Eudhu bilahi minesh shejtanir raxhim
Bismilahir rahmanir rahim
Elhamdulilahi Rabil Alemin wes-salatu weselamu ala Resulina Muhammedin we ala alihi wes sahbihi exhmeaiin.
Falemenderimet dhe Lavdrimet i qofshin All-llahut, Zotit të botrave. Bëmirësit të përgjithshme. Mëshiruesit dhe Mëshirbërësit. Sunduesit të Ditës së Gjykimit.
Vetëm Ty O Zot të adhurojm dhe vetëm prej Teje ndihm ,falje, dhe udhëzim kërkojm. Udhëzona në rrugën e drejt, në rrugën e atyre me të cilët Ty je i kënaqur. O Zot, rruna dhe largona nga rruga e atyre që shkaktojn hidhërimin Tënd.
Paqja dhe Bekimet qofshin mbi të të Dërguarin Tënd dhe tonin Muhammed Mustafan s.a.w.s, mbi familjen e tij të pastër dhe të ndershme si dhe mbi gjith shokët e tij të sinqert dhe besnik.
O Zot, Ty je Drita e tokës dhe e qyellit dhe çdo gjëje që ndodhet në to. Burim dhe mbrojtës i jetës, caktues i jetës dhe i vdekjes. Zot i lindjes dhe Perendimit, Zot i gjith asaj që shihet dhe nuk shihe, që dihet dhe nuk dihet. I gjith asaj që miret dhe nuk miret me mend. Qofsh i lavdëruar dhe të qofshim falë.
O Zot Ty je e vërteta, Premtimi Yt është i vërtetë, na jep dhe na cakto atë që na e ke premtuar në librin Tënd të Madhëruar, Takimi Yt është i vërtetë na gëzo me takimin me Ty, ashtu siç na ke gëzuar këtë ditë. Fjala Yte është e vërtetë, e ndëgjojm dhe e respektojm atë. Xhenneti Ytë është i vërtetë, na mundëso hyrjen në të.Xhehennemi Yt është i vërtetë, na mbro, na largo dhe kur me të mos na tako me të. Të Dërguarit e Tu janë të vërtetë na shoqëro me to. Muhammed Mustafaja është i vërtetë, shefatin e tij na mundëso.
O Zot, Të besuam Ty, Tu dorëzuam Ty,U mbështetëm tek Ty,U drejtuam nga Ty, në këtë ditë të lumtur. Agjëruam dhe u përpoqëm për Ty, Tani presim shpërblimin dhe knaqësin nga Ty.
Në çdo çështje kemi zgjedhur gjykimin Tënd, Andaj i Lutemi Madhëris Tënde me duar të ngritura e me shpres që të na i falish gjunahet e shkuara dhe të ardhmes. Prano agjërimet tona, prano namazet tona, prano leximet tona, prano sadakat tona, pranodhikret tona,prano istigfaret tona, si dhe me shpërblimet e tua të gjithve na gëzo në këtë ditë gëzimi.
O Zot, Këtë Ditë të bekuar e të gëzuar, bëre ditë paqeje dhe gëzimi për ne dhe familjet tona, shtëpit tona, vllezërit tanë, motrat tona, akrabat tanë, kojshit tanë.
Për pleqt dhe fëmijët, për jetimat dhe fukarat.
O Zot, Tani që Ramazani shkoi, fitoi ai që agjëroi, humbi ai që e anashkaloi, por Ty të lutemi që të gjithë gëzoi. Atyre që agjëruan jepu shpërblim, atyre që nuk agjëruan jepu udhëzim dhe jetë që ramaznain tjetër ta mrinë edhe ata këtë obligim ta kryn.Të sëmurve jepu shërim dhe bashkoi me ne në shpërblim,Të burgosurve jepu lirim.Luftarve në rrugën Tënde jepu forc dhe ngadhnjim, atyre që jan në halle jepu durim.
O Zot i Lartësuar në këtë ditë të bekuar e të gëzuar, Të lutemi Ty të përulur e me zemër të penduar, të lutemi për mirësi në adhurimet tona, për ndihm në punët tona, për shtim në pasurit tona, për lumturi në familjet tona, për mirëkuptim në shoqërit tona,besim në zemrat tona, sinqeritet në veprat tona, qetësi në jetat tona, nënshtrim në ibadetet tona.
O Zot i Lartësuar Ty je mbrojtësi ynë, Ne strehohemi tek Ty për punët tona të kqija që kemi bërë, Ty je Zoti ynë, ne jemi robt e Tu, Na mbulo me mëshirën Tënde të pa fund në tokën tonë ku jetojm dhe ku jetojn familjarët tanë dhe ku jetojm Muslimananët.
O Zot ynë mbrona nga vështirësitë, nga paknaqësitë. Pëlej ibadetet tona, veprat tona, mbrona nga shiqimet qëllimëkqija, nga brengat dhe telashet në shtëpit dhe familjet tona.
O Allah, vajin tonë shëndroje në gëzim, hidhëriemt tona në pajtim, dhimbjet tona në shërim, shqetësimet tona në qetësim, në mesin tonë dërgo mirëkuptim, që ashtu siç kemi lindur në islam të jetojm në islam dhe të shprehim falemenderim.
O Zot i Lartësuar që këtë festë na ke dhuruar e bekuar, për hirë të Kur’anit udhëzim që na ke dërguar, na hap zemrat tona që të vërtetën ta shohim si të vërtetë dhe ta veprojm atë, ndërsa të pa vërtetën ta shohim si të pa vërtetë dhe një herë e përgjithmonë ta braktisim dhe të largoemi nga ajo.
O Zot, Mardhëniet tona na i rregullo, qëllimet tona na i pastro, zënkat tona dhe hidhërimet që kemi në mes nesh na largo, gjendjen na përmirëso, në rrugën e drejt na drejto, nga rruga e keqe na largo, jetën tonë na e shto, nga zjarri i xhehennemit na mbro, të kqijat mos na shëno nëse na ke shënu na fshij e n ambulo, varrin na ndriço, veprat tona të mira në mizan n arando e të kqijat na lehtëso, të vdekurit tanë na i mëshiro, rinin në islam na i udhëzo…Na ban këtë ditë lumturi e gëzim…amiin amiin amiin welhamdulilahi rbail alemin elfatiha.