Edhe pse është planifikuar që në Londër të ndërtohet njëra nga qendrat më të mëdha islame në Evropën Perëndimore, sipas të gjitha gjasave, kjo nuk do të ndodhë
Xhamisë me emrin Abbey Mills, e cila duhej të ndërtohej në pjesën lindore të Londrës, nuk i është dhënë leja e ndërtimit nga Këshilli i Komunës Newham.
Xhamia është dashur të ndërtohet në afërsi të vendit ku janë mbajtur Lojërat Olimpike të këtij viti, dhe është planifikuar t’i akomodoj të paktën 9.500 besimtarë, ndërsa i tërë kompleksi deri në 40.000 njerëz.
Projekti futurist "kuarti islam", i cili dhjetë vjet më parë u propozua nga grupi misionar islam Tabligh Jamat, ka përfshirë xhaminë multifunksionale në 7,3 hektarë tokë, pa minare, me çati transparente, ndërsa në kudër të kompleksit është planifikuar të ndërtohen zyrat, shkolla, pavijoni sportiv, restoranti dhe apartamentet.
Xhamia është dashur të ndërtohet në një hapësirë që më parë është përdorur për qëllime industriale.
Megjithatë, këshilltarët e Komunës Newham kanë vlerësuar se kompleksi është shumë i madh dhe do të ndikonte në ndryshimin e pamjes së kësaj pjese të qytetit, në të cilën gjenden ndërtesat e rëndësishme historike, me fjalë të tjera nuk do t’i përshtatej nevojave të komunitetit. Përveç kësaj, kompleksi do të kishte vetëm 300 vende parkimi, gjë të cilën ata e kanë konsideruar si të pamjaftueshëm, dhe nuk do të siguronte hapësirë të mjaftueshme për akomodim ose punësim të qytetarëve.
Mijëra protestues, kryesisht nga Birminghami dhe Bradfordi, janë mbledhur natën e kaluar në rrugë para Komunës për të protestuar kundër vendimit të Këshillit.