Nxënësi i rrahur frikësohet ti rikthehet shkollës?! Sheval Sulejmani është nxënësi i fundit që lëshoi spitalin pasi ishte rrahur para dy ditësh nga sulmues të panjohur deri më tani, derisa po kthehej në shtëpin e tij me autobusin e linjës 58. Shevali 17 vjeçar shprehet i shqetësuar për fatin e tij dhe shokëve që udhëtojnë me kilometra për të arritur në shkollë. Ai thotë se pas sulmit nga njerëzit me maska në autobus, mendon të ndërpres shkollimin pasi ka frikë mos i ndodhë përsëri e njëjta.
“Së paku kanë qenë 30 persona, unë nuk e ditsha se si do ndodhë kjo punë, ata vetëm u futën në autobusë, më sulmuan dhe më tutje nuk mbaj mend asgjë tjetër. Në gjuhë maqedonase folnin sulmuesit, kishte prej tyre me maska dhe pa to. Kur autobusi u ndal për të marrë udhëtar, një
grup i sulmuesve u futën një stacion më përpara dhe aty kur ndaloi autobusi dhe mandej ndodhi ajo çka ndodhi dhe unë nuk mbajë mend asgjë”, tha Sheval Sulejmani, nxënës i rrahur.
A do të vazhdosh të shkosh në shkollë?
“Nuk e kam ndërmend të vazhdojë shkollimin, nuk mundem, kam frikë...”.
Babai i Shevalit apeloi deri tek autoritet që të shtojë sigurinë nëpër autobusë dhe gjetiu ose prindërit do të duhet të shohin alternativa tjera për ti dërguar fëmijët në shkolla.
“Nuk dëshiron më të ngjitet të autobus, tani për tani duhet të kontrollohen autobusët...ta shohim si të mbetet në kështu gjendje kritike duhet të shohë alternativë tjetër për të dërguar djalin në shkollë”, tha Muharem Sulejmani, prind.
Nga spitali janë lëshuar edhe nxënësit tjerë që pësuan në incidentin e së mërkurës. Gjendja shëndetësore e tyre është përmirësuar thonë mjekët.
“Djali dhe vajza u liruan nga spitali gjatë ditës së djeshme, ata ishin në gjendje të mirë shëndetësore kurse njëri nga djemt, ai i moshës 17 vjeçare i cili ankohej nga marramendja dhe të vjellat pasoja këto nga lëndimet e marra u observua u lirua për kurim shtëpiak pasi tani më
është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Jasmina Cabukovska, drejtoresh e ish-spitalit të qytetit.
Ndihmë mjekësore në spital pas incidentit kërkuan rreth 15 nxënës, tani të gjithë janë në shtëpi por truma dhe frika nga ajo që përjetuan vazhdojnë të jenë pjesë e pandarë e tyre dhe familjarëve të tyre.