islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Shkolla dhe mësuesi EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Shkolla dhe mësuesi EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Shkolla dhe mësuesi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Shkolla dhe mësuesi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Shkolla dhe mësuesi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Shkolla dhe mësuesi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Shkolla dhe mësuesi EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Shkolla dhe mësuesi EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Shkolla dhe mësuesi EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Shkolla dhe mësuesi EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Shkolla dhe mësuesi EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Shkolla dhe mësuesi EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Shkolla dhe mësuesi EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Shkolla dhe mësuesi EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Shkolla dhe mësuesi EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Shkolla dhe mësuesi EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Shkolla dhe mësuesi EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Shkolla dhe mësuesi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Shkolla dhe mësuesi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Shkolla dhe mësuesi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Shkolla dhe mësuesi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Shkolla dhe mësuesi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Shkolla dhe mësuesi EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Shkolla dhe mësuesi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Shkolla dhe mësuesi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Shkolla dhe mësuesi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Shkolla dhe mësuesi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Shkolla dhe mësuesi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Shkolla dhe mësuesi EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Shkolla dhe mësuesi EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Shkolla dhe mësuesi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Shkolla dhe mësuesi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Shkolla dhe mësuesi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Shkolla dhe mësuesi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Shkolla dhe mësuesi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Shkolla dhe mësuesi EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Shkolla dhe mësuesi EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Shkolla dhe mësuesi EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Shkolla dhe mësuesi EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Shkolla dhe mësuesi EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
50 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 50 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Shkolla dhe mësuesi Empty96%Shkolla dhe mësuesi Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Shkolla dhe mësuesi Empty0%Shkolla dhe mësuesi Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Shkolla dhe mësuesi Empty0%Shkolla dhe mësuesi Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Shkolla dhe mësuesi Empty0%Shkolla dhe mësuesi Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Shkolla dhe mësuesi Empty1%Shkolla dhe mësuesi Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Shkolla dhe mësuesi Empty2%Shkolla dhe mësuesi Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Shkolla dhe mësuesi

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Bujamin
Pena e Artë
Pena e Artë
Bujamin


Numri i postimeve : 423
Data e regjistrimit : 26/08/2010
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni

Shkolla dhe mësuesi Empty
MesazhTitulli: Shkolla dhe mësuesi   Shkolla dhe mësuesi EmptySun 19 Dec 2010 - 19:49

Një shkollë mund të konsiderohet një laborator që ofron një eliksir që mund të pengojë ose të shërojë sëmundjet e jetës. Ata që kanë njohuritë dhe mençurinë për të përgatitur dhe administruar këtë eliksir,janë mësuesit.Shkolla është vendi për t'u arsimuar, ku mësohet gjithçka në lidhje me këtë botë dhe me tjetrën. Ajo mund të hedhë dritë në idetë dhe evenimentet jetike, dhe u mundëson studentëve të kuptojnë natyrën e tyre dhe faktorin njerëzor.

Një shkollë gjithashtu mund të hapë shpejt rrugën për të zbuluar domethënien e gjërave dhe të ngjarjeve, si rrjedhim e drejton studentin tek mendimi dhe shqyrtimi tërësor. Në thelb, një shkollë është një vend adhurimi ku "njerëzit e shenjtë" janë mësuesit.
Mësuesit e vërtetë mbjellin farën e pastër dhe e ruajnë atë. Ata e okupojnë veten me çfarë është e mirë dhe e moralshme, dhe i drejtojnë dhe udhëheqin fëmijët në jetë dhe në çdo ngjarje që mund të përfshihen. Që një shkollë të jetë një institucion i vërtetë edukimi, studentët duhet së pari të jenë të pajisur me një ideal, me një dashuri për gjuhën e tyre dhe të dinë se si ta përdorin atë në mënyrë sa më efektive, me një moral të shëndoshë dhe me vlera humane të përhershme.

