Falenderimi i takon Allahut. Ate e falenderojme dhe prej Tij falje dhe ndihme kerkojme. Kerkojme mbrojtje nga Allahu prej te kqijave te vetevetes dhe veprave tona. Ke e udhezone Allahu s'ka kush e devijon dhe ke e largon nga ruga e vertet s'ka kush e udhezone. Deshmoj se s'ka hyni tjeter perveç Allahut dhe se Muhamedi s.a.v.s eshte rob dhe i derguari i tij.
Fjala me e mire eshte fjala e Allahut udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhamedit s.a.v.s. Veprat me te kqija jan ato vepra te shpikura. Cdo shpikje eshte bidate dhe çdo bidat eshte devijim e devijimi te çon ne zjarr..
Po e hapim kete Teme me lejen e Allahut si zakonishte, qe t'i theme disa fjale per ata te cilet i shijojne te mirat e Allahut dhe pastaj urdhrave te Tij ua kthejne shpinen. Si çeles te kesaje teme sa per tu futur ne te, e zgjodha nje Hadith qe e trasmeton Bera ibn Azib r.a i cili ka thene:
"Një ditë, duke qëndruar me Pejgamberin s.a.v.s, Pejgamberi s.a.v.s e pa një grumbull njerëzish dhe pyeti :"Përse janë tubuar ata njerëz?" Të pranishmit i thanë: "Janë duke e hapur një varr," Pejgamberi s.a.v.s u trishtua dhe shpejtoi drejt varrit. Bera ibn Azib thotë: "Shkova afër Pejgamberit s.a.v.s të shikoj se çfar po bën, kur e pash, ai ishte duke qajtuar sa që dheu ku ishte ai, ishte lagur nga lotët e tij. Pastaj u kthye drejt nesh dhe tha:" "O vëllezërit e mi, për këtë ditë përgadituni!"
A thua valle, me çka duhet te pergaditemi per ate dite? Deri kur nuk do t'i pergjigjemi thirjes se Allahut xh.sh per te falur namazin? Sa e sa te mira t'i dhuron Allahu xh.sh çdo moment, kurse t'i i kthen ato me gjunahe.
Ai njeri qe e lene namazin ka bere nje veper shume te keqe, veper qe do ta shoqeroj edhe ne varre. Pejgamberi s.a.v.s kur tregonte per njerzit e kqinje qe vdisnin thoshte: ""Pastaj i vjen atij (në varr) një njeri me fytyrë të shëmtuar, me tesha të këqija, me erë të keqe, dhe i thotë: përgëzohu me veprat e tua të këqija, kjo është dita e cila të është premtuar. Ai i thotë: Kush je ti? Fytyra jote nuk sjell vetëmse diçka të keqe? Ai i përgjigjet: Unë jam vepra jote e keqe."
Kurse Allahu xh.sh ne kur'ane thote: "E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë"[Ta Ha, 124]
Musilimanet qe ishin para neshe lenijen e namzit e kane konsideruar nje gabim fatal, kurse sote eshte shume lehte te jesh musliman siç pretendojne disa. Ne kohen e sodit supozohet se munde te jeshe musliman edhe pa falur namaz, kurse Pejgamberi s.a.v ka thene qe ne mes muslimanit dhe jomuslimanit eshte namazi!!.
O vllezer dhe motra musliman mos i beni padretesi vetes suaj me mos faljen e namzit, sepse do te vine nje dite qe ndoshta kthim prapa s'ka, ateher qe te mos gjendemi ne kete kategori duhet t'ia fillojme sa me shpejte qe t'i perveshim krahet tona sinqerishte drejtuar Allahut xh.sh dhe t'ia fillojme me namaz, e te mos mbetemi banor te zjarrit dhe shijojme nje denim te rrepte ku Allahu xh.sh thote:
"Secili njeri është peng i veprës së vet. Përveç atyre të djathtëve. Që janë në xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit, përkitazi me kriminelët (e u thonë): "Cka u solli juve në Sekar?" Ata thonë: "Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz)"[El-Muddeththir, 38-43]
"E, ku e di ti se çka është Sekar? Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë."[El-Muddeththir, 27-30]
Dhe me ne funde e kam nje keshill per te gjithe ata te cilet administrojne diçka dhe pretendojne se jane musliman, kurse ne anen tjeter i pengojne njerzit ne mosfaljen e namazit. Si ka mundesi qe nje njeri ta konsideroj vehten musliman, kurse i pengon puntoret e tij apo nxensit qe te falin namazin, apo i perjashton nga puna apo nga shkolla nese i sheh duke falur namazin?!
I keshilloj te gjithe drejtusit e institucioneve, drejtoret e firmave te ndrishme, drejtoret e shkollave, kujdestaret e klasave,pronaret e dyqanave e te tjeret, qe mos t'i ndalojne njerzit nga namazi! Mos te behen kriminel duke i kundershtuar urdherat e Allahut xh.sh! A thua o njeri, kush ta mundesoi ty qe te kesh kete pozit?!! Kujtoje diten kur te dalish para Allahut xh.shdhe do te pyetesh se pse nuk i ke lejuar njerzit qe te falin namazin??? Dhe per funde ju kujtoj edhe njeher fjalen me te bukur te Allahut qe thote: "...Atij që kundërshton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij i takon zjarri i Xhehennemit, aty mbetet përgjithmonë."
Prg:
Hfz Zudi Fejzuli