të tjerët të përmendin si njeri të mirë e të devotshëm.
Një gjë duhet ditur mirë se, mendjemadhësia është prej moralit të jobesimtarëve dhe faraonëve.Ndërsa modestia dhe përulësia janë prej moralit të pejgamberëve dhe njerëzve të mirë.
Aliu r.a, ka thënë:
-Pëlqimi I vetëvetes tregon seai njeri ka mendje të dobët.
Resululalhu s.a.v.s, ka thënë:
“Allahu I Madhëruar, ka urdhëruar: Lavdia dhe Madhështia më takojn Mua.Kush guzon të më bëhet shok në këto të dyja, do ta hedh në xhehennem. (shih.Ibn Maxhe,zuhd,16,2,1397)
“Mua mu treguan tre të parët që do të hynë në xhennet dhe tre të parët që do hyjnë në xhehennem. Ata që do të hyjnë të parët në xhennet janë: Dhëshmorët (shehidat),skllevërit të cilët skllevëria e kësaj bote nuk I pengon nga bindja ndaj Allahut dhe kryefamiljari(me shummë fëmijë) I varfër por I ndershëm (që nuk lyp).Kurse tre të parët që do të hyjnë në xhehennem janë: Prijësi mizorë, të pasurit që nuk japin të drejtën e Allahut nga pasuria e tyre (zeqatin) dhe të varfërit mendjemëdhenj.” (Ahmed b. Hambel, 2/425 Tirmidhi, Ibni Hibban)
Ebu Bekir Huzeli tregon:
-Isha me Hasan el-Basriun, kur erdhi Amr bin el-Ehtemi, I cili donte të kalonte në pjesën e ndarë në krahë të mihrabit. Ai kishte veshur një robë të qendisur me ar që I zgjatej deri tek thembrat dhe ecte me krakosje. Hasan l-Basriu tha: “Pa shiko, çfarë mendjemadhësie!Prej mendjemadhësisë nuk sheh njeri tjetër dhe ecën duke parë sa majtas djathtas. Sa mendjelehtë që je. Sheh pasurinë tënde të fituar në rrugë të palejueshme dhe krekosesh. Vallahi, kjo ecje e juaj I ngjan ecjes së të marrëve. Në çdo gjymtyrë, ka një mirësi të Allahut dhe një kafshatë të shejtanit”.
Kur e dëgjoi këtë, ibn Ehtemierdhi t’i kërkojë falje Hasan el-Basriut, i cili i tha: “Mos më kërko të falur mua, por pendohu tek Zoti yt. A nuke ek dëgjuar se Allahu I Madhëruar ka urdhëruar:
Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.(Llukman-18)
Ebu Hurejra r.a transmeton se, Resulullahu s.a.v.s ka thënë:
“Xhenneti dhe xhehennemi ranë në kundërshti:
Ndërsa xhenneti u ankua dukë thënë:
(O Zot!) Përse tek unë hyjnë vetëm të dobëtit dhe të përçmuarit (në sytë e njerëzve)?-Allahu I Madhëruar, më parë iu drejtua xhenentit dhe I tha:
“Ti je mëshira Ime. Mëshirën Time do t’ua jap atyre që dëshiroj prej robërve të Mi!” Pastaj iu drejtua Xhennemit:
“Ndërsa ti je dënimi Im. Me ty do të dënoj atë që dëshiroj prej robërve të Mi!” (Më pas duke iu drejtuar të dyve) Të dy do të mbusheni!(shih, Buhari,Tefsir,Kaf1,Teuhid25;Muslim,Xhenent 35,(2846) Tirmidhi, Xhenet 22,2564)
Mendjemadhësia, është nëna e të gjitha të këqijave.Shejtani, përshkak të mendjemadhësisë dhe smirës u dëbua prej mëshirës së Allahut xh.sh, u mallkua dhe u bë burim I shumë veseve të këqija. Mëpas mori të gjitah cilësitë e këqija, si arrogancën,koprracinë,smirën,urrejtjen,nxitimin,frikën etj.
Madhështia është një nga cilësitë personale të Allahut të Madhëruar. Prandaj, Ai nuk do që ndokush prej robërve të Tij të pretendojë se zotëron këtë cilësi. Përderisa fillimi I njeriut është një pikë ujë dhefundi I tij një kufomë, ajo që I takon njeriut është të jetë vetvetja dhe t’i bindet Zotit të tij. Nëse njeriu shkon pas dëshirave të egos së tij,shejtani përfiton prej kësaj gjendje dhe I evsh atij vese të këqija, si mendjemadhësinë,smirën, urrejtjen,mizorinë,mendjelehtësinë etj. Më në fund, ai njeri kapet pas kësaj bote sikur nuk do të vdes kurrë. Egoja e tij tërbohet dhe ai fillon ta shohë veten mëtë vlefshmin, më të diturin,më të zgjuarin, shkurtimisht më të madhin e njerëzve. Në këtë mënyrë , ai bëhet loja e shejtanit, duke u privuar prej ndihmës së Allahut. Asgjë prej mirësive të kësaj bote nuk e kënaq as pasuria as shëndeti….
Në fund ti lutemi Allahut xh.sh të na run dhe të na largon nga zemrat tona këtë smudnje dhe evs të keq mendjemadhësinë dhe të gjitha cilësitë që vin nga shetani….Amiin