Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [ Lajme Ditore] Britania: Vëllazëria Myslimane nuk ka të bëjë me terrorizmin | |
- Publikimi i një raporti britanik të qeverisë njofton se nuk është gjetur asnjë arsye që Vëllazëria Myslimane duhet të klasifikohet si "organizatë terroriste". Ky vendim me sa duket do të ftohë marëdhëniet mes Britanisë dhe aleatëe të saj arab, të cilët kanë ndaluar aktivitetet e lëvizjes më të madhe islame. Financial Times raportoi dje se ishte informuar nga zyrtarët e qeverisë se raporti nuk ka gjetur as edhe një arsye se grupi duhet të etiketohet si "terrorist". Raporti është nxitur nga kryeministri David Cameron në muajin prill. Cameron pyeti ambasadorin në Arabinë Saudite Sir John Jenkins për të kryer hetimin ndaj Vëllazërisë, dhe kërkoi më shumë informacione mbi "filozofinë, aktivitetet, ndikimin në interesat kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, në vend dhe jashtë vendit." Shqetësimet janë ngritur menjëherë , pasi Jenkins nuk ishte personi i duhur për të kryer hetim, dhe pasi sauditët janë kundërshtarë të rreptë të Vëllazërisë. Ata gjithashtu mbështetën grusht shteti ushtarak që rrëzoi presidentin e parë demokratik egjiptian Muhamed Mursi - kandidat presidencial i Vëllazërisë. Që prej largimit të Mursit, qeveria ushtarake ka etiketuar Vëllazërinë si një "organizatë terroriste", dhe dënoi 529 anëtarë të saj me vdekje. /mesazhi/:
| |
|