REJHANA-ENSAR Moderator
Numri i postimeve : 811 Data e regjistrimit : 07/07/2010 Mosha : 37 Nacionaliteti-Sheti : stuttgart
| Titulli: Thotë Resulullahi për Xhihadin ...! Fri 1 Oct 2010 - 7:00 | |
| Thotë Resulullahi për Xhihadin ...! Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Juve do t`ju vendosen sundues dhe disa prej veprave të tyre do t`i njihni si të mira, e disa të këqija. Kush i urrenë ato vepra, do të lirohet prej mëkate. Kush tenton t`i pengojë, do të shpëtojë. Mirëpo, mjer ai i cili është i kënaqur me to dhe i cili i pason ato.” I thanë: “Vallë a nuk do të luftojmë kundër tyre?” Ka thënë: “Jo, derisa ata falen.” [Muslimi] .
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për nevojën e luftës kundër sundimtarëve të padrejtë dhe është përgjigjur: “Jo, derisa të falin namazin.” Ka thënë:“Prijësit më të mire janë ata të cilët i doni dhe ju duan, të cilët bëjnë dua dhe për të cilin ju bëni dua. Ndërsa prijësit më të këqinj janë ata të cilët i urreni dhe të cilët ju urrejnë, të cilët i mallkoni dhe të cilët ju mallkojnë.” E Pyetën: “Vallë a nuk do të luftojmë kundër tyre?” U përgjigj: “Jo, derisa falin namazin në mesin tuaj. Jo, derisa falin namazin në mesin tuaj. Kujt i vendoset mëkëmbës dhe ai e sheh se ai nuk i nënshtrohet Allahut, le të urrejë atë në të cilën prijësi nuk i nënshtrohet Allahut, por mos të bëhet i padëgjueshëm ndaj mëkëmbësit.” [Muslimi, nr.1855 prej Avf b.Malikut r.a] Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: Juve do t`ju vendosen sundues dhe disa prej veprave të tyre do t`i njihni si të mira, e disa të këqija. Kush i urrenë ato vepra, do të lirohet prej mëkate. Kush tenton t`i pengojë, do të shpëtojë. Mirëpo, mjer ai i cili është i kënaqur me to dhe i cili i pason ato.” I thanë: “Vallë a nuk do të luftojmë kundër tyre?” Ka thënë: “Jo, derisa ata falen.” [Muslimi] Ahmedi: “Derisa falin pesë kohët e caktuara të namazit.” [Ahmedi “Musned” 6/295,302,305,321] Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Çka mendon për atë nëse sunduesit na pengojnë të drejtën tonë ndërsa e kërkojnë të drejtën e tyre? Çka na preferon atëherë?” Ka thënë: “Dëgjoni dhe nënshtrojuni atyre. Atyre do t`ju takojë ajo çka kanë merituar por edhe juve ju takon ajo që keni merituar” [Tirmidhiu, nr. 2200] Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Pas meje juve do t`ju vijnë kohë të vështira. Të drejtat tuaja do t`ju merren dhe do të jeni dëshmitar të asaj që do ta urreni.” I thanë: “Nëse ndonjëri prej nesh e përjeton atë kohë, çka na urdhëron?”, ndërsa ai u përgjigj: “Plotësoni obligimet tuaja të cilat i keni të obliguara dhe kërkoni prej Allahu atë që ju takon.” [Mutefekun alejhi] Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Më udhëzo në ndonjë punë e cila do të jetë i barabartë me luftën për në rrugë të Allahut.” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj: “Nuk shoh se ka ndonjë punë të tillë.” e pastaj e pyeti: “A do të jesh ti në gjendje kur muxhahidi të dale në luftë, të shkosh në xhami dhe të falesh pandërprerë e të mos pushosh dhe të agjërosh e kurrsesi të mos ndërpresësh agjërimin?” Njeriu pyeti: “E kush do të jetë në gjendje ta bëjë këtë?” