Mbreti i Jordanisë Abdullah II ka kritikuar kryeministrin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke thënë se e sheh demokracinë e tij si "të brishtë".
"Erdoan është thjesht duke promovuar një version të butë të islamizmit, tha mbreti Jordanez në një intervistë për revistën Atlantik. "Erdoan ka thënë se demokracia, për të është një udhëtim me autobus", tha Mbreti Abdullah. Ai citoi Erdoganin të ketë thënë: " Sapo të arrij stacionin tim, unë do të zbres".
Mbreti e sheh Erdoanin si një version më të përmbajtur se Mohamed Morsi. "Nëse e krahasojmë Mursin dhe Erdoganin shohim dallime. Atë që Erdogan ka bërë për shtetë vite, Morsi dëshiron ta bëjë brenda natës", tha Mbreti Abdullah i Jordanit.
"Nuk ka thellësi te Muhamed Mursi" tha mbreti Abdullah kur u pyet për qëndrimet e tij ndaj liderit egjiptian. "Unë jam përpjekur t'ia shpjegoj atij se si duhet të merret me Hamasin. Ai nuk e sheh procesin e paqes si diçka në lëvizje" Ai këmbëngulë se Izraeli nuk do të lëvizë", shton Mbreti Abdullah. "Unë i thashë: Dëgjoni, është punë e Izraelit nëse tërhiqet apo jo, puna juaj është që ti bëni bashkë Fatahun dhe Hamasin. "Megjithatë Morsi mbeti i fiksuar në qëndrimin e izraelitëve", tha mbreti Jordanez. Ai u përpoq të përsëris rëndësinë e zgjidhjes së "rrëmujës" në anën palestineze.
/mesazhi/