Në qytetin Charleville-Mézières të Francës do të ndërtohet një xhami e madhe në të cilën mund të falen 3.000 besimtarë
Pranë xhamisë së madhe do të ndërtohet edhe një qendër kulturore, ku përveç hapësirave të lutjes për burra dhe gra do të ketë edhe një sallë konferencash, bibliotekë dhe klasa ku do të organizohen kurse për mësim dhe aktivitete tjera fetare.
Leja e ndërtimit është aprovuar më 22 shtator të vitit të kaluar, gurthemeli do të vihet në qershor ose në korrik të këtij viti. Punimet pritet të përfundojnë në vitin 2012, ndërsa për ndërtimin e saj do të angazhohet Qendra kulturore fetare 'Ardennes'.