Sipas
një njoftimi nga Ministria e brendshme të botuar nga agjencia e
lajmeve TAP, grave Tuniziane së shpejti do t’ju lejohet të fotografohen
me mbulesën islame në kartën e identitetit
“Ministri i brendshëm së shpejti do të autorizojë shpërndarjen e
kartave nacionale te identitetit për gratë që mbajnë mbulesën”, tha
ministria në një deklaratë duke njoftuar planet për të modifikuar një
dekret të lëshuar në vitin 1993.
“Kjo masë është e drejtë në përputhje me reformat e ndërmarra me një
mendje për promovimin e parimeve dhe vlerave të revolucionit tunizian
(në janar) dhe për të garantuar respektimin e lirive publike dhe
civile”, u tha ne deklaratë.
Qe nga 12 shkurti i këtij viti burrat kanë pasur të drejtë të mbajnë
mjekra në kartën e identitetit, në një masë të marrë pas kryengritjes
popullore që e rrezoi regjimin e korruptuar të Presidentit Zine El
Abidine Ben Ali, muajin e kaluar.
Tunizia tashmë është e pazakontë në botën arabe për të drejtat që ajo
i ka dhënë për gratë që nga viti 1956 me statusin e Kodit personal
(CNP), të cilat kryesisht kanë hequr poligaminë dhe divorcin ndaj grave
nga burrat e tyre.
E legalizuar ligjërisht më 1 mars në prag të rënies së regjimit të
Ben Ali-së në 14 janar, lëvizja islamike Ennahda ka deklaruar se nuk i
kundërvihet
CNP, ndërsa mbështetet mbulesën islame.
“Ne nuk kemi gjetur asgjë në Statusin e kodit Personal, Kodin i cili
është në kundërshtim me bindjet, parimet dhe vlerat tona”, tha
Noureddine Bhiri, anëtar i Byrosë politike, në Ditën Ndërkombëtare të
Grave më 8 mars.
Pavarësisht nga këto sigurime, organizatat e të drejtave të grave kanë frikë nga një tentim për minimin e CNP./IGJ/