Mr.Uzeir-Ibrahimi S.Moderator
Numri i postimeve : 1543 Data e regjistrimit : 19/12/2009 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.
| Titulli: Ajetet Kuranore për Kurbanin.. Sat 6 Nov 2010 - 10:37 | |
| Selam.Duke pasur parasysh se po i afrohemi edhe kohës së prerjes së kurbanave,si dhe rëndësin e Ajeteve Kuranore të cilat flasin rreth vlerës dhe rëndësisë së prerjes së Kurbanit në aspektin fetar, vendosa qe ti cek vetëm ajetet Kuranore. Mendoj se Ajetet janë shumë të qarta dhe nuk ka nevojë për koment, sepse, sado që të flasim do të jet e mangut në krahasim me fjalët e Allahut xh.sh. O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut,as muajin e shenjtë (mos lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë meqafore (të caktuar për kurban), as (mos pengoni) ata që duke kërkuar begati ngaZoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, kanë mësyer (për vizitë) shtëpinë e shenjtë(Qaben). E kur të hiqni ihramin, atëherë gjahtoni. Urrejtja ndaj një populli,që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos ju shtyjë të silleni në mënyrëtë padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, emosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetëAll-llahu është ndëshkues i fortë.(Suretul-Maide2). Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve)ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga tëcilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mbys ty”(Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëm prejtë sinqertëve”,(Suretul-Maide 27) All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vendjetësimi (çështje të fesë e të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhekurbanin edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë(përcaktim nga Zoti) që ta dini se All-llahu e di ç’ka ka në qiej dhe ç’ka kanë tokë dhe se All-llahu ka përfshirë me urtësinë e dijen e vet çdo send(përcaktimi i Zotit për këto është me qëllim të caktuar, e për të mirën enjerëzve).(Sur4etul-Maide 97) Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për nëvendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinëTime për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf), që qëndrojnë në këmbë duke u falur,përkulur dhe që bëjnë . Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë tykëmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve tëlargëta. (Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë etyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjëfalënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre(kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin.(Suretul-Haxh 26-28) Ju keni dobi nga ato (shenja - kurbane) për njëkohë të caktuar, e pastaj vendi i tyre është te shtëpia e lashtë.Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (ekurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut, për arsye se i furnizoi ata mekafshët. Zoti juaj është një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo tëdëgjueshmit(Suretul-Haxh33-34)
E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemibërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendeniemrin e All-llahut duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kurtë shtrihen ato në tokë (dhe t’u dalë shpirti), hani prej tyre dhe ushqeninevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu, ato ua vëmë në shërbimin tuaj që ju të jenimirënjohës. Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku ityre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që tamadhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.(Suretul-Haxh 36-37). Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotittënd!(Suretul-Kevther 2).
| |
|