Udhëheqësi i Hamasit Khaled Meshaal ka mbërritur në Rripin e Gazës, duke i dhënë fund 45 viteve mërgim, vizitë kjo që ka ngjallur besim tek palestinezët. Khaled Meshaal tha se dëshira e tij më e madhe do të ishte të bëhej martir në territorin palestinez.
"Unë shpresoj se Zoti do të bëjë që të vdes në tokën e Palestinës në Gaza," tha Meshaal menjëherë pas kalimit nga Egjipti në Gaza nëpërmjet pikëkalimit kufitar në zonën jugore të Rafahas. Pas kalimit nëpër pikën kufitare egjiptiane, Meshaal u gjunjëzua në tokë për të bërë një lutje falenderimi dhe u prit më pas nga dhjetëra zyrtarë të hamasit si dhe grupeve të tjera.. "Kjo është hera e parë që unë vij në Palestinë në 37 vjet," tha Meshaal i cili është me origjinë nga një fshat në Bregun Perëndimor, por që shkoi në mërgim me familjen e tij pas luftës së 1967 në Lindjen e Mesme, ku më pas u kthye vetëm për një vizitë të shkurtër në 1975.
"Kjo është lindja e tretë," u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi të shkurtër, duke thënë se lindja e tij e dytë e tij ishte, pasi ai i shpëtoi një tentative për ta vrarë atë në Jordani në vitin 1997, tentativë kjo nga izraelitët.
Izzat al-Rishq, një tjetër anëtar i lartë i politikës në Palestinë, por që ka qenë në ekzil për shkak të përndjekjeve, tha se kjo përvojë është e jashtëzakonshme dhe e shumë pritur, dhe që vizita në Gaza është çlirim emocional.
"Kjo është ndjenja më e madhe që kam pasur ndonjëherë. Është një moment i paharruar historik," tha ai. "Dëshira jonë për të puthur tokën e Palestinës u bë realitet."
Festa e Fitores
Meshaal do të kaloj rreth 48 orë në Bregun Perendimor dhe do të marr pjesë në një miting masiv të shtunën, ditë kjo e 25 vjetorit të themelimit të Hamasit. Festimi merr shkas gjithashtu pas luftës së fundit me Izraelin, ku ky i fundit u detyrua të bëj armëpushim. Hamas ka ftuar gjithashtu zyrtarët e Fatahut në ceremoninë që do të mbahet të shtunën,
Udhëtimi i Meshaal vjen pas një armëpushimi që përfundoi pas tetë ditësh të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit.
Historia e Khaled Meshaal
Khaled Mashal, u lind më 28 maj 1956 në fshatin Silvad, në veri të Ramallahut. Mashaal ndoqi shkollën fillore në Silvad deri në vitin 1967, kur edhe ndodhi Lufta Gjashtë-Ditëshe dhe pushtimi i Bregut Perëndimor nga ana e Izraelit. Babai i tij u zhvendos me familjen në Kuvajt. Mashaal është doktor i shkencave të fizikës. Mashaal u bashkua me Vëllazërinë Muslimane në vitin 1971.
Në vitin 1983, Lëvizja Islamike Palestineze mblidhet një konferencë të brendshme. Konferenca përfshinte delegatë nga Bregu Perëndimor, Rripi i Gazës, dhe refugjatët palestinezë nga shtetet arabe. Kjo ishte një arritje e rëndësishme, dhe kjo ishte konferenca që hodhi themelet për krijimin e Hamasit. Mashaal ishte pjesë e udhëheqjes së këtij projekti për të ndërtuar një lëvizje palestineze islamike. Pas vitit 1984, Mashaal iu përkushtua aktivitetit për Palestinën në kohë të plotë. Gjatë kësaj periudhe Mashaalin ka mbetur në Kuvajt. Mashal ka jetuar në Kuvajt deri në Luftën e Gjirit të vitit 1991. Kur Iraku pushtoi Kuvajtin, Mashaal zhvendoset në Jordani, dhe fillon të punojë drejtpërdrejt me Hamasin. Ai ka qenë një anëtar i Byrosë Politike të Hamasit që nga fillimi i saj dhe u bë kryetari i saj në vitin 1996. Ai është i martuar dhe është baba i tri vajzave dhe katër djemve.
Mesazhi/A.Avdiu-Hoxha