Qeveria
e Argjentinës e ka miratuar ligjin i cili lejon bartjen e mbulesës
islame në vend. Bazuar në ligjin e ri të qeverisë nga Buenos Aires,
muslimanet e Argjentinës do të kenë më shumë liri të praktikojnë veshjen
islame.
Ligji i ri, i cili llogaritet të jetë si një fitore e muslimanëve të
këtij vendi, është mirëpritur me shumë kënaqësi dhe është përshëndetur
nga popullata muslimanë e këtij shteti latino-amerikan.
Sipas ligjit të ri, gratë muslimane të Argjentinës mund të
fotografohen me hixhab me rastin e nxjerrjes së dokumenteve personale.
Ligji i ri ndo të ndihmojë në promovimin e lirisë dhe manifestimin e
fesë në këtë vend latino-amerikan, ndërsa në të njëjtën kohë do ta
ndihmojë bashkësinë muslimane që më së miri të integrohet në shoqërinë
argjentinase.
Cristina Fernandez, në lidhje me këtë, deklaroi:
“Mesazhi
ynë për të gjitha vendet është se mund të tejkalojmë dallimet për
qëllime më të larta. Pikëpamjet e ndryshme, sidomos në çështjet e
besimit, nuk duhet t’ ua imponojmë të tjerëve.” (Breziiri)