Vëllazëria myslimane e Sirisë ka vendosur për të hapur zyrat e saj brenda Sirisë, pasi organizata u shtyp dekada më parë nga babi i presidentit Bashar Al Asad.
Riad al-Shaqfa, udhëheqësi në mërgim i lëvizjes "Vëllazëria Muslimane", tha në një intervistë për Financial Times se ka marrur vendim për të ringjallur strukturat organizative brenda Sirisë. Shafqa tha se pasuesit e kësaj organizate kanë kërkuar për të filluar hapjen e zyrave të partisë në zonat e kontroluara nga luftëtarët e opozitës.
Hapja e zyrave ndjek nisjen e një reviste dy-mujore të Vëllazërisë, e cila shpërndan 10.000 kopje në zonat e çliruara të vendit. Riad al-Shaqfa denoncoi akuzat e përhapura se organizata e tij, e cila ka ekzistuar vetëm në mërgim që prej një goditje të përgjakshme nga Hafez Asad në vitin 1980 , se ka qenë duke u përpjekur për të kontrolluar opozitën e përçarë siriane.
"Ata që na sulmojnë nuk kanë asnjë ndikim në terren - ata janë personalitete të medias dhe janë duke u përpjekur nëpërmjet sulmeve të tyre për të krijuar ndikim për veten e tyre," tha ai.
Z. Shaqfa tha se Vëllazëria ka vetëm 10 përqind të vendeve në Këshillin Kombëtar Sirian, i cili tani është pjesë e Koalicionit, dhe kishte ndjekur të tjerët, në vend se të udhëhiqte.
Më 2 shkurt 1982, 25 mijë njerëz u vranë kur administrata e Hafez al-Asad shtypy një kryengritje nisur nga Vëllazëria Myslimane në qytetin Hama.
/mesazhi/