Amr Khaled, predikues i njohur Egjiptian po hyn në botën e televizionit përmes shfaqjeve televizive .Ai ka paralajmëruar shfaqje të reja përmes së cilave shpreson të trajnoj gjeneratën e ardhshme të predikuesve islam. Khaled është i njohur me webfaqen e tij Amrkhaled.net, si dhe si drejtues i emisioneve ne Televizionin Ikra. Shfaqja e re televizive synon të krijojë një brez të ri të predikuesve, dhe nxitjen e progresit me anë të besimit. Khaled, renditet ndër figurat më të njohura të botës myslimane dhe është i njohur për promovimin e bashkëjetesës paqësore mes Islamit dhe Perëndimit. Ai është në krye të listës së njerëzve më me ndikim në e revistën Time dhe Forbes. Përmes emisionit të ri, ai shpreson të rekrutojë një grup të nxënësve me vizion dhe talent, dhe të zhvillojë edhe më tutje sferën e debateve televizive.[justify]