Vizitor Vizitor
| Titulli: Pse e urrej Vitin e Ri? Thu 16 Dec 2010 - 9:26 | |
| E urrej Natën e Vitit të Ri sepse i mësuar me televizorin më duhet të shoh lajmet që ka të paktën 20 vjet që i shoh: "Vizitë në maternitet ku lindi foshnja e parë, të lënduarit në spital nga fishekzjarrët, dhe rrugët e shkretuara të kryeqytetit"... Nuk mund të them me saktësi se kur nisa të urrej Vitin e Ri. Kur isha fëmijë dëgjoja prindërit që gjatë dy ditëve të festave i thonin vizitorëve të shumtë në shtëpi dhe në fund të ditës njëri- tjetrit se .. "Viti i Ri është për fëmijët"! Vajtje - ardhjet ja kanë lënë vendin ekranit të televizorit... Dhe duhet të kenë kaluar disa vjet që kam kuptuar se nuk jam më fëmijë...Më zë një bezdi kur mendoj ardhjen e Vitit të Ri. Disa ditë para natës së Vitit të Ri, në gjithë Tiranën dëgjoj kapsolla, shpërthime të shoqëruar me qeshje në kor të fëmijëve që arritën të trembin kalimtarin e radhës. Ka një ligj, rregullore, apo urdhëresë që ndalohet prej vitesh hyrja në treg dhe tregtimi i këtyre "fishekzjarrëve", por ky ligj është binjak i ligjit që ndalon pirjen e duhanit në ambiente publike. (Ka një sugjerim praktik për ta bërë të zbatueshëm ligjin për ndalimin e duhanit. Ata që nuk pinë duhan do të qëndrojnë jashtë lokaleve dhe duhanpirësit do të lejohen të tymosin në ambiente të mbyllura).Meqë ra fjala te duhani. E urrej Vitin e Ri sepse të gjithë shokët dhe të njohurit e mi, natën e Vitit të Ri bëjnë një premtim solemn: "do të lemë duhanin". Në fund të vitit ndodh që shokët e mi kanë bërë më tepër shokë që betimin për të lënë duhanin e kanë kthyer në një ritual të shenjtë. Unë lutem çdo Vit të Ri që të mos kem bezdisur shokët e mi për faktin se jam i vetmi që nuk pi duhan. (Delja e bardhë në kopenë e zezë - do të thoshte një miku im).Nata e Vitit të Ri është e bezdisshme sepse unë urrej festat. Më pëlqen të rri vetëm dhe të ndëshkoj veten që nuk realizova ato që premtova të bëj një vit më parë. Çdo vit lista e objektivave që i vendos vetes është më e shkurtër, por në fund të vitit ndodh pak a shumë si me buxhetin që krasitet rrugës se "doganat dhe tatimet nuk plotësojnë planin". Ndihem keq që nuk kam mbajtur fjalën që i kam dhënë vetes, por ngushëllohem kur kthjellohem dhe sjell ndërmend burra e gra ku e ku më të mençur që nuk mbajnë fjalën që u thonë (publikisht) të tjerëve.Dita e parë e Vitit të Ri është shqetësuese, sepse që në minutën e parë qielli shqiptar skuqet nga fishekzjarrë dhe shpërthimet duke e bërë gjithnjë e më të prekshëm e për rrjedhojë më të besueshëm fundin e botës më 2012!Por ca më të këqija janë 2 - 3 ditët para ardhjes së Plakut të Viti të Ri. Në rrugë ndeshesh me njerëz me trasta të mbushura, të mbushura në atë farë feje sa bindesh se dikush u ka thënë se dyqanet në këtë vend nuk do të hapen për 1 muaj. 2 - 3 ditë pas Vitit të Ri ti ndeshesh vetëm me njerëz që kanë ngrënë shumë jo vetëm kanë prishur dietën e gjithë vitit, por do i duhen edhe 2 vite të tjera dietë për t'u kthyer te kuota para Vitit të Ri. Ti prej vitesh i lutesh plakut të Vitit të Ri që të mos dhurojë ngritje çmimi të energjisë elektrike dhe ai që fiton në fund është CEZ shpërndarje...Por e urrej Vitin e Ri edhe nga mesazhet që mbërrijnë në celular. Më kujtojnë disa kronika televizive për mitingjet e partive që përsëriten çdo vit apo disa foto ilustruese në gazeta që nuk ndryshojnë prej 10 vjetësh. Mesazhet janë tamam si shkrimet që botohen me të njëjtat gabime ortografike në disa gazeta njëherësh... Ti lexon mesazhet dhe të kujtohet teksti i kudogjendur dikur në kartolina "Frynte era nga përjashta, tundte perdet e mëndafshta, mos