Vëllazëria Myslimane e Egjiptit njoftoi se ka në plan për të formuar një qeveri “hije” në Paris, kështu që mund të padisë administratën aktuale në një gjykatë ndërkombëtare.
Ahmed Aqeel, një zëdhënës për Partinë për Liri dhe Drejtësi, e cila vjen nga krahu i Vëllazërisë, tha themelimi i zyrave për organizim në Francë dhe vende të tjera është i domosdoshëm për të formuar një qeveri në mërgim.
Krijimi i një qeverie në mërgim do të lejojë Vëllazërinë që të padisë liderët e përkohshëm të grusht shtetit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Përmes një mesazhi në Twitter, historiani egjiptian, përkrahës i Vëllazërisë Mohamed Al-Gawady ka listuar 25 anëtarët e parlamentit të shpërbërë të cilët do të marrin pjesë në qeverisjen e mërgimit. Dhjetë nga zyrtarët janë ende në burg.
Ai pohoi se 20 vende do ta njohin qeverinë në mërgim në javën e parë pasi ajo të formohet.
Al-Gawady tha se duke formuar këtë qeveri, Vëllazëria Muslimane do të jenë të përgatitur për ta marrë sërish qeverinë që u takon. /mesazhi/