Me lejen e kryetarit të komunës së Tetovës,
Sadi Bexheti, në paralagjen e qytetin, konkretisht në fshatin
shqiptarë Reçicë e vogël do të ndërtohet kisha e Shën Gjergjit. Edhe
pse qëllimi i ndërtimit mund të jetë provokues për banorët përreth, ata
përkundrazi pa dallim entije dhe feje, e kanë ndihmuar realizimin e
këtij projekti, duke mbledhë mjete financiare për realizimin e tij.
Shqiptarët e kësaj pjese të qytetin i
përkasin besimin Islam dhe nuk do ta shrytëzojnë këtë objekt fetar, ata
megjithatë me ndihmën e ofruar, kanë dëshmuar edhe një herë kulturën e
tyre karakteristike shqiptare, që manifestohet me harmoni ndërfetare
dhe lidhjen e tyre spirituale që u është trashëguar, për të respektuar
objektet e kultit, qoftë ato edhe të fesë së mëparshme të tyre,
transmeton portali Shqipmedia.
Por, në anën tjetër sllavët e Maqedonisë edhe në këtë pikë mundohen
ti diskriminojnë shqiptarët, që kryesisht i përkasin konfesionit islam.
Duke marrë parasyshë se ata (sllavet e Maqedonisë) kryesisht i përkasin
besimit kristian, mundohen që nëpërmjet politikave shtetërore ta
instrumentalizojnë edhe fenë, për të ‘dominuar’ në teren.
Raste të tilla kemi në vazhdimësi. Siç janë xhamitë e djegura në
Prilep dhe Manastir, që nga viti 2001 dhe ende nuk rindertohen, fillimi
i ndërtimit të një kishe gjigande në qendër të Shkupit edhe atë, mbi
vendin ku më parë ka qëndruar shtëpia e Nënë Terezës (për këtë akt
reagoi edhe Vatikani), mos lejimi i ndërtimit të Burmali Xhamisë
(‘Bukuroshes së Ballkanit’) aty në afërsi edhe pse për të njëjtën
posedohet dokumente se ka qenë e ndërtuar po në atë vend, por u rënua
nga tërmeti katastrofal i viti ’63.
Poashtu, vendosja e kryqave reth Shkupit, në malin “Vodno”, në “Malin
e Zi (Karadak)” në mes Kumanovës dhe Shkupit, poashtu kryq u vendos
edhe në kalanë dardane të Shkupit, u paralajmërua vendosja e kryqit
edhe në kalanë e Tetovës, etj. Pra, këtu shihet qartë tendenca për të
provokuar popullsinë myslimane që jeton në vend edhe pse shqiptarët
gjithnjë janë angazhuar për të kundërtën.
(Shqipmedia)