E shtune 16 Nëntore 2013 22:51Njëri nga liderët e Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Ali Beshr, ka mirëpritur dialogun me këshillin ushtarak, në përpjekje për të krijuar një rrugë demokratike për vendin.
"Ne mirëpresim dialogun me këshillin ushtarak në përputhje me rrugën demokratike", tha Beshr për Anadolu Agency.
"Ne nuk do të përjashtojmë asnjë parti", ka shtuar Beshr, i cili është gjithashtu një anëtar i Aleancës Kombëtare për Mbrojtjen e legjitimitetit, një koalicion i grupeve që kërkojnë rivendosjen e presidentit Muhamed Mursi në postin që i takon.
Ai bëri thirrje për dialog me forcat ushtarake të Egjiptit dhe figurat e larta kombëtare, për t'i dhënë fund sundimit ushtarak dhe për të ruajtur unitetin e Egjiptit.
Beshr gjithashtu kërkoi një marrëveshje për hapat e ardhshëm për të krijuar një shtet modern dhe demokratik, pasi të prishet grusht shteti.
Lideri i Vëllazërisë tha se nuk do të ketë pazarllëk mbi gjakun dëshmorëve dhe atyre që janë dëmtuar si pasojë e mësymjes së dhunshme ndaj mbështetësve të Mursit. /mesazhi/