Tunizi
Partia islame në pushtet, Al- Nahda dhe grupet opozitare në Tunizi kanë nënshkruar një marrëveshje për të formuar një qeveri të re të përbërë nga të pavarurit. Kjo qeveri pritet të formohet brenda pak javësh. Marrëveshja lehtëson krizën politike të vendit, e cila u përkeqësua nga vrasja e liderëve të opozitës Muhamed Brahmi dhe Shukri Belaid.
Koalicioni qeverisës trepalësh në Tunizi është i përbërë nga partia Al- Nahda dhe partia Ettakatol (Forumi Demokratik për Punë dhe Liri), të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen. Por partia laike CPR (Kongresi për Republikën), e cila është bashkëqeverisëse në qeverinë aktuale, ka refuzuar ta pranojë këtë marrëveshje. Sipas marrëveshjes, një qeveri teknokrate do të zëvendësojë qeverinë e tanishme, dhe do të sjellë një kryeministër të pavarur. Anëtarët e qeverisë së re nuk do të lejohen të qëndrojnë në zgjedhjet e ardhshme, por do të gëzojnë kompetenca të plota për të drejtuar vendin. /mesazhi/