TREGIMI I KOPSHTARIT
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Përderisa një njeri kalonte në periferi të një vendbanimi, dëgjon një zë mbi re: “Ujite bahçen (arën) e filanit”. Kur nga ai moment retë e ndryshuan drejtimin dhe shkuan mbi atë arë dhe zbrazën shi, e cila ishte një kodër me rrasa. Kur e sheh se, në atë vend ku binte shiu mblidhej uji dhe formohej përroskë, ai e përcolli ujin. Kur e sheh se një njeri qëndronte në atë arë, e cila kishte ujë të mjaftueshëm nga çdo anë. E pyet: “O rob i Allahut! Po si e keni emrin?” I përgjigjet – “Filan ... . (E tha) emrin, të cilën e kishte dëgjuar nga zëri mbi re. Pastaj ky e pyet: “Po, pse po më pyet për emrin tim?” Ai i thotë: “Kam dëgjuar një zë mbi re, i cili thoshte: Ujite bahçen (arën) e filanit, - emrin, të cilin e paskeni ju”. – “Pasi është puna kështu po të tregoj: Unë 1/3 e produkteve e jap sadaka, me 1/3 e ushqej veten dhe familjen, ndërsa 1/3 e kthej prapë për punimin (mbjelljen) e arës”.
(Transmeton Muslimi)