Disa njerëz pyesin: A lejohet –fetarisht- sipas parimit të reciprocitetit tua kallim Biblat ashtu siç na e kallën Kur’anin?

Kjo është ajo që dikton ajeti kur’anor:
“فَمَنِ اعْتَدَى عَلَيْكُمْ فَاعْتَدُواْ عَلَيْهِ بِمِثْلِ مَا اعْتَدَى عَلَيْكُمْ
Muaji i shenjtë (i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu e ta dini se All-llahu është me të devotshmit.”el-Bekare, 194.
Kërkojmë nga ju sqarime për këtë pyetje ndërsa Allahun e lusim t’iu shpërblejë më të mirat e Tij!


Përgjigja:

Me emrin e Allahut, falënderimet i takojnë Atij ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!
Natyrisht që një gjë e tillë nuk lejohet në fenë tonë, dhe këtë pa marrë parasysh se a bëhet pa ndonjë arsye apo si kundërpërgjigje për shkak të djegies së Kur’anit nga ana e tyre.
Kjo për arsyet në vijim:
1. Teurati dhe Inxhili (Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re) me gjithë devijimet dhe shtrembërimet e bëra nga dora e njeriut, prapë kanë ruajtur diç nga origjinaliteti[1], pjesë kjo që tek muslimanët është e shenjtë dhe me peshë. Kësisoj, djegia e kësaj, do të thoshte djegie e shpalljes së Allahut. Ne lexojmë në Kur’an:
“إِنَّا أَنزَلْنَا التَّوْرَاةَ فِيهَا هُدًى وَنُورٌ
Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita…”el-Maide, 44.
“وَمَثَلُهُمْ فِي الْإِنجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَى عَلَى سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ
...Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. ...” el-Fet’h, 29.
Ne, ithtarët e shpalljes së fundit dhe përmbyllëse qiellore, kemi ardhur për të plotësuar besimin në të gjithë profetët dhe librat e shpallura atyre.
2. Ne jemi më meritor për të vërtetat e mbetura prej këtyre librave dhe për profetët e tyre se vet ata. Pejgamberi, alejhi’s selam ua bëri me dije çifutëve dhe të krishterëve se ne jemi më meritor për Musanë dhe Isanë, alejhima’s selam, se vet ata.
3. Ne nuk jemi oportunistë të imitojmë perëndimin në të mirat dhe të këqijat e tij.
4. Ajeti kur’anor:
“َلَا تَسُبُّوا الَّذِينَ يَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ فَيَسُبُّوا اللَّهَ عَدْوًا بِغَيْرِ عِلْمٍ
Ju mos ua shani ata (zota) që u luten (idhujtarët), pos All-llahut, e (si hakmarrje) të fyejnë All-llahun nga armiqësia, duke mos ditur (për madhërinë e Tij)...” el-En’amë, 108.
...ka shërbyer si kriter tek dijetarët për të mbyllur derën e çdo gjëje (seddu’dh dherai’) që shpie në dëm, qoftë kjo edhe e lejuar. E si mund të thuhet për atë që është e ndaluar?!
Allahu e di më së miri!