Kryeministreja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha të hënën se kabineti i saj ka marrë një vendim në parim për të shtrënguar pronësinë e armëve pas masakrës në xhamitë e Christchurch.
“Ne kemi marrë një vendim si kabinet, ne jemi të unifikuar”, tha Ardern.
Liderja e Zelandës së Re njoftoi gjithashtu një hetim për vrasjet masive në dy xhami në Christchurch të premten që la 50 të vdekur.
Ardern tha se detajet janë ende duke u përpunuar, por ndryshimet në ligjet e armëve të zjarrit të vendit do të shpallen në mënyrë të plotë brenda 10 ditëve. (Mesazhi)