BE miraton udhërrëfyesin për Kosovën 16:30 / 30.05.2012 Bashkimi Evropian ka miratuar vendimin që Kosovës edhe zyrtarisht t’i ofrohet udhërrëfyesi për lëvizje pa viza, raporton Dukagjini. Lajmin e ka konfirmuar para pak minutash Ambasadori i Francës në Kosovë, Jan Francua Fitou. Zyrtarët e Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë deklaruara së në fund të pranverës Kosova do të marr udhërrëfyesin, që është instrument para heqjes së vizave edhe për Kosovarët, si vendi i vetëm në rajon që nuk e ka pasur të drejtën e udhëtimit pa viza në zonën Schengen. (boss)