Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Arrestohen për shkak se u falën në një xhami të transformuar Sat 25 Sep 2010 - 19:58 | |
| Gjatë vizitës së një xhamie në Kordovë, e cila është transformuar në katedrale, gjashtë turistë muslimanë kishin vendosur që aty të falin namazin. Pjesëtarët e sigurimit, sa po i kishin parë, ua kishin tërhequr vërejtjen që të ndërpresin namazin, mirëpo ata kishin vazhduar me faljen. Pas kësaj, ishin urdhëruar që ose të vazhdojnë vizitën e tyre ose ta lëshojnë “katedralen”, por, përsëri, pa ndonjë rezultat.Më pas, thirret policia dhe për një kohë të shkurtër ajo arrin në vendngjarje, ku me pas pason përleshja mes policisë dhe turistëve, dhe si rrjedhojë kishte pasur disa të lënduar dhe dy turistë të arrestuar. Në këtë “katedrale” është e ndaluar që të kryhen lutje të muslimanëve, respektivisht namaze. Peshkopi, Demetrio Fermandez Gonzales, sërish ka theksuar se ndalesa për mos falje të muslimanëve në këtë ish-xhami, e transformuar në katedrale në shekullin 13., vazhdon të mbetet në fuqi edhe përkundër kërkesave të muslimanëve që kjo ndalesë të abrogohet. | |
|