Presidenti i Tunizisë Moncef Marzouki u ka bërë thirrje autoriteteve egjiptiane për lirimin e presidentit Muhamed Mursi dhe të gjithë të paraburgosurve politik. Ai gjithashtu bëri thirrje për çbllokimin e kalimit të kufirit me Gazën, dhe hapjen e tij të menjëhershëm.
Marzouki tha se lirimi i Mursit dhe i të burgosurve politik do të jetë një nismë e domosdoshme që do të zbusë zemërimin në shoqëri dhe do ti sjellë fund dhunës. Ai theksoi gjithashtu se një veprim i tillë do të inkurajojë të gjitha palët që të kthehen në dialog për të mirën e Egjiptit.
Duke komentuar mbi rrethimin e rreptë të Rripit të Gazës, presidenti tunizian bëri thirrje për dhënien fund të vuajtjeve të palestinezëve. Ai tha se me hapjen e kalimeve dhe lejimin e mallrave dhe njerëzve për qarkullim, do të mundësohet jetë normale në territorin ngujuar. Marzouki iu drejtua me komentet e tij palës egjiptiane ku tha se "është e mjaftueshme që populli palestinez janë duke vuajtur nën okupimin sionist."
Sa i përket krizës në Tunizi, ai tha se mbështet një zgjidhje politike për krizën. Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të mbështesë nismën e vendit të tij për krijimin e një gjykate ndërkombëtare kushtetuese e cila do të mbrojë njerëzit nga diktaturat.
Presidenti Marzouki ishte një aktivist i të drejtave të njeriut para revolucionit tunizian i cili përmbysi diktatorin e vendit në vitin 2011. Ai tha se pas Pranverës arabe, njerëzit kurrë nuk do të lejojnë veten që të shtypen përsëri nga diktatorët. /mesazhi/