Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të organizojë në kuadrin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit një seri emisionesh në TV “Ora News”. Në këtë cikël emisionesh, që vijnë nën titullin “Me syrin e zemrës” dhe që do të nisin nga dt. 01.08.2011, do të trajtohen dhe diskutohen një larmi e
gjerë çështjesh fetare dhe sociale.
Më shumë se sa një emision informativ, “Me syrin e zemrës”, me të ftuarit special që do të ketë nga fusha të ndryshme, do të ofrojë një mundësi më shumë për të bashkëbiseduar me ndërgjegjen e teleshikuesit për çështje dhe problematika të caktuara.
Për 30 ditë me radhë, “Me syrin e zemrës” do të jetë i pranishëm pranë qytetarëve dhe besimtarëve, duke bërë që ky muaj të ndihet dhe përjetohet shumë më ndryshe nga vitet e kaluara.
Programi ku çdo çështje pritet të shikohet “Me syrin e zemrës”, do të vijë për publikun çdo ditë (drejtpërdrejt) në kanalin televiziv “OrabNews” i moderuar nga gazetari Ramadan Çipuri duke filluar nga ora 19.00 deri në 19.50 dhe do të ritransmetohet në orën 04.00.
Programi “Me syrin e zemrës” do të transmetohet paralelisht edhe në kanalin analog “Channel One” në orën 20.00 dhe do të ritransmetohet në orën 03.00. Ai mund të ndiqet live nga e gjithë bota. Programi do të transmetohet në TV Ora news, si dhe në faqen e TV oranews.com e cila transmetohet live në web dhe mund të ndiqet nga e gjithë bota, sidomos diaspora. Gjithashtu ky program mund të ndiqet në radio ora news në frekuencat 96.7 FM, si dhe në paketën dixhitale tokësore dhe satelitore “Digitalb” drejtpërsëdrejti.
Gjithashtu RTV ORA News do të transmetojë edhe ezanin e Iftarit dhe të syfyrit në oraret përkatëse./kmsh/