Llukman Hakimi kështu e kishte këshilluar djalin e tij:
“O bir, kjo botë është një det pa fund. Dijetarët pa kulturë shpirtërore dhe shumë njerëz tjerë janë mbytur në të. Anija jote në këtë det le të jetë besimi te Allahu me zemër të ngopur. Kurse pajisja e anijes le të jenë devocioni (takvaja) dhe adhurimi (ibadeti). Dhe vela e kësaj anije që e bën atë të lundroj në detra, letë te jetë dorëzimi (tevekkul). Vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtosh!”
Mesazhi
Pra, o njeri i mençur, kjo botë është sprove për ty. Në të gjenden kënaqësi të shumta, mos u thello shumë se mund të zhytesh dhe të fundosesh në pafundësinë e saj. Mos u mundo ta ushqesh trupin sepse ai është një kurban që një ditë do t’i jepet tokës. Por eduko dhe ushqeje shpirtin dhe zemrën tënde sepse ato do të nderojnë një ditë.