Muhamed s.a.v.s. ka treguar për Uvejs Karenijun pa e parë fare. Ka thënë: “(Ai është) prej Jemenit, nga qyteti Karen, nga fisi Murad. Babai i ka vdekur, jeton vetëm me nënën dhe sillet shumë mirë me të. Ka qenë i sëmurë nga lepra, por e ka lut Allahun për shërim dhe e ka shëruar. Nën kraharor i kanë mbetur shenjat sikur të ishin monedha dërhemi. Ai është i pari më i miri i tabiinëve”. Pastaj i ka thënë Omer bin Hatabit r.a: “Nëse të vjen rasti dhe ke mundësi ta shohësh, lute që ai të lutet për faljen e mëkateve tua”. Kur Omeri r.a. është emëruar Emir i besimtarëve, haxhilerët nga Jemeni, në sezonin e haxhit, i pyeste: “A ka në mesin e tyre ndonjë me emrin Uvejs Karenij? I përgjigjeshin: “Jo”. Ai u thoshte: “Po pse nuk e merrni me vete?” Ata i përgjigjeshin se nuk dinin për vendbanimin e tij. “E ne kemi pak ushqim dhe vetëm një palë rroba.” Omeri u thoshte atyre: “Mjerë për ju, po për ta ka folur i Dërguari i Allahut i s.a.v.s., dhe ka thënë: “Nëse ju jepet rasti të takoheni me të, luteni që të bëjë dua për ju (se lutja e tij pranohet). Kështu Omeri për çdo vit e priste Uvejsin.
Dhe ndodh që një vit ai vjen me haxhilerët e Jemenit. Omeri e takon dhe dëshiroi për ta vërtetuar atë dhe e pyet:
- Si quheni?
- Uvejs.
- Nga cili vend i Jemenit?
- Nga Karni
- Nga cili fis jeni?
- Nga fisi Mural.
- Si e ke babanë?
- Babai më ka vdekur, dhe jetoj vetëm me nënën.
- Si i ka marrëdhëniet me ty?
- Mundohem të sillem shumë mirë me të?
- A ke qenë i sëmurë?
- Po, Kam qenë i sëmurë prej leprës, po e kam lutur Allahun të më shërojë dhe më ka shëruar.
- A mos të ka mbetur ndonjë gjurmë e asaj sëmundje?
- Po, nën kraharorin tim kam një shenjë sa monedha e dërhemit, pastaj ia zbuloi nënkraharorin. Omeri pasi ia sheh atë vend, ia puth. Dhe i thotë: “Ti je ai, për cilin ka thënë Pejgamberi s.a.v.s. të lutesh për mua”.
- Po, unë të lutem për ty o Emir i besimtarëve?!
- Po gjithsesi.
- Omeri vazhdimisht kërkonte prej tij, deri sa u lut për të.
Pastaj Omeri e pyet, se ku do të shkojë dhe çka do të punojë pas sezonit të haxhit.
- Unë do të shkoj te fisi Murad i Jemenit dhe në Irak.
- Unë do t’i shkruaj mëkëmbësit të Irakut për ty?
- Të përbetohem o Emir i besimtarëve, mos vepro ashtu. Më lerë të eci në mesin e njerëzve i panjohur dhe pa ngarkesë prej tyre.
shkruajti:
Hfz Zudi Fejzuli
Marur ng Libri 101 Tregime