REJHANA-ENSAR Moderator
Numri i postimeve : 811 Data e regjistrimit : 07/07/2010 Mosha : 37 Nacionaliteti-Sheti : stuttgart
| Titulli: Ta shikosh Qabenë! Sat 2 Oct 2010 - 22:28 | |
| Ta shikosh Qabenë! Njeriu asnjëherë nuk mund të ngopet me të shikuarit e shtëpisë së Allahut, Qabenë. Vend, i cili, vazhdimisht, është i mbuluar me mëshirën dhe bekimin e Allahut. Me të vërtetë, me asgjë në këtë botë, nuk mund të krahasohet Shtëpia e Allahut.
Njerëzit do të donin që koha të ndalej, ashtu që të mundej, pa ndërprerje, të vështrohej Qabeja, ndërsa etja për të, asnjëherë të mos shuhej, por të shtohej shumë e më shumë…
Në një rast, tek sa isha në vizitë në Uashington, më njoftuan që aty pari qenka një grua, e cila e kishte pranuar islamin dhe që paska dëshirë për të më pyetur për disa gjëra. Gjithashtu, më treguan se një numër i madh i muslimanëve, të cilët më parë nuk ishin falur, tani kishin filluar me faljen e namazeve, duke iu falënderuar, për këtë, asaj gruaje.
Në kohën e lutjes e paska pasur zakon që t’i vesh teshat më të bukura, sikur të përgatitej për ndonjë mysafir të veçantë, dhe pastaj, kur të fillonte me faljen e namazit, të harronte gjithçka tjetër përreth saj.
Pas ca pyetjesh dhe përgjigjesh të shkurtra, e pyeta se ç’ishte ajo që e shtyri që ta pranojë Islamin? Psherëtiu njëherë, dhe pastaj filloi:
“Unë isha një hebreje, kurse bashkëshorti im ishte një i krishter, i cili qe i dërguar në Arabinë Saudit për të realizuar një punë teknike. Ditë pas dite, shikoja muslimanët dhe muslimanet, të veshur në të bardhë, sesi shkonin për diku. E pyeta bashkëshortin se për ku shkojnë këta, e ai më shpjegoi se shkojnë për ta vizituar Qabenë. I thash se edhe unë dëshirojë të shkojë atje, mirëpo ai mu përgjigj se një gjë e tillë qenka e ndaluar për jomuslimanët.
Megjithatë, unë isha e vendosur në synimin tim për të shkuar atje dhe, kështu, blemë që të dy nga një teshë të bardhë dhe u nisëm. Për fat të mirë, askush nuk na e ndërpreu rrugën dhe arritëm në Mekë, ku dhe u drejtuam drejt Qabesë.
Me të parë atë, sytë na u ngrinë dhe koha sikur u ndal. Kur u kthyem dhe pamë njëri tjetrin, filluam të qajmë që të dy. Vështrimet tona, ndaj njeri tjetrit, thonin që kjo është e vërteta dhe se duhet ta pranojmë Islamin!
Më parë nuk dija asgjë për Islamin, mirëpo, aq shumë bekime dhe mirësi ka Qabeja, sa që jeta ime ndryshoi krejtësisht.
Bekimi i Teuhidit i cili qe lëshuar në Mekë dhe bekimi i profetësisë mbi Medinen. Njeriu, vërtetë, asgjë nuk ka për të parë diç të shtrenjtë në jetën e tij, nëse nuk i sheh këto dy qytete të shenjtë.
Allahu i Madhërishëm ua mundësoftë të gjithë muslimanëve që ta vizitojnë Shtëpinë e Tij.“
| |
|