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Shembulli i muxhahidit në rrugë të Allahut është sikurse shembulli i atij i cili agjëron dhe që falet natën, lexon ajetet kur`anore, nuk e nderprenë as agjërimin, as namazin derisa muxhahidi të mos kthehet në shtepi.” [Muslimi, nr.1878, “Muvet`a”, 1/433] Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kush është njeriu më i mirë?” Ka thënë: “Besimtari i cili lufton në rrugë të Allahut me jetën dhe pasurinë e tij.” “E kush tjetër?” Ka thënë: “Njeriu i cili adhuron Allahun duke jetuar në ndonjë luginë të vetmuar dhe nuk i shqetëson njerëzit.” [Mutefekun alejhi] Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Pse të gjithë njerëzit do të sprovohen në varret e tyre, përveç shehidit?” “Atyre u ka mjaftuar sprova e vetëtimës së shpatave mbi kokat e tyre,” tha Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. [Nesaiu, 4/99] I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem është pyetur për atë njeri i cili lufton për trimëri, për atë i cili lufton nga krenaria fisnore dhe për atë i cili lufton që ta shohin të tjerët; cili prej të tyre është (luftëtarë) në rrugë të Allahut? Ka thënë: “Kush lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta, ai lufton në rrugë të Allahut.” [Buhariu, 6/21,22] Ebu Davudi përmend se një beduin erdhi te Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe pyeti: “Njëri lufton për ta përmendur, disa për ta lavdëruar, të tretë për shkak të plaçkës, të katërtit për shkak të pozitës, cili prej tyre lufton në rrugë të Allahut?” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Kush lufton që fjala e Allahut të jet më e larta, ai lufton në rrugë të Allahut.” [Ebu Davudi, nr.2517] Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, çka është puna e atij i cili dëshiron të shkojë në xhihad në rrugë të Allahut, ndërsa me këtë dëshiron të arrijë ndonjë dobi në këtë botë?” I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Ai nuk ka shpërblim” Njerëzve iu duk e madhe kjo që tha Pejgamberi dhe i propozuan njeriut: “Kthehu dhe pyeti sërish ndoshta nuk e ka kuptuar mirë.” Pasi që u kthye, pyeti: “O i Dërguari i Allahut, çka është puna e atij i cili dëshiron të shkojë në xhihad në rrugë të Allahut, ndërsa me këtë dëshiron të arrijë ndonjë dobi në këtë botë?” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem përsëriti: “Ai nuk ka shpërblim” Sërish i thanë: “Kthehu dhe pyete Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem kësaj.” U kthye tri herë, ndërsa ai iu përgjigj gjithherë njejtë: “Ai nuk ka shpërblim.” [Ebu Davudi, nr.2516] Përmend Nesaiu: “Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-llallahu alejhi ve sel-lem për njeriun i cili lufton për ndonjë shpërblim dhe për t`u përmendur në mesin e njerëzve; çka i takon atij? I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Atij nuk i takon asgjë.” Pasi që e përsëriti pyetjen , I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Atij nuk i takon asgjë.” Pastaj tha: “Me të vërtetë Allahu nuk do të pranojë asnjë vepër, përveç nëse ajo është në emër të Tij dhe ajo me të cilën dëshirohet të arrihet kënaqësia e Tij.” [Nesaiu, 6/25] Ummu Seleme r.a. e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, njerëzit shkojnë në luftë ndërsa gratë jo edhe neve na takon vetëm se gjysma e trashëgimisë,” dhe Allahu i lartësuar shpalli: “Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë.” (En Nisa, 32) [Ahmedi, “Musned”, 6/322] Është pyetur i Dërguari i Allaut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për shehidët dhe ka thënë: “Kush vritet në rrugë të Allahut, ai është shehid. Kush vdes në rrugë të Allahut, ai është shehid. Kush vdes nga murtaja, ai është shehid. Kush vdes prej ndonjë sëmundje barku, ai është shehid.” [Muslimi, nr.1915]
| |
|