kujto se të harrova, kartolinën ta dërgova..."E urrej Natën e Vitit të Ri sepse i mësuar me televizorin më duhet të shoh lajmet që ka të paktën 20 vjet që i shoh: "Vizitë në maternitet ku lindi foshnja e parë, të lënduarit në spital nga fishekzjarrët, dhe rrugët e shkretuara të kryeqytetit"... Rrugët janë të shkretuara sepse një natë më parë njerëzit kanë ngrënë e kanë pirë. Pimë që të harrojmë dhe nuk harrojmë që të pimë.Nuk jam kundër, por pas pijes, pijanikët marrin makinën dhe kujtojnë se kanë blerë "helikopter".Ndaj urimi im është: njerëz mos pini, nëse pini mos ngisni makinën dhe nëse nuk e dëgjoni këtë këshillë, ju lutem mos kaloni me makinë nga lagja ime. Jo për vete se unë nuk dal në rrugë. Kam hallin e komshinjve./start/ |
|
raba Motrat islame
Numri i postimeve : 78 Data e regjistrimit : 27/10/2010 Mosha : 35
| Titulli: Re: Pse e urrej Vitin e Ri? Thu 16 Dec 2010 - 12:48 | |
| selam alejkum moter e Allahu te shperbleft per kto fjal qe i shkrove,mirpo desha met pyet sea osht haram me blenaj sen me hanger e me pi e me nejt me familje se edhe musafir na vin per ket fest qe ta festojm se bashku,ekom nje halle temadh se ju thash familjes qe un nuk do ta festoj po ja nisen mejher qe tme qortojn nuk po mund ti nali qemos te festoj po qa osht ma e keqja qe edhe alkoholin e pin pak po kryesorja e blejn,qame ba oj moter nuk kom ku te shkoj me duhet me nejt e me festu me ta,me te vertet ju marr lakmi juve un forum edhe familjeve tjera qe krejt familja ju permbahen fese islame ejo si te na qe veq un po mundohna sapo muj por shum zor osht me kan kunder 90 antarve tjer vallahin. | |
|
Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Re: Pse e urrej Vitin e Ri? Thu 16 Dec 2010 - 13:41 | |
| Vallah moter qenke ne gjendje te keqe porune te kisha keshillu moter e nderuar hiqju festes se familjes vetmohu mos u solidarizo me familjen mos e hidhero Allahun ne pajtim te njerzve sepse ato nuk do te ndihmojn ditenb e vetmis edhe pse jan 90 edhe 90 mije me qene ska dobi prandaj tek ju u veprojte edhe me shume harrami sepse u piuka alkooli Zoti ju ndihmoft e mos ju gjet vdekja ne kete gjendje se vallahi denim i madh ka me ra poermbni ju edhe tek ne ka njerz qe e festojn por ne nuk solidarizohemi me ta as me bli nuk ban as me pi ate nate nuk ban po vetem me flejt ju bini ate nate me heret se zakonisht me flejt dhe nese nuk feston me ta nuk kan me te mbyt se nuk mbytet njeri pse nuk ban si ata. Ki frig Allahun ndaj kti harrami te madh moter. | |
|
raba Motrat islame
Numri i postimeve : 78 Data e regjistrimit : 27/10/2010 Mosha : 35
| Titulli: Re: Pse e urrej Vitin e Ri? Thu 16 Dec 2010 - 13:48 | |
| o vllau admin garant ki edhe ti nan krejt i kisha lan e sma kish ni po kur pom thot nana nuk pomuj me hidhru se nana nuk e pin alkoolin.epom thot mos na hidhero emos jau prish atyne festen e a bon menejt qatu po me zemer e me mendje te Allahu edeh mefal qat nat ma shum namaz nafile,a qame ba be vlla,se spo di as vetmegjith qef nuke kisha festu Vallahin.selam alejkum | |
|
Albi-ibro Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 1471 Data e regjistrimit : 06/05/2010 Mosha : 50 Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany
| Titulli: Re: Pse e urrej Vitin e Ri? Thu 16 Dec 2010 - 18:25 | |
| Allahu i udhezofte ata antare qe ne vend te afrojm femijet ne Islam ata i largojne.
Inshalla udhezohen | |
|
raba Motrat islame
Numri i postimeve : 78 Data e regjistrimit : 27/10/2010 Mosha : 35
| Titulli: Re: Pse e urrej Vitin e Ri? Thu 16 Dec 2010 - 21:23 | |
| | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Pse e urrej Vitin e Ri? | |
| |
|