Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Nxënësi vdiq nga rrëshqitja në shkallët e shkollës Fri 17 Sep 2010 - 23:50 | |
| Një nxënës 12 vjeçar humbi jetën sot, pas rrëzimit nga kati i dytë në shkollën fillore ‘Darvish Cara’ në fshatin Pallçishte e Poshtme të Komunës së Bogovinës. Djali me emrin Husamedin Misimi rrëshqiti nga mbrojtëset prej hekuri të shkallëve, rreth orës 7 të mëngjesit. Sipas informacioneve të para shkaktar i vdekjes së tij, ishin plagët e rënda të marra në kokë. ‘Para se të fillojë mësimi d.m.th turni i parë diku kah ora 07 e 20 duke luajtur mbi parmakët e katit të dytë i kanë rrëshqitur duart dhe është rrëzuar drejt për së drejti në shkallë. Unë nuk e kam parë se ka rënë me kokë ose jo, por me siguri se ka rënë në pozitë të keqe në kokë dhe ka qenë i alivanosur. Arsimtarët e kanë marrë menjëherë dhe e kanë dërguar në spital dhe pasi e kanë dorëzuar atje për një kohë të shkurtër raportojnë mjekët se për fat të keq ka ndërruar jetë.’,tregon Sali Emini, Drejtor i Shkollës. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes tragjike, vendin e kanë vizituar edhe zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi dhe Ministri i Arsimit Nikolla Todorov. "Kjo është ngjarje shumë tragjike, katastrofë në përgjithësi, për mua dhe për të gjithë arsimin, por e pakufi është dhimbja e prindërve, arsimtarëve dhe shokëve të tij. Me të vërtetë në kësi lloj ngjarjesh të rënda e kam shumë vështirë të gjej fjalë të cilat do të mund të ngushëllojnë ata që sot kanë humbur birin e tyre.’, tha Nikolla Todorov, ministër i Arsimit. Në vendin e ngjarjes, ishin edhe ekipet policore, për të hetuar mbi rrethanat e ngjarjes. Valmir Kuçi
| |
|