Një delegacion jordanez, i cili vizitoi Presidenti sirian Bashar al Assad të hënën, u vu nën kritika të ashpra, pasi i dorëzoi atij një pelerinë arabe. Sipas Agjencisë Arab News, delegacioni i përbërë nga aktivistë, politikanë dhe avokatë i dhuruan Asadit pelerinën në shenjë të pan-arabizmit. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Avokatëve jordanez, Samih Khurais, i kërkoi Assadit për ta veshur pelerinën duke thënë: ". Kjo është veshur nga lideri i fisit ... lideri i vendit ... Ajo është veshur nga lideri i cili është i sinqertë ndaj popullit të tij" (duke aluduar në mbretin Abdullah të Jordanisë) "Bashar al Assad është udhëheqës i Shamit ... Kjo është arsyeja pse njerëzit në Jordani ma dhanë mua këtë, si një dhuratë për ju. Një video që tregon Assadin duke qeshur, u shpërnda masivisht nëpërmjet faqeve të rrjeteve sociale, duke shkaktuar kritika ndaj delegacionit.. Mijëra njerëz komentuan në video. Ata shprehin habinë se pse Assad është duke buzëqeshur, ndërsa vrau pa mëshirshëm 70.000 persona.[justify]