ZEKR (ذكر)
Versioni 1.0.0 për Windows
Softuer për studimin e Kur'anit fisnik
Parakushtet për instalim:
Që të mund ta përdorni këtë program pa problem në Windows, ju duhet të keni:
1. Windows 2000, XP ose Vista, Seven, 2003 ose 2008 server,
2. Aktivizimin e suportit të gjuhëve komplekse për Windowsin tuaj (kliko këtu),
3. Një Java (JRE) 1.5.0 ose më të ri (kliko këtu),
Programi për Macintosh dhe Linux .
Instalimi dhe konfigurimi:
- Shkarko Programin këtu (7.93 MB), pastaj shpaketoje me Winrar ose Winzip.
- Shko te përmbajtja e pakos dhe kliko fajllin "zekr.exe" që ka formë libri.
- Pasi të hapet programi, shko te
"Tools", pastaj te "Options...". Te rubrika "Languages": përzgjidhe
gjuhën: "Albanian-Shqip" si dhe ndërmerri ndryshimet tjera sipas shijes
sate. Shtype butonin "OK".
Shto përkthime:
Për të shtuar përkthimet e Kur'anit në gjuhë të ndryshme, madje në shqip 3 sosh (F. Mehdiu, Sh. Ahmeti dhe I. Nahi), shko te ueb faqja dhe shkarko në desktop përkthimin që dëshiron.
Si ta shtoj një përkthim? Shko me radhë:
1. Kliko menynë "Mjetet" (Tools)
2. Kliko nënmenynë "Shto" (Add)
3. Kliko rubrikën "Përkthimet..." (Translations)
4. Shko te vendi ku i shkarkove përkthimet, përzgjidhi të gjitha përkthimet që dëshiron dhe shtype butonin "Open"Shfaqja e përkthimit standard:
1. Kliko menynë "Pamja" (View)
2. Kliko nënmenynë "Përkthimet"
3. Përzgjidh përkthimin që dëshiron.
Shto recitime:
E njëjta procedurë sikurse te "Shto përkthime"
Për më tepër informacione vizitoni ueb faqen www.zekr.org.