Identiteti i tyre shoqëror duhet të ndërtohet në këto themele.
Edukimi është i ndryshëm nga shkollimi. Shumë njerëz mund të mësojnë, por vetëm shumë pak mund të edukohen.Komunitetet e krijuara me njerëz pa një ideal të lartë, mirësjellje dhe vlera njerëzore, janë si individët e paqytetëruar që nuk kanë besnikëri
në miqësi ose qëndrueshmëri në armiqësi. Ata që u besojnë atyre janë gjithmonë të zhgënjyer dhe ata që mbështeten tek ta, herët ose vonë do të gjenden pa këtë mbështetje.Rruga më e mirë për ta pajisur veten me vlera të vërteta është një edukim fetar i shëndoshë.
Mbijetesa e
një komuniteti varet në idealizmin dhe moralin e pastër,si edhe në arritjen e nivelit të nevojshëm në progresin shkencor dhe teknologjik.Për këtë arsye,duhet të përvetësohen mjeshtëria dhe profesioni,duke filluar së paku në nivelin elementar.Një shkollë e mirë nuk është një ndërtesë ku është dhënë vetëm teori,por një institucion ose laborator ku nxënësit janë përgatitur për jetën.
Durimi dhe këmbëngulja kanë një rëndësi të madhe në edukim.

Edukimi i njerëzve është misioni më i shenjtë por gjithashtu dhe më i vështirë në jetë.Përveç se të japin një shembull të mirë personal, mësuesit duhet të jenë mjaft të duruar për të arritur rezultatet e dëshiruara. Ata duhet t'i njohin mirë studentët dhe t'i drejtojnë intelektet, zemrat, shpirtrat dhe ndjenjat e tyre. Rruga më e mirë për t'i edukuar njerëzit është të tregosh një lidhje të veçantë me çdo individ, jo duke harruar që çdo individ është një "botë" e ndryshme.
Shkolla i përgatit nxënësit që të mund të lexojnë, mendojnë dhe flasin si brenda, ashtu dhe jashtë saj. Për këtë arsye, ndonëse duket sikur ka zënë vetëm një pjesë të jetës, në të vërtetë shkolla dominon të gjitha kohët dhe ngjarjet.

Për pjesën tjetër të jetës së tyre, nxënësit ripërsërisin çfarë kanë mësuar në shkollë dhe vazhdojnë të ndikohen nga kjo eksperiencë. Mësuesit duhet të jenë të aftë të gjejnë një rrugë për zemrat e studentëve dhe të lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjen e tyre. Ata duhet të verifikojnë informacionin që ka kaluar tek studentët nga përpunimi në mendjen e tyre dhe nga prizmi zemrave të tyre. Një mësim i mirë është më shumë se një informacion i dobishëm apo një aftësi praktike. Ai duhet t'u jepet nxënësve në praninë e së panjohurës. Kjo u mundëson studentëve të fitojnë një vizion të thellë për realitetin e gjërave dhe ta shohin çdo ngjarje si një shenjë të botës së padukshme.
Shërbimet edukative janë shpërndarë në të gjithë botën Shumë është folur dhe shkruar rreth edukimit. Ne do ta propozojmë këtë subjekt nga tre këndvështrime të ndërsjellta: human-psikologjik,nacional-social dhe universal.Ne jemi nën ndikimin serioz të mendimit perëndimor bashkëkohor i cili, pa dyshim, për disa shekuj është superior në shumë aspekte.

Ndonëse brenda këtij mendimi ka gjithashtu disa difekte që burojnë në veçanti nga periudhat historike përmes së cilave ka kaluar dhe nga kushtet specifike të krijuara prej tyre.Në mesjetë, kur Europa ishte duke jetuar në një rend shoqëror teokratik të drejtuar nga kisha ose nga monarkët e emëruar nga kisha,mendimi perëndimor takohej me botën islame veçanërisht përmes Andaluzisë dhe kryqëzatave. Përveç faktorëve të tjerë, ishte kjo pikë takimi që hapi dyert për lëvizjet reformuese dhe periudhën e rilindjes. Së bashku me faktorët e tjerë, siç janë mungesa e hapësirave, varfëria, rrugët për të plotësuar nevojat gjithmonë në rritje, fakti që disa shtete ishuj siAnglia ishin të prirura për transportin detar, gjithashtu çuan në zbulimet gjeografike përtej detit.


Stimuli i parë për të gjitha këto zhvillime ishte plotësimi i nevojave materiale. Këto
zhvillime të shoqëruara me studime shkencore në kundërshtim me kishën dhe pedantizmin e krishterë mesjetar, krijuan një konflikt për europianët në mes fesë dhe shkencës. Kjo shkaktoi përçarjen midis fesë dhe shkencës dhe shkëputjen e lidhjeve mes shumë njerëzve dhe fesë.
Ky zhvillim, në fund të fundit, çoi në evoluimin e materializmit dhe komunizmit. Në gjeografinë sociale, njerëzimi u përballua me elementët më dramatikë të historisë perëndimore siç ishin shfrytëzimi global,konfliktet pa fund bazuar në interesa, dy luftërat botërore dhe ndarja e botës në blloqe politike dhe ekonomike.
Perëndimi e ka mbajtur botën nën kontrollin ekonomik dhe ushtarak për disa shekuj. Në shekujt e fundit, konflikti midis fesë dhe shkencës ka pushtuar shumë qarqe
intelektuale. Lëvizjet iluministe që filluan në shekullin e tetëmbëdhjetë i shihnin krijesat njerëzore vetëm nga mendja. Në ndjekje të saj, lëvizjet materialiste dhe pozitiviste i shihnin njerëzit vetëm si entitet material apo fizik. Dhe si rezultat, krizat shpirtërore ndiqnin njëra tjetrën. Nuk e ekzagjerojmë nëse themi që këto kriza dhe mungesa e kënaqësisë shpirtërore ishin faktori kryesor prapa konfliktit të interesave që pushtoi dy shekujt e fundit dhe arriti kulmin e tij në dy luftërat botërore.
Si posedues të një sistemi besimi me një histori dhe esencë të ndryshme, ne kemi disa gjëra themelore për t'i dhënë Perëndimit, me të cilin ne kemi lidhje të thella ekonomike, sociale dhe madje ushtarake, dhe po ashtu njerëzimit. Në krye të këtyre qëndron kuptimi dhe pikëpamja jonë për natyrën njerëzore. Ky këndvështrim nuk është ekskluziviteti ynë, por nuk është as subjektiv, më saktë është një këndvështrim objektiv që tregon çfarë ne jemi
realisht.

Ne jemi krijesa të krijuara jo vetëm nga trupi apo mendja, nga ndjenjat apo shpirti. Më drejt, ne jemi një kompozim harmonik i të gjithë këtyre elementëve. Çdonjëri prej nesh është një trup që përpëlitet në një rrjet nevojash si edhe një mendje që ka nevojamë të ndjeshme dhe vitale se trupi dhe është shtyrë nga shqetësimi rreth së kaluarës dhe së ardhmes t'u japë përgjigje pyetjeve të tilla si, "Ç'jam unë? Ç'është kjo botë? Çfarë duan nga unë jeta dhe vdekja?
Kush më solli mua në këtë botë dhe cili është qëllimi? Ku jam duke shkuar dhe cili është qëllimi i jetës? Kush është drejtuesi im në këtë udhëtim tokësor?"
Për më tepër, çdo person është një
krijesë me ndjenja që nuk mund të shlyen nga mendja dhe një krijesë me shpirt përmes të cilit ne fitojmë identitetin esencial human.

Çdo individ është i përbërë nga të gjitha këto gjëra. Kur një mashkull ose femër rreth të cilit sillen të gjitha metodat dhe përpjekjet, është konsideruar dhe vlerësuar si një krijesë me të gjitha këto aspekte dhe kur të gjitha nevojat i janë përmbushur, ne do të arrijmë lumturinë e vërtetë. Në këtë pikë, përparimi dhe zhvillimi i vërtetë njerëzor në lidhje me qenien tonë esenciale është i mundur vetëm përmes edukimit.
Për ta kuptuar rëndësinë e edukimit, nevojitet që vetëm të vështrojmë një ndryshim midis nesh dhe kafshëve. Në fillim të udhëtimit nga bota e shpirtrave që shtrihet në përjetësi, në vendqëndrimin tokësor, ne jemi të pafuqishëm, në nevojë dhe në pozicionin e mjerueshëm në pritje të gjithçkaje nga të tjerët.

Kafshët megjithatë vijnë ose janë sjellë në këtë botë si të kenë arritur perfeksionin në një botë tjetër. Brenda dy orëve, dy ditëve ose pas dy muajve nga lindja e tyre, ato mësojnë gjithçka është e nevojshme për t'u ditur për marrëdhëniet me universin dhe ligjet e jetës dhe posedojnë zotësi. Fuqia për të jetuar dhe aftësia për të punuar që na merr ne 20 vjet për ta fituar, është arritur nga një zog ose bletë në 20 ditë. Më saktë, ata kanë lindur me këto aftësi. Kjo do të thotë që detyra thelbësore për një kafshë nuk është të bëhet e përsosur përmes mësimit dhe evoluimit nga fitimi i njohurive apo duke kërkuar ndihmë nëpërmjet shfaqjes së dobësisë së saj.Detyra e saj është të punojë në përputhje me aftësitë natyrore dhe kështu aktivisht t'i shërbejë Krijuesit.
Në anën tjetër, ne njerëzit duhet të mësojmë gjithçka kur vijmë në këtë botë, sepse jemi të paditur rreth rregullave të jetës. Në fakt në njëzet vjet apo gjatë gjithë jetës sonë ne nuk mund ta mësojmë plotësisht natyrën dhe domethënien e normave dhe kushteve të jetës, ose lidhjen tonë me universin. Ne jemi sjellë në këtë botë të dobët dhe të pafuqishëm.

Për shembull, ne mund të qëndrojmë në këmbët tona vetëm pas një apo dy viteve. Përveç kësaj, tërë jeta jonë shkon për të mësuar se çfarë është vërtet në interesin tonë dhe çfarë nuk është. Vetëm me ndihmën e një jete shoqërore mund të kthehemi drejt interesave tona dhe të shmangim rrezikun.
Kjo do të thotë që detyra jonë esenciale, si njëkrijesë që ka ardhur në këtë bujtinë kalimtare me një natyrë të pastër,është të arrijmë qëndrueshmëri dhe qartësi në mendim, imagjinatë dhe besim me qëllim që ne të mund të fitojmë një "natyrë të dytë" dhe të aftësohemi për të vazhduar jetën tonë në "tjetrën, në botërat shumë më të lartësuara."

Për më tepër, duke kryer detyrat tona si shërbëtorë, ne duhet të aktivizojmë zemrat, shpirtrat dhe të gjitha aftësitë tona të brendshme. Nga përqafimi i botëve tona të brendshme dhe të jashtme, ku qëndrojnë misteret dhe enigmat e panumërta, ne duhet të kuptojmë sekretin e ekzistencës dhe kështu të ngrihemi në rangun e një krijese njerëzore të vërtetë.
Konflikti mes fesë dhe shkencës dhe produkti i tij, materializmi, e ka vështruar natyrën, si dhe krijesën njerëzore,si një akumulim material krijuar vetëm për të përmbushur nevojat fizike. Si rezultat, ne jemi duke përjetuar katastrofën e përgjithshme të mjedisit.Le të analizojmë. Një libër është një manifestim material, në formën e fjalëve, i një ekzistence"shpirtërore"në mendjen e shkrimtarit.

Nuk ka një konflikt midis këtyre dy mënyrave për të shprehur të njëjtat vërtetësi dhe ide në dy "botë" të ndryshme. Gjithashtu, një ndërtesë ka një ekzistencë shpirtërore në mendjen e arkitektit, "fatin ose paracaktimin" në formën e një plani, dhe një ndërtim në formën e ekzistencës materiale. Nuk ka një konflikt në mes rrugëve të tri botëve të ndryshme për të shprehur të njëjtin kuptim,përmbajtje dhe vërtetësi. Të vështrosh për konflikt këtu nuk është asgjë më shumë se një përpjekje e dështuar.
Në të njëjtën mënyrë, nuk ka një konflikt në mes të Kur'anit, shkrimeve hyjnore, (që vijnë nga atributi i të folurit i Zotit), universit (që vjen nga atributet e Tij për fuqi dhe vullnet) dhe shkencës që i ekzaminon ato.

Universi është një libër i shenjtë (Kur'ani) madhështor që rrjedh nga atributet e Zotit për fuqi dhe vullnet. Me fjalë të tjera, nëse terminologjia është e përshtatshme, universi është një Kur'an i madh i krijuar. Në përgjigje, duke qenë një shprehje e ligjeve të universit në një formë të ndryshme, Kur'ani është një univers që ka qenë kodifikuar dhe shkruar në letër. Në domethënien e saj të vërtetë, feja nuk kundërshton apo kufizon shkencën dhe studimin shkencor.
Feja i orienton shkencat, përcakton qëllimin e tyre të vërtetë dhe vendos moralin dhe vlerat njerëzore universale para tyre si udhërrëfyes.Nëse kjo e vërtetë ka qenë kuptuar në Perëndim dhe nëse është zbuluar kjo lidhje midis fesë dhe dijeve, gjërat nuk kanë shumë ndryshim. Shkenca nuk duhet të ketë bërë më shumë të këqija se të mira dhe as të ketë hapur rrugën për prodhimin e bombave dhe të armëve të tjera vdekjeprurëse.Sot pretendohet që feja është përçarëse dhe hap rrugën për vrasjen e të tjerëve. Ndonëse nuk mund të mohohet që feja, posaçërisht Islami, nuk ka udhëhequr shfrytëzimin e pamëshirshëm të njeriut në shekujt e fundit, veçanërisht luftërat dhe revolucionet e shekullit të njëzetë që vranë miliona njerëz, që lanë prapa edhe më shumë të pastrehë, të veja, jetimë dhe të gjymtuar. Materializmi shkencor është një pikëpamje mbi jetën dhe botën që e ka ndarë vetveten nga feja dhe një përplasje interesash që shkaktuan këtë shfrytëzim.

Gjithashtu ndotja mjedisore është, për shkak të materializmit shkencor, një tipar dallues i mendimit modern perëndimor. Në themel të kërcënimit global të ndotjes është koncepti, shkaktuar nga mosbesimi shkencor, që natyra është një akumulim i gjërave që nuk kanë vlera të tjera veç pikëtakimit me nevojat fizike. Në fakt, natyra është më shumë se një grumbull material apo një akumulim objektesh, ajo ka një shenjtëri të përcaktuar sepse është arena në të cilën janë manifestuar Emrat e Bukur të Zotit.


Natyra është një demonstrim i bukurisë dhe qëllimit që manifeston domethëniet e
thella dhe të gjera në formën e pemëve që zënë rrënjë, luleve që çelin,fruteve që japin shije dhe aromë,shiut,rrëkeve të ujit që rrjedhin,ajrit që thithim dhe nxjerrim dhe plehut që ushqen krijesat e panumërta.Prandaj ajo e bën mendjen dhe zemrën e një njeriu si një hoje me nektarin që ka dhuruar për të, që shtegton si një bletë me gjykimin dhe aftësinë për përsiatje. Vetëm mjalti i besimit, virtytit, dashurisë për njerëzimin dhe për të gjitha krijesat për hir të Krijuesit, ndihmës për të tjerët, vetësakrifikimi në atë shkallë që i paraprin pasionit të jetës me qëllim që të tjerët të mund të jetojnë, dhe shërbimi për të gjithë krijesat rrjedh nga kjo hoje.

Siç është shprehur Bediuzzamani (Said Nursi), është në domethënien e edukimit ta shohë ndriçimin e mendjes tek shkenca dhe dijet, dhe dritën e zemrës tek besimi dhe virtyti. Kjo domethënie, që i bën studentët të fluturojnë me dy krahë në qiejt e njerëzimit dhe ta kërkojnë pëlqimin e Zotit përmes shërbimit për të tjerët, ka shumë gjëra për të ofruar. Ajo e çliron shkencën nga materializmi, nga të qenit një faktor i dëmshëm, në faktor të dobishëm nga perspektiva materiale dhe spirituale dhe, nga të qenit një armë vdekjeprurëse.

Një domethënie e tillë, me fjalët e Ajnshtajnit,nuk do ta lejojë fenë të qëndrojë e paralizuar. Ose nuk do të lejojë që feja të jetë perceptuar si diçka e shkëputur nga inteligjenca, jeta dhe të vërtetat shkencore, dhe si një institucion fanatik që ndërton mure ndarës midis individëve dhe kombeve.


Mundësoi dhe Punoi: Bujamin Salija | Historian |

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Shkolla dhe mësuesi Empty
MesazhTitulli: Re: Shkolla dhe mësuesi   Shkolla dhe mësuesi EmptySun 19 Dec 2010 - 22:21

Allahu ju shperbelft vlla per kete elaborim te mrekullueshem shume mire e paske pregatitur kete teme Allahu te shperbelft per cdo shkronje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Shkolla dhe mësuesi Empty
MesazhTitulli: Es-selamu alejkum vlla me ke habitur   Shkolla dhe mësuesi EmptySun 19 Dec 2010 - 22:33

Ta them te drejten vlla me ke lene pa text me kete shkrim kam mbet i hutuar duke e elxuar dhe me ra neti e smujta te pergjigjem vlla i ndaruar ke bere nje shtjellim shume shume te bukur e korket.Cka do qe te thom une do te ishte e pakt ne lidhje me kete punim seminarik do ta quaja sepse e di se te ka amr kohe si me e punu nje punim seminarik si dhe e di qe ke shfrytezu literatur si me punu nje seminar.Alllahu vlla te shperbelft per cdo shkronj te shkrujtur e Diten e Gjykimit inshallah ngjyren dhe kohen qe ke nda per kete punim inshallah i pehson me gjakun e shehidit. E une ne emer te stafit dhe ne emrin tim personal te falemenderoj per gjithcka qe bene per forumin IslamieshteDrit.
Wes-selamu alejkum
Me respekt:Admin-Ilaz Salihi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Albi-ibro
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
Albi-ibro


Numri i postimeve : 1471
Data e regjistrimit : 06/05/2010
Mosha : 50
Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany

Shkolla dhe mësuesi Empty
MesazhTitulli: Re: Shkolla dhe mësuesi   Shkolla dhe mësuesi EmptySun 19 Dec 2010 - 22:50

Allahu te shperblefte Bujamin per kete Teme si dhe formulimi i tekstit tejet profesionel .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona


Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 36
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

Shkolla dhe mësuesi Empty
MesazhTitulli: Re: Shkolla dhe mësuesi   Shkolla dhe mësuesi EmptyMon 20 Dec 2010 - 0:13

MashAllah All-llahu ju shperblefte Vella dhe ju shtofte dije te Hajrite se met vertete nje Teme shuum e mir qe ja Vlen te Lexohet deri ne shkronjen e Fundit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
Bujamin
Pena e Artë
Pena e Artë
Bujamin


Numri i postimeve : 423
Data e regjistrimit : 26/08/2010
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni

Shkolla dhe mësuesi Empty
MesazhTitulli: Ju faleminderit Allahu ju shperbleftë   Shkolla dhe mësuesi EmptyMon 20 Dec 2010 - 1:55

we alejkum selam Falenderimi i takon Allahut xh.sh dhe juve dhe gjithë stafit Islamiështedritë pasi na e mundësoni të shprehim ndjenjat tona dhe ato që ndjemë në shpirt dhashtë Alllahu pergjigjeja ime është që All-llahu na takoft ashtu siç takohemi ne ket forum te takohemi edhe e Xhennetin Firdeus Admine-Mejrem,Admin.Bina.Admin-Albi për mundin që ndajni kohë per ta lexuar fjalën e vërtetë e cila na bën dobi dhe gjithsesi na e qetëson zemrat. es selamu alejkum paçi shendet dhe rehati dhe gjitha te mirat ju deshiroj gjitheve...

_______________________________________________________________________
Islami është fe e natyrshmërisë dhe e drejtësisë, është fe të cilën Allahu e pëlqej për njerëzimin në përgjithësi. Ai përmban baza, degë, moralë dhe edukatë, adhurime dhe rregulla të mardhënieve ndërnjerëzore, dhe nuk ka mundësi që ummeti të jetë i lumturë vetëm nëse e pason atë dhe punon me të...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shkolla dhe mësuesi Empty
MesazhTitulli: Re: Shkolla dhe mësuesi   Shkolla dhe mësuesi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkolla dhe mësuesi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hoxha dhe mesuesi (barcolete)
»  Mësuesi sirian që jep mësim në tenda
» Pendimi i një mësuesi në duart e një nxënësi të vogël....
»  E pyet mesuesi nxenesin e tije: -Qka punon babai yt?
» Shkolla dhe Edukimi :

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: