Kush është në linjë | 393 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 393 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Lajmet ditore | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Lajmet ditore Fri 29 Oct 2010 - 9:55 | |
| Haxhiev: Dosjet ‘MAMA’ dhe ‘DAJA’, janë plagjiat[center] Dy nga tre dosjet e dorëzuara në Komisionin për Lustrim ajo me pseudonimin ‘MAMA’ dhe tjetra ‘DAJA’ janë plagjiatë, dokumente të falsifikuara. Kështu kumtoi për Alsat-M, Kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Haxhiev pas kontrollit të detajuar të këtyre dosjeve nga Drejtoria për Zbulim dhe Kundërzbulim, Agjencia e Zbulimit dhe Arkivi i Maqedonisë. Këto institucioneve shtetërore kanë ardhur në përfundim se dosjet e dorëzuar nga qytetari Shpend Lushi nuk janë të përpunuara sipas standardve të shërbimeve sekrete andaj edhe nuk mund të jenë të besueshme “Morëm nga këto organe të dhëna se nuk mund t’i tregojnë si origjinale. Në përputhje me standardet që posedojnë ata dhe gjatë krahasimit me dosje të tjera, shihet se qartë se bëhet fjalë për dallime jo të zakonshme që të lënë të vërtetosh se janë plagjiat”, deklaroi Tome Haxhiev, Kryetar i Komisionit për Lustrim. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ahmeti: ‘Dosjet’, paçavure dhe histeri Fri 29 Oct 2010 - 9:58 | |
| Dosjet e dorëzuara në komisionin për Lustrim dhe ajo e fundit e publikuar në gazetën ‘Dnevenik’ nuk janë asgjë tjetër, pos paçavure. Kështu komentoi situatën e fundit me dosjet, kreu i BDI-së Ali Ahmeti në një prononcim për radion “Evropa e Lirë” duke kërkuar nga institucionet angazhim serioz në zbardhjen e së vërtetës. Ahmeti i fton shqiptarët të jenë gjakftohtë ndaj kësaj situate për të shmangur konfrontimin mes tyre. “Tani unë mendoj se e gjithë kjo histori dhe “histeri” që po ndodh do të ketë edhe një fund. Mendoj se institucionet e shtetit duhet të brengosen për këto paçavure që po shpërndahen . Njëherit presim nga të gjitha institucionet e shtetit si dhe specialist të fushave të ndryshme që përfundimisht të zbardhet e vërteta. Tani më lejoni të përgjigjem me pak alegori, “mbase shqiptarët kishin qenë populli më fatlum në rajonin e Ballkanit pasi vet UDB ua kishte krijuar forcat e tyre të UÇK për pavarësinë e Kosovës dhe luftën për barazinë e shqiptarëve të Maqedonisë”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së. Situatën me dosjet e komentojnë edhe analistët Ymer Ismaili, Petar Arsovki, Ismet Ramadani dhe Vlladimir Misev në emisionin Rruga Drejt. Analisti, Ymer Ismaili thotë se e gjithë kjo është një lojë politike nga një subjekt politik i cili nuk zgjedh mjete për të ardh në pushtet. “Nën-koshienca ju thotë që ikni ju të vimë ne, që do të thotë kjo është lojë politike për marrje të pushtetit që në fakt nuk kursehet më asnjë figurë. Ti kur prek figurat e një kombi të cilat i kanë ndërtuar me mund dhe sakrificë me këtë lojë të pistë atëherë çdo gjë është e mundshme, dhe për këtë nuk është kjo brengë e shqiptarëve, mua më duket shumë e gabuar teza që kjo ndodh mes ca shqiptarëve, jo kjo ndodh dhe rrezikon edhe vet shtetin e Maqedonisë sepse kjo mund të kalojë në hakmarrje pastaj”, u shpreh Ymer Ismaili, analist. Analisti Petar Arsovski vlerëson se dosjet janë të palogjikshme, pasi shqiptarët kanë arritur atë për të cilën edhe kanë luftuar, Kosovën e Pavarur dhe Marrëveshjen e Ohrit. “Realisht mua më duken të palogjikshme. Cila është teza në dosje? Teza është se shërbimet sekrete serbe e kanë ndihmuar përmbysjen e Serbisë dhe pavarësimin e Kosovës, nëse realisht ekziston hapësirë të dyshojmë, të ketë të paktën ndonjë dyshim të arsyeshëm në besueshmërinë e atyre të dhënave pasi rezultati nga ai proces me gjithë këta aktor është, Kosova e pavarur dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit në Maqedoni e cila disi i përkufizon të drejtat të cilat gjatë kohë ishin të prekur”, tha Petar Arsovski, analist. Debati rreth dosjeve u zgjerua pasi e përditshmja “Dnevnik” kishte publikuar dosjen me nofkën “Ibri”, të cilën Komisioni për verifikimin e fakteve sot e ka dorëzuar në institucionet kompetente të sigurisë për të vërtetuar të njëjtën. Shkëlzen Aqifi | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Di Paola: Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s Fri 29 Oct 2010 - 10:00 | |
| Shefi i komitetit ushtarak të NATO-s, Giampaolo Di Paola, i ka lavdëruar reformat aktuale ushtarake në Gjerogji dhe ka shprehur besimin se ky vend eventualisht do të bëhet anëtar i NATO-s. Agjencia Interfax raporton se Di Paola, që arriti mbrëmë në Tbilisi për vizitë dyditëshe, u takua me ministrin e mbrojtjes, Bacho Akhalaya. Zoti Di Paola u tha reporterëve se kapacitetet mbrojtëse të Gjeorgjisë po rriten dhe se ky vend po ndërton lidhje me Aleancën veriatlantike. Sipas tij, NATO-ja dhe Gjeorgjia duhe ta vazhdojnë punën në reforma në Gjeorgji. Alsat-M | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: BE miraton planin për ndryshimet e dokumentit të Lisbonës Fri 29 Oct 2010 - 10:02 | |
| Në samitin e Bashkimit Evropian, liderët e vendeve anëtare, e miratuan një plan për ta ashpërsuar disiplinën buxhetore në gjithë BE-në. Liderët e Bashkimit Evropian, në takimin e mbrëmshëm në Bruksel, i kanë qartësuar edhe mënyrat për ndryshime në Marrëveshjen e Lisbonës, vetëm 11 muaj pasi ajo ka hyrë në fuqi. Raportohet se diplomatët kanë thënë se liderët e konsiderojnë të domosdoshme krijimin e një fondi emergjent të vazhdueshëm për eurozonën, ndërsa Gjermania ka kërkuar që fondi të jetë kusht për ndryshimin e marrëveshjes së BE-së. Në samit, Britania dhe 10 vende të tjera të BE-së, kërkuan që të refuzohet rritja e propozuar prej 5.9% e buxhetit të BE-së për vitin 2011, duke thënë se çdo rritje mbi 2.9% do të jetë e papranueshme. Evropa e Lire | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Indonezi: Numri i të vdekurve arriti në 400 vetë Fri 29 Oct 2010 - 10:04 | |
| Numri i njerëzve, që e humbën jetën nga cunami dhe vullkani shkatërrues në Indonezi, arriti në më se 400. Zyrtarët thonë se qindra njerëz ende konsiderohen të zhdukur, pasi vala e cunamit i goditi ishujt e largët Menatwi, pas tërmetit të ditës së hënë, me intensitet 7.5 shkallë, që kishte shkatërruar fshatra. Në numrin e tërësishëm të të vdekurve janë edhe viktimat e shpërthimit të vullkanit në malin Merapi, që ndodhi të martën. Ky vullkan është afro 1300 kilometra në lindje të zonës së cunamit në ishullin Java. Evropa e Lire | |
| | | Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Taxhikistan: Vriten tre militantë të dyshuar Fri 29 Oct 2010 - 10:07 | |
| Zyrtarët e Taxhikistanit thonë se tre militantë janë vrarë sot gjatë një ndërhyrjeje të policisë kundër asaj që ata e quajtën grup terrorist në rajonin verior Isfara. Shefi i administratës lokale në fshatin Chorkuh, Nemat Olimov, i tha Radios Evropa e Lirë, se banorët ishin evakuuar para se forcat policore ta fillonin operacionin e tyre kundër një grupi të armatosur atje. Sipas tij, së paku njjë person nga grupi i të armatosurve iu dorëzua policisë, ndërsa një tjetër ia doli të largohej. Operacioni i sotëm u bë derisa forcat qeveritare në Taxhikistan po e vazhdojnë operacionin ushtarak kundër militantëve islamikë në Luginën Rasht, në pjesën lindore të këtij vendi. Evropa e Lire | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajmet ditore | |
| |
| | | | Lajmet ditore